21 May Vendimi i Këshillit penal të mos e pranojë ankesën e Speciales me çka Sead Koçan do të mbrohet në liri, është vetëm edhe një shembull për standarde të dyfishta të gjyqësisë, thotë për Alsat M, avokati Zvonko Davidoviq. Sipas tij, ligji jep mundësi të mos përcaktohet masa e paraburgimit, por në rastin konkret nuk janë respektuar rrethanat dhe drejtësia. E para, asnjëherë nuk ka ndodhur dikujt që ka qenë në arrati për të mos përfundojë në paraburgim, t’i hiqet paraburgimi. E dyta, kjo do të zgjasë kohë të gjatë dhe kjo ishte përgatitur. Njerëzit që i ndjekin lëndët…
Author: almakos
Ekspertët e sigurisë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Qeveria e re e Maqedonisë duhet të angazhohet në kthimin e vendit në binarë të sigurt të ecjes drejt integrimit në strukturat euroatlantike. Në të kundërtën, qarqe të caktuara kriminale në vend, për të shpëtuar nga dhënia e përgjegjësisë, do të synojnë t’i hapin gjithnjë e më shumë shteg ndikimit rus. Këto komente vijnë pas qëndrimit të fundit të shprehur nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan, duke e…
21 May Pavarësisht të ftohtit dhe reshjeve të shiut, fëmijët me nevoja të posaçme dhe prindërit e tyre të kaluan natën në tendat e vendosura para Kuvendit. Ata thonë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për të përmirësuar jetën fëmijëve. Sipas tyre, përpos disa shoqatave joqeveritare, asnjë nga politikanët nuk i ka vizituar. “Nuk kishim asnjë vizitë nga politikanët deri më tani, asnjë nuk ka qenë tek ne. Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu deri sa të na plotësohen kërkesat tona. Çdo muaj më datën 20 deri sa të formohet qeveria do dalim këtu do qëndrojmë dy net…
Nga Prokuroria Speciale Publike, kanë bërë të ditur se nesër me fillim në ora 12:00 do të ketë konferencë për shtyp, ku pritet të shpalosen dyshimet të reja në lidhje me krimin dhe korrupsionin që buron nga bisedat e përgjuara, njofton SHENJA. Në njoftimin e Speciale, nuk specifikohet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë. Deri më tani, PSP ka hapur një numër të madh të lëndëve ku mes tjerash, të dyshuar për vepra të ndryshme penale janë Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Sead Koçan e të tjerë. /SHENJA/
21 May Aktivistë dhe disa OJQ kërkuan të shqetësuar siç thanë me situatën në të cilën ndodhet vendi, kërkuan vazhdimin e punës së Kuvendit. Duke i dhënë mbështetje kryeparlamentarit Talat Xhaferit, aktivistët kërkuan zbardhjen plotë e ngjarjeve të dhunshme natën e 27 prillit në Kuvend ku u sulmuan deputetët dhe gazetarët. Nën moton “Unë kërkoj/Ne kërkojmë” ata kërkuan të dënohet gjuha e urrejtjes, krimet dhe çdo qytetar të jetë i barabartë përpara ligjit. Aktivistët mbështetën edhe punën e Prokurorisë Speciale Publike. “Presim që Qeveria e re të jetë Qeveri reformuese , që t’i de partizojë institucionet, t’i realizojë pritjet për…
21 May Sindikata e Pavarur Policore kërkon që ministria e Brendshme të ndalojë siç e quajnë ata, gjuetia ndaj pjesëtarëve të policisë dhe pezullimet për shkak të ngjarjeve më 27 prill në Kuvend. Nga ky Sindikatë kërkuan që Çavkov të jep përgjegjësi për të gjitha veprimet dhe procedimet që po bëhen ndaj policëve. Nga kjo sindikatë njoftuan se do të kërkojnë takim me ministrin e brendshëm Agim Nuhiu për të biseduar rreth pezullimeve në MPB. Për zhvillet e 27 prillit në Kuvend, deri më tani janë pezulluar mbi 21 policë, përfshi këtu edhe agjentë të DSK dhe eprorë të njësive…
Një punëtor 32-vjeçar në fabrikën FZC “11 Tetori” është lënduar kur një koleg i tij duke drejtuar vinçin, nuk e ka vërejtur se ia shtypur këmbët. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30 kur V.S. (48) ka drejtuar vinç dhe ka lëvizur nëpër binarët në rrethin e fabrikës dhe gjatë kalimit afër konstruksioneve metalike, ia ka shtypur këmbët I.GJ. nga Kumanova. I lënduari është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për mjekim të mëtejshëm. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit.
Qytetarët kroatë sot iu drejtuan qendrave të votimit për zgjedhjet lokale, raporton Anadolu Agency (AA). Votimi ka nisur në orën 07:00. Në zgjedhje garojnë gjithsej 47.601 kandidatë për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kroaci (DIP) deklaroi se për votimet në Zagreb janë hapur 612 qendra votimi ndërsa në të gjithë vendin 6.618 qendra votimi. Në zgjedhjet ku marrin pjesë 126 parti politike, do të përcaktohen drejtuesit e rinj për 428 bashki, drejtuesit për 127 kryebashki si dhe drejtuesit e 21 kantoneve. Parashikohet që në votime të marrin pjesë 3.719.157 votues. Ndër të tjera…
Mali i Zi sot kremton Ditën e Pavarësisë. Në referendumin më 21 maj të vitit 2006, 55.5 për qind e qytetarëve të cilët votuan në referendum u deklaruan për pavarësi të Mali të Zi, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas rezultateve zyrtare, pavarësinë e Malit të Zi e mbështetën nga 230.661 qytetarë ose 55.5 për qind nga 86.3 për qind e qytetarëve me të drejtë vote që dolën në referendum, ndërsa për mbetjen e shtetit të përbashkët me Serbinë votuan 185.002 votues, ose 44.5 për qind. Mbajtjes së referendumit i paraprinë negociatat midis blloqeve për pavarësi dhe shtetit të përbashkët nëpërmjet…
Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 refuzoi kërkesën e PSP-së për të paraburgosur afaristin Sead Koçan dhe ky vendim është përfundimtar. PSP dorëzoi ankesë në Gjykatën Penale pasi afaristët iu hoq masa e paraburgimit, si garacë për për këtë Koçan pagoi shumë financiare prej afër 1 milion eurosh. Edhe Specialen ky vendim ishte absurd juridik. Ata vlerësojnë se nuk ka garanci të mjaftueshme se Koçani nuk do të arratiset sërish, avokati i Koçanit, Nikolla Dodeski, tha se kjo ofertë është krejt ligjore dhe se është praktikë e shumë vendeve demokratike. Biznesmeni Sead Koçan është i dyshuar në rastin Trust nga…
Sot në Maqedoni do të mbizotëroj mot i ndryshueshëm dhe me reshje shiu në disa vende. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 7 deri 14, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 19 deri 27 gradë celsius.
Grupet e punës të Lëvizjes BESA dhe LSDM-së, sot kanë realizuar një takim në kuadër të mundësive për përfshirje në një koalicion qeveritar. Pas takimit përfaqësuesit e të dyja partive thanë se në takim është biseduar për parimet mbi të cilat duhet të formohet Qeveria e re.Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, tha se në këtë takim nuk është biseduar aspak për resore apo kushte, pasi ata kanë vendosur si primare çështjen e parimeve . Lidhur me parimet e Lëvizjes BESA, Gashi tha se disa prej tyre tanimë janë bërë publike, ndërkaq për të tjerat po bisedohet dhe…

