20 May Turizmi në Strugë e Ohër mund të ballafaqohet me probleme serioze nëse nuk përshpejtohet procedura për vazhdimin e mandateve të kryetarëve të komunave. Kryetari i Ohrit, Nikolla Bakraçeski, për Alsat M paralajmëron se në këtë situatë të këtillë nuk do të mund t’i japin plazhet nën koncesion. Kjo fuqishëm do të ndikojë edhe ndaj rrjedhave turistike në Ohër. Pas një muaji skadon marrëveshja e koncesionit për pjesën më të madhe të plazheve në Ohër. Në këtë rast nuk do të mund të përfundohet procedura për shpalljen e konkursit të ri për dhënien e plazheve nën koncesion dhe nuk…
Author: almakos
Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 2,121 migrantë në Detin Mesdhe dhe po ashtu kanë nxjerr një trup të pajetë, ka thënë garda bregdetare italiane. Mbi 45 mijë njerëz janë shpëtuar nga Italia, të cilët ishin nisur nga Afrika e Veriut vetëm gjatë këtij viti. Kjo shifër është 40 për qind më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë gjatë vitit 2016.
Pas takimit të mbajtur sot mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ne BESA tha se këto negociata do të jenë për punë të parimeve, shkruan SHENJA. “Ne do të insistojmë shumë që të merremi vesh. Për neve është gjëja më e rëndësishme se me çfarë parime do të funksionon Qeveria e ardhme”, tha Gashi, duke shtuar se resoret nuk kanë qenë temë e bisedimeve. “Disa parime janë publike, por për detajet do të flasim herë tjetër, do ti publikojmë. Nuk punojmë me kushte, me rëndësi është të flasim për principet”, tha gjithashtu sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA.…
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka propozuar për zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, kryetarin aktual të kësaj ode, Nebi Hoxhën. Në pres konferencën e sotme nga kjo odë, kanë theksuar senë këto kushte të krizës, biznesi kërkon stabilitet më të madh për biznesbërjen në vend. Për këtë arsye, ata nga qeveria e ardhshme kanë kërkuar postin e zëvendëskryeministrit nga radhët e biznesit. Nga kjo odë kanë theksuar se këtë çështje e kanë diskutuar edhe në takimet e realizuara me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, nga i cili kanë kërkuar, biznesi të ketë qasje në përgatitjen e ligjeve para se të kalojnë…
Numri i nxënësve shqiptar që pas orarit shkollor ndjekin edhe kurse të tjera edukative apo kulturore është shumë i vogël. Këtë e thotë edhe përgjegjësi i paraleleve shqipe në Shkollën e Muzikës “Ilija Nikollovski-Lluj” në Shkup, Mustafa Imeri. Ai thotë se prej kur janë hapur paralelet në gjuhën shqipe, asnjëherë deri më tani nuk është plotësuar numri i nxënësve që parashihet për një paralele. Sipas tij, edhe pse këto paralele janë hapur me vite, interesimi i nxënësve shqiptar është akoma shumë i vogël. “Momentalisht kemi nga një paralele në çdo gjeneratë, momentalisht katër klasa të cilën deri më tani asnjëherë…
Prokuroria Speciale nuk heq dorë nga kërkesa për shqiptimin e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Ata kanë përsëritur kërkesën e tyre para Këshillit Penal, mes tjerash duke theksuar se kompania “Transmet” akoma po vazhdon të fitojë tenderë nga institucionet, andaj ekziston rreziku që vepra të përsëritet. “Prokuroria Speciale kërkon që të ndryshohet vendimi me të cilën është refuzuar kërkesa jonë për shqiptimin e masës së paraburgimin. Të mos pranohet garancia që është dhënë. Vlerësojmë se në këtë moment nuk ekziston ndonjë garanci e mjaftueshme që garanton se i dyshuari nuk do të ikë sërish”, tha prokurori special, Gavrill…
20 May Deponia në hyrjen e qytetit në Tetovë mbetet problem shqetësues për banorët. Premtimi i autoriteteve për transferimin e saj në pikën e re të ngarkim shkarkimit, jo vetëm që nuk është realizuar, por e njëjta vazhdon edhe më tej të mbushet dhe të zgjerohet. Përgjegjësi për higjienë i Ndërmarrjes publike komunale, në prononcimin e tij dhënë para një muaji, tha se në fillim të majit, pika e re do të vihet në funksion. Jemi në pjesën finale të rrumbullakimit të stacionit të ngarkim shkarkimit, besoj që kah fundi i muajit apo filli i muajit maj kjo punë do…
Presidenti Gjorge Ivanov, në kuadër të vizitës së tij në Jordani dhe pjesëmarrjen në Forumin ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, në Aman realizoi takim me Uiliam Lejsi Suing, drejtor i përgjithshëm i Organizatës ndërkombëtare për migrim. Të dy bashkëbiseduesit, kanë këmbyer mendime për bashkëpunimin midis Republikës së Maqedonisë dhe IOMit. Në takim presidenti Ivanov ka shprehur gatishmëri për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në aktivitetet e ardhshme të IOMit dhe vazhdim të bashkëpunimit në pajtueshmëri me nevojat e shtetit. Me ftesë të Republikës së Maqedonisë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës ndërkombëtare për emigrim do ta vizitojë…
20 May Komuna e Velesit thuajse ka shuar shpresat për ndërtimin e shkollës në fshatin Kllukovec të kësaj komune. Kryetari i Velesit Sllavço Çadiev si herët e kaluara tha se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe dokumentacioni është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, por nga kjo e fundit kategorikisht hedhin poshtë mohimet e Çadievit. Institucioni i vetëm që për momentin shfaq interes për zgjidhjen e këtij problemi është Ambasada për të drejtat e fëmijëve “Megjashi”, përfaqësuesit e të cilëve vizituan shkollën periferike “Vasill Gllavinov” dhe realizuan takim me prindërit. E jona është t’i nxisim të funksionojnë institucionet në mënyrën e…
20 May Largimi i drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe kërkesa e tij për shfrytëzimin e pushimit vjetorë, pengon emërimin e mundshëm të drejtorit të ri në këtë byro. Ekspertët konsiderojnë se derisa Çavkov të jetë në pushim vjetorë, Qeveria e re nuk do të mund të emëroj drejtor tjetër, sepse nuk ka kush pranon vendimin për shkarkim. Ish eprori i policisë Ljubomir Gjurçeski vlerëson se përderisa ka pasur një kërkesë për shkarkimin e Çavkovit, atij nuk është dashur t’i mundësohet pushimi vjetor. Ikja e Çavkovit në pushim vjetorë do të pengojë Qeverinë e re për të…
Sot ka mbajtur mbledhje Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, ku është diskutuar për parimet bazë të bashkëqeverisjes me LSDM-në. Në këtë takim është ngritur edhe një komision i veçantë, i cili prej sot i fillon bisedimet zyrtare me mandatarin e ri. Drejtues ose koordinator i këtij komisioni është caktuar të jetë Dr. Arben Labënishti, nënkryetar i Lëvizjes Besa. Në frymë të premtimit për transparencë me votuesin shqiptar, Kryesia Qendrore e BESËS e informon anëtarësinë e saj, por edhe opinionin në përgjithësi, se do të mbetet e përkushtuar në programin zgjedhor, me të cilin edhe garoi dhe mori besimin e qytetarëve…
Përgjegjësi komanduese dhe hetim të drejtë dhe të veçantë kërkoi sot në konferencën për shtyp kryetari i Sindikata policore të Maqedonisë Aco Antovski për suspendimet më të reja të nëpunësve policorë lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. “Apelojmë deri te Ministria e Punëve të Brendshme që kompetencat e saj t’i kryejë në esencë dhe të drejtë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, madje duke pasur kujdes në të gjithë karakteristikat e veçanta të secilit rast në veçanti, posaçërisht se nëse kolegë të veçantë të cilët kanë qenë vetëm ose në numër të…

