Author: almakos

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në suaza të mbledhjes së pestë, me 62 vota “për”, 5 “të përmbajtur” dhe pa praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot pasdite i zgjodhi zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Zëvendësministër i Mbrojtjes u zgjodh Bekim Maksuti, zëvendësminsitër i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë Oliver Ristovski, zëvendësministre e Punëve të Jashtme Arta Toçi, zëvendësministre e Financave Shirete Elezi, ndërkaq zëvendësministër i Ekonomisë Kire Naumov. Vllaste Dimkoviq është zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Goce Çakarovski i Shëndetësisë, Visar Ganiu i Arsimit dhe Shkencës, Elmi Aziri i Punës dhe Politikës…

Lexo më Shumë

Për ndërprerjen e degëve të disperzuara nga universitetet e vendit ka reaguar Forumi Rinor Arsimor i Maqedonisë, poashtu edhe nga Unioni Studentor Shqiptar mbajnë të njejtin qëndrim  se ka mbetur pezull sqarimi se pse u hapën e pse u  mbyllën këto degë të fakultetit të Universiteteve Shtetërore, në qytetet të ndryshme të Maqedonisë. Ndërsa, profesoresha Qormemeti, që ka qenë pjesë e stafit të degëve të disperzuara të UT-së, në Strugë dhe Dibër, thotë se është bërë një padrejtësi, sidomos në këto dy qytete të kulturës dhe arsimit shqip. Madje, një përfaqësues nga Dibra, Qemal Xhafa, njëherë dhe ish kryetar i…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka shumë mundësi për të ndikuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, por diçka e tillë nuk është shfrytëzuar deri në fund. Kështu mendon Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, e cila ka folur për sfidat e BE-së, sidomos pas vendimit të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga unioni. Gjatë adresimit në një konferencë të Institutit Evropian për Çështje të Sigurisë, Mogerini ka thënë se inkuadrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian do të jetë një nga dy prioritetet e saj për punë në periudhën e ardhshme, së…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave po punon për përgatitjen e rishikimit të buxhetit. Numri një i kësaj ministrie, Dragan Tevdovski, tha se janë duke zhvilluar bisedime me të gjitha ministritë për të shqyrtuar se ku duhet të ketë shkurtime të buxhetit. Megjithatë, siç theksoi ai, po bëjnë përpjekje që të shkurtojnë nga ajo që nënkupton komoditet i personave në pushtet, sepse aty ka shumë hapësirë. “Punojmë në mënyrë aktive çdo ditë në rishikimin e buxhetit, unë kam folur se si është gjendja e buxhetit. Më vjen mirë që ka ekspertë në Ministrinë e Financave të cilët punojnë çdo ditë shumë orë në…

Lexo më Shumë

Polici i cili nuk përfilli urdhrin e kryeparlamentarit Xhaferi, nuk është dënuar. Kështu u përgjigjën për TV SHENJA nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas raportit të cilin e ka bërë Sektori për Kontroll të Brendshëm i cili e ka shqyrtuar rastin. Në raportin për incidentin, MPB thotë se është vërtetuar që zyrtari policor në rastin konkret ka vepruar në pajtueshmëri më rregullat që vlejnë për të punësuarit e MPB-së dhe Rregullores për rend të brendshëm të Kuvendit të Maqedonisë. “Kontrolli i brendshëm ka konstatuar se shpejtësia e reagimit të zyrtarit policor në rastin konkret G.S në mënyrë direkte varet…

Lexo më Shumë

Nxënësit duhet të informohen mirë para se të vendosin se në cilin drejtim dhe në cilën shkollë të mesme do të regjistrohen. Kështu thonë profesorët Tesnim Etemi dhe Shukrane Qazimi, të cilët bëjnë apel deri tek nxënësit që sa më shumë të marrin në konsideratë regjistrimin në drejtimet deficitare. Profesori Tesnim Etemi, në emisionin 8 pa 5 tha se nxënësit janë shumë pak të informuar me drejtimet të cilat në të ardhmen mund t’ju sjellin shumë përfitime. ”Në të gjithë Maqedoninë, kemi pesëmbëdhjetë ose njëzet shqiptarë që është një numër mjaft i vogël për fat të keq. Por njëjtë janë…

Lexo më Shumë

Dokumentet për keqpërdorimet e mundshme në Qendrën për Menaxhimin e Krizave, të cilat i publikoi Sindikata e të Punësuarve në QMK, tanimë janë dorëzuar edhe tek Prokuroria Publike, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, tek Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe tek kryeministri. Këtë e njoftoi kryetari i Sindikatës së të Punësuarve në QMK, Ilija Bojarovski, i cili tha se sindikata pret që institucionet të ndërmarrin masat e nevojshme. “Dokumentacionin për keqpërdorimet e mundshme, që i është dërguar sindikatës.  që të mundësojë mbrojtje të drejtësisë, profesionalitetit, karrierës dhe standardit të anëtarëve tanë, e me këtë edhe të të gjithë…

Lexo më Shumë

22 June Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi sot në Bruksel se do t’i paraqiste homologëve të saj të BE-së “synimet” e Londrës në negociatat në lidhje me të ardhmen e shtetasve evropiane që preken në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Brexit. “Sot do të paraqes disa nga qëllimet e Britanisë së Madhe”, pohoi May në nisje të një samiti të liderëve evropianë në Bruksel, më konkretisht mënyrën sesi Britania e Madhe propozon për të mbrojtur të drejtat e shtetasve të BE-së që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe për t’u siguruar se të drejtat e shtetasve britanikë që jetojnë në Evropë…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka folur sot në Bruksel për presionet mbi mediat dhe gjyqësorin në Maqedoni. Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogerini, Gruevski ka vlerësuar se kjo është atmosfera e përgjithshme në shoqërinë e shtetit pas ardhjes së qeverisë së re të udhëhequr nga Zoran Zaev. Gruevski ka mbajtur fjalime në dy sesione të Samitit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, para kancelares gjermane, Angela Merkel, kryeministrit të Hungarisë, Bullgarisë dhe të tjerëve. Gruevski gjatë takimit me Mogherinin ka theksuar se Maqedonia e meriton të jetë pjesë e BE-së dhe i ka thënë që sa…

Lexo më Shumë

22 June Paralajmërimet për rritje enorme të temperaturave kanë alarmuar zjarrfikësit, sidomos pas paraqitjes së zjarreve të shumta në vende të ndryshme, të cilat, jo rrallë kanë përfunduar dhe me viktima. Nga Njësia Territoriale kundër zjarrit në Tetovë, kërkojnë nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë daljeve të tyre në male si dhe në hedhjen e duqeve të cigareve.  Apelojmë që të sillemi me shumë kujdes ndaj apeleve të institucioneve relevante. Të mos ndizen zjarre në pyje dhe në vende të tjera për piknik që shfrytëzojnë qytetarët tanë. Të mos hidhen mbetjet e duhanit apo cigareve, të plastikës apo mbeturinave…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sindikatës së të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me Kriza, Ilija Bojarovski kërkon që në krye të këtij Institucioni të vendosen persona profesional dhe jopartiak. Ai, madje akuzon kabinetin e drejtorit se nuk po e pranojnë në takim për tu njoftuar me kërkesat dhe problemet e shumta që sipas Ilija Bojarovskit, kanë anëtarët e sindikatës. Fillimisht të vendosen  persona profesional dhe jopartiak për postet drejtor dhe zv të tyre në QMK, me këtë vlerësojmë se do të ngritet standardi i të punësuarve tanë sepse sikurse njerëzit që kanë ardh në QMK, si bashkëpunëtor të rinjë duket se ashtu…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ahmeti thotë se ligji i ri për gjuhën shqipe do të gjendet në procedurë parlamentare, por nuk jep afate se kur kjo mund të ndodhë. Në intervistën për emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, Ahmeti foli edhe për pozitat e partisë së tij në qeveri ndërsa mosmarrjen e pozitave në Ministrinë e brendshme e arsyetoi me atë se ende nuk është koha që shqiptarët të udhëheqin me drejtoritë kyçe. Ahmeti foli edhe për qeverisjen me LSDM-në dhe braktisjen e VMRO-së si dhe raportet me partitë shqiptare.

Lexo më Shumë