Personat C.G (49) dhe P.I (33), të dy nga Shkupi, dje janë ftuar në polici lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill. Siç kumtoi MPB-ja në buletinin ditor, pas marrjes në pyetje dhe gjurmëve të marra, ata janë liruar, ndërsa në konsultime me prokurorin publik do t’u jepet parashtresë adekuate. Thirrja në polici, thekson MPB, vijon pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Njësiti për krim të dhunshëm në SPB Shkup, i cili ka kryer kontroll të videoxhirimeve për identifikimin e personave tjerë të cilët në incidentin në Kuvend kanë ndërmarrë veprime me elemente të veprës penale.
Author: almakos
Mandatari për përbërjen e qeverisë dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në Bruksel do të merr pjesë në darkën e punës që e organizon përfaqësuesja e lartë e BE-së Frederika Mogerini për kryeministrat e shteteve nga Ballkani Perëndimor. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, për MIA-n konfirmoi se Zoran Zaev është ftuar ta përfaqësojë Maqedoninë në darkën e nesërme joformale të kryeministrave të gjashtë shteteve ballkanike me Mogerinin në Bruksel. “Lidhur me atë se kush do të merr pjesë nga IRJ e Maqedonisë në këtë darkë, konfirmojmë se Zoran Zaev vjen si ‘i përcaktuar për kryeministër’”, tha Kocijançiç në…
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë përgjatë orëve të fundit disa rrugë të Sarajit dhe lagjeve të tjera të Qytetit të Shkupit i kanë shndërruar në lumenj, duke vështirësuar qarkullimi e makinave por edhe lëvizjen e këmbësorëve. Përmes fotove që kanë arritur në redaksinë tonë mund të shihni se si është mbledhur uji në këto rrugë, ndërsa qytetarët përmes rrjeteve sociale kanë reaguar me ironi, duk kritikuar ashpër autoritetet komunale për pasivitetin e tyre. Ngjashëm raportohet të ketë qenë edhe në lagjen e Shuto Orizares ku më alarmante paraqitet situate me nxënësit e Shkollës Fillore 26 korriku. Ata pas orarit…
Policia Kufitare Shqiptare godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas policisë, u sekuestruan 22 pako me peshë 77 KG lëndë e dyshuar narkotike Kanabis Sativa. Policia shqiptare njofton se janë arrestuar në flagrancë dy shtetas bullgarë që transportonin lëndën narkotike, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas shqiptar i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre. “Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari. Shaban Daud, 55 vjeç, banues…
Një person i kërkuar lidhur me masakrën në Srebrenicë në vitin 1995, gjatë luftës civile në Bosnjë-Hercegovinë, është kthyer në vendin e tij të lindjes, Serbi, për tu ballafaquar me akuza. Zyrtarë të Agjencisë së Imigrimit dhe Doganave (ICE) thanë mrbëmë vonë se personi, Sërgjan Billiq, 44 vjeçar, është dërguar në Beograd, nga aeroporti ndërkombëtar në Majami të Shteteve të Bashkuara. Agjentët e kësaj agjencie amerikane e dorëzuan atë tek autoritetet e Serbisë. Agjencia e Imigrimit dhe Doganave thotë se Billiq ishte anëtar i një brigade të ushtrisë serbe të Bosnjës e implikuar në gjenocid, i cili ndodhi në Srebrenicë…
Deklarata e përbashket e partive shqiptare nuk do të jetë e plotë në programën e Qeverisë së re, por vetëm disa pika që sipas kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, që janë më të rëndësishme si integrimet euro-atlantike, ndërsa për pika të tjera Ahmeti tha se duhet të hapet debat publik me opinionin, njofton SHENJA. “Sa i takon Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, ajo është një deklaratë programore e cila është e përfshirë në të gjitha programet e partive politike shqiptare dhe unë nuk mendoj që paraqet as rrezik, po as edhe ndonjë anashkalim të çështjeve që kanë të…
Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, ka konfirmuar se BDI ka vendosur që të jetë pjesë e koalicionit qeveritar të udhëhequr nga LSDM-ja. Edhe programa e Qeverisë tha ajo është gati dhe për këtë pjesë BDI ka dhënë pëlqim. Tema e vetme rreth së cilës ka ngelur të bisedohet, Arifi tha se është ndarja e resorëve dhe zgjedhjet kadrovike, njofton SHENJA. “Gjithmonë kur ka pasur situata të formimit të Qeverisë, është bërë konsultim më i gjërë për t’u arritur deri në kryesinë Qendrore. Kjo ka qenë mënyra e punës e jona, e kryesisë, e anëtarëve të kryesisë, e kështu me radhë,…
Qeverinë e ardhshme e pret një punë shumë e vështirë për të rikthyer vendin në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike, pas një dëmi shumë të madh të shkaktuar në vitet e kaluara, kështu kanë vlerësuar panelistët gjatë debatit “Hyrja në Kuvend, dalja nga kriza dhe anëtarësimi në BE”. Ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer, tha se Maqedonia ka humbur shumë kohë në këtë drejtim. Ajo ka rikujtuar Maqedoninë për kontributin e bashkësisë ndërkombëtare në zgjidhjen e krizës në Maqedoni, ndërsa ka shtuar se Gjermania do të qëndrojë edhe më tej në këtë drejtim, dhe do të vazhdojë të ndihmojë që Maqedonia të…
23 May Gjykata Penale nuk ka pranuar asnjë kërkesë të Prokurorisë Speciale për ngrirjen e pronës së VMRO-DPMNE-së për rastin “Talir”. Përmes një njoftimi gjykata ka njoftuar se janë refuzuar të gjitha 12 kërkesat për ngrirjen e pronave, midis të cilave edhe ajo e selisë së partisë. Gjykatësit e procedurës paraprake fillimisht kanë shprehur mos-pajtueshmëri për ngrirjen e pronës, ndërsa më pas gjykatësit e Këshillit Penal të repartit për krim të organizuar dhe Korrupsion e kanë konfirmuar mos-pajtueshmërinë e tyre. Në rastin Talir, i dyshuari i parë është lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, si dhe shumë zyrtarë të tjerë të…
23 May LSDM-ja e ka cilësuar i të turpshëm vendimin për dënimin me kusht të 9 të akuzuarve për dhunën brutale në Kuvend. Sipas kësaj partie gjykata mori aktvendim në favor të krimit ndaj atyre që ishin në vendet e tyre të punës. Sinqerisht shpresoj që askush që ka marrë pjesë në këtë aktvendim të porositur nuk do ta përjetojë atë që përjetuan deputetët e LSDM-së dhe shumica parlamentare, të sulmohen në vendet e tyre të punës, të sulmohen nga një turmë. Këto aktvendime të miratuara për krim janë turp dhe ndoshta kjo është një nga ditët më të zeza…
23 May Ndërkohë Prokuroria Publike, pas pyetjeve të dërguara nga Alsat ka theksuar se incizimet janë pjesë e materialit dëshmues, i cili është në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit dhe për të njëjtat po veprohet. Janë dhënë urdhra për grumbullimin e të dhënave dhe përcaktimin e identitetit, bazën e pranisë së personave, si dhe masat të cilat i kanë ndërmarrë. Një person ka dëshmuar përpara prokurorit publik. Në përgjigjen e Prokurorisë për Alsat gjithashtu theksohet se po ndërmerren edhe veprime të tjera, siç është dëshmimi i personave të tjerë të përfshirë. Përcaktimi i fakteve të nevojshme për lëndën sipas Prokurorisë…
Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, disa rrugë të Sarajit të cilët vetëm janë gropuar dhe ende nuk janë asfaltuar nga Komuna, janë shndërruar në lumenj. Në foto më poshtë mund të shihni se si është mbledhur uji në këto rrugë, ndërsa qytetarët përmes rrjeteve sociale kanë reaguar me ironi, duke e falenderuar Komunën që shirat në rrugë kanë krijuar liqene sezonale. /SHENJA/

