Author: almakos

Ministria e Financave sot në llogaritë e 301.660 pensionsitëve ka paguar 4 miliardë e 174 milionë denarë pension për muajin maj. Nga Ministria e Financave informojnë se sot janë paguar edhe bursat e studentëve. Studentët i morën bursat për 5 muajt e fundit në vlerë prej 118,2 milionë denarë. Gjithashtu, sot Ministria pagoi 439 milionë denarë për subvencione, prej të cilave për kultura drithërore 114,1 milionë denarë, për mbjellje të të vjelave 31,8 milionë denarë, për kultura të kopshtarisë 36,3 milionë denarë, për masën kultivim i kafshëve 100 milionë denarë, për kultivim të deleve 154 milionë denarë dhe për qumësht…

Lexo më Shumë

Dita ndërkombëtare e ekologjisë, edhe këtë vit Tetovën e gjen me problem të shumta, siç është deponia në hyrje të qytetit, deponitë e krijuara nëpër vende të ndryshme në Malin Sharr dhe në Kodrën e Diellit, pa përjashtuar edhe ndotjen e ajrit. Dita e ekologjisë me disa aktivitete u shënua edhe në qytetin e Tetovës dhe Shkupit, me ç’rast Zyra për mjedis jetësorë e OKB në Shkup në bashkëpunim me organizatën CED, kanë porositur  institucionet  dhe qytetarët që ta bëjnë kujdes për mjedisin  derisa Mali Sharr sa më shpejtë të shpallet Park Nacional.  Duhet secili të gjej mënyrën e vet…

Lexo më Shumë

Ambasadori evropian në Shkup Samuel Zhbogar pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se pas zhbllokimit të punës së Kuvendit dhe formimit të kabinetit të ri qeveritar, në radhë është përmbushja e reformave dhe zhbllokimi i procesit euroatlantik të vendit. Zhbogar theksoi se Bashkimi Evropian është e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë në këtë mision. Ne mendojmë se tani është momenti kur puna e vërtetë duhet të fillojë. Të fillohet përmbushja e reformave, unë në takim kryeministrit ia shpreha gatishmërinë tonë për të ndihmuar, për të përkrahur, ne jemi të gatshëm të ofrojmë udhëzimin e nevojshëm që qeveria ti zbatojë reformat,…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar marrja në pyetje e biznesmenit Sead Koçan në Prokurorinë Speciale Publike. Në dalje, ai ka injoruar gazetarët dhe nuk u përgjigje pyetjeve të tyre, nëse ndjehet fajtorë për veprat për të cilat ngarkohet. Koçan ishte në prani të avokatit të tij Nikolla Dodevski. Ai  sot sërish është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike për keqpërdorimet miliona eurosh me falsifikimin e të dhënave të firmës së tij “Transmet”. Koçan më shumë së dy muaj ishte në arrati dhe pasi u shfuqizua vendimi për paraburgimin e tij ai u kthye por direkt në spital. Këtë gjendje të rënduar shëndetësore…

Lexo më Shumë

Biznesmeni Sead Koçan, i dyshuari kryesor në rastin “Trust”, është paraqitur përsëri sot në Zyrën e Prokurorit Publik. Sead akuzohet për keqpërdorimet miliona eurosh me falsifikimin e të dhënave të firmës së tij “Transmet”, nga ELEM për nxjerrjen e qymyrit në minierën e Suvodolit . Koçan më shumë së dy muaj ishte në arrati. Gjendjen të rënduar shëndetësore ai e shfrytëzoi për të ikur nga paraburgimi. Kjo është hera e dytë që Koçan shihet në objektin e Prokurorisë Speciale. Ai sot u paraqit në Prokurori për të parë provat me të cilat dyshohet dhe sot do japë deklaratën e tij…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me ambasadorin e BE-së, Samuell Zhbogar tha se shpreson që sa më shpejt vendit t’i hiqet rekomandimi i kushtëzuar për anëtarësim në BE. Zaev tha se për Maqedoninë është e rëndësishme anëtarësimi në BE. Ai tha se me ambasadorin kanë biseduar për shumë çështje, por mbi gjitha mbi reformat që duhet të ndërmerren. Qeveria e re tha Zaev,  ka energji pozitve dhe dëshiron që ketë pozitivitet ta transmetoj edhe tek qytetarët. “Do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë pritshmëritë e BE-së që të kenë arsye të mjaftueshme për ta hequr rekomandimin e kushtëzuar. Jemi duke…

Lexo më Shumë

Srebrenica, pas zgjedhjes së kryebashkiakut serb, Mladen Grujiçiç po rikthehet gjjithnjë e më shumë në një territor që synon të varrosë historinë e tmerrshme që tronditi ndërgjegjen e botës në vitet ‘90 të shekullit të shkuar, me genocidin e pashembullt që masakroi më shumë se 8 mijë boshnjakë muslimanë, përgjithësisht fëmijë, gra e të moshuar. Tashmë kryebashkiaku i ri ka ndryshuar tabelat udhëzuese, duke zhdukur gjuhën boshnjake dhe vendosur diktaturën e cirilikes. Ndërkaq, Ministria e Arsimit e Republika Srbska, territor i së cilës sipas Daytonit është edhe Srebrenica, ka ndaluar të gjithë tekstet shkollore që vijnë nga Federata e Bosnjë-Hercegovinës.…

Lexo më Shumë

Ndryshime në projektin “Termini im” në Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht vetëm shpërblime në vend të gjobave për mjekët, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në shënimin e 25-vjetrit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë. “Unë jam për ndryshime në “Termini im”, ndërsa që nesër do të kem takim me përfaqësuesit e “Termini im”. Pagesa në bazë të punës do të mbetet por nuk do të ketë gjoba. Paga do të jetë 100 për qind, ndërsa do të ketë edhe shpërblime për mjekët, respektivisht për ata që janë më të suksesshëm”, paralajmëroi Taravari. Shpërblimet për mjekët, sipas tij, duhet që…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale ka refuzuar të ngrijë pasuritë e ndihmës ministrit, i dyshuar ne lenden publik “treqind” të ngritur nga PSP-ja, për furnizime publike të bëra në ministrinë e Brendshme. Gjyqtarja e cila ka refuzuar ka refuzuar kërkesën e Katica Janevës është gjyqtarja Jelena Josifovic. PSP-ja me vendimin e gjyqtares  është informuar sot, por ajo ka njoftuar se nuk mund ta pranojë këtë dhe do të bëjë ankesë. Sipas hetimit të kryesua nga ekipi i Katica Janevës, pa dyshim ndihmës ministri ka abuzuar me pozitën e tij zyrtare dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 450 mijë euro për blerjen e 300 automjeteve…

Lexo më Shumë

05 June Qeveria e re e Maqedonisë me në krye Zoran Zaevin, sot do të mbajë seancën e parë qeveritare, ku do të fillojnë bisedimet për ndarjen dhe emrat e mundshëm të zëvendësministrave dhe drejtorëve në institucionet shtetërore, konfirmojnë për Alsat M nga LSDM dhe BDI. Sot duhet të zgjidhet edhe sekretari i ri gjeneral dhe drejtori i ri i shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Sipas informatave të deritashme ajo pritet të fillojë sot në orën 14.00. Për momentin nuk ka informata nëse takimet do të kombinohen edhe me pjesëmarrjen e liderëve. Nga bisedat pritet që…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka treguar se cilat do të jenë pikat që do të diksutohen në mbledhjen e parë të Qeverisë, raporton SHENJA. “Pikat prioritare, janë të lidhura me fillimin e qeverisjes, ndarjen e resoreve dhe portfolin e ministrave pa resorë. Vendosja e zv/ministrat e Qeverisë, zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm, shef i kabinetit, vendosjen e komisioneve ekzistuese dhe atyre që janë komisione Ad Hoc në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, që të mund ti vendosim konturat fillestare të vetë Qeverisë”, ka thënë Zaev, përcjell SHENJA. Ai ka shtuar se do të dëshironte që sot të ketë takim me kryetarin…

Lexo më Shumë