Neto rroga në prill të këtij viti shënoi rritje prej 1,4 për qind dhe paraqiste 22.672 denarë, përderisa bruto rroga pati rritje prej 1,5 për qind dhe paraqiste 33.296 denarë. Siç kumtoi Enti Shtetëror për Statistika, rritja e neto rrogës është rezultat para së gjithash i rritjes në sektorët: Informata dhe komunikime, 22,4 për qind, Xehtari dhe nxjerrje e gurëve, 14,7 dhe Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, 6,1 për qind, përderisa rritja e bruto rrogës është rezultat i rritjes në Informata dhe komunikime, 19,7 për qind, Xehtari dhe nxjerrje e gurëve, 12,8…
Author: almakos
Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahen konsultime tematike për sferat të cilat janë të rëndësishme në procesin e krijimit të politikave në pajtim me Prioritetet urgjente reformuese. Konsultimet tematike janë në pajtim me përcaktimin e Qeverisë për transparencë në punë dhe përfshirje e shoqërisë qytetare në procesin e krijimit të politikave, ndërkaq duke u nisur nga rëndësia e procesit të integrimit evropian, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Në debat, fjalim hyrës do të kenë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, ndërkaq do të marrë pjesë edhe ministri pa…
Javën tjetër do të ketë vendime prokuroriale për disa raste që po i heton Prokuroria Speciale. Për disa persona do të ketë ndërprerje të procedurës ndërsa në disa raste do të dilet me akuzë, njoftoi prokurorja Speciale Katica Janeva. Janeva uron që gjykata do ti shqyrtojë me kujdes provat mbi të cilat i kanë bazuar akuzat, dhe ti mbështesë ato, në mënyrë që të fillohet gjykimi dhe ketë epilog të drejtë. Në mesin e të akuzuarve potencial siç njoftoi Katica Janeva, ka funksionarë të lartë dhe njerëz të njohur publik që kanë patur ndonjë funksion të caktuar nga vitit 2008…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme vendosi t’i imponojë Bordit mbikëqyrës të ELEM-it ta anulojë vendimin për shpalljen e furnizimit publik për pajisje për gërmimin e zgjyrës në vlerë prej 34 milionë euro dhe për këtë të njoftohet. Në kumtesën e Qeverisë theksohet se ky vendim është sjell duke e pas parasysh se ekzistojnë dyshime edhe për keqpërdorime gjatë shpalljes së tenderit nga ana e ELEM-it. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do të mbështesë sigurimin e mekanizmit personal të ELEM-it, në vend të shfrytëzimit shumëvjeçar nga firmat e jashtme për çka janë shpenzuar shuma të mëdha të…
23 June Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët e tjera erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 31 deri 37 gradë. Pason periudha e motit kryesisht stabil dhe shumë të ngrohtë. Temperaturat maksimale do të jenë mbi 30, ndërsa përgjatë Luginës së Vradarit edhe mbi 35 gradë. Gjatë ditës do të ketë dukuri të vranësirave mesatare, ndërsa…
Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” këtë Ramazan përveç bashkëpunimit që pati me organizatat tjera ndërkombëtare sot realizoi edhe bashkëpunimin me Fondacionin e Rinisë Islame me seli në Zvicër. Rreth njëqind pako me produkte ushqimore u shpërndanë në lagjet e Shkupit. Përfaqësuesi nga Organizata Kulturore Humanitare Merhamet Xhihad Huseini, shprehu falenderim të veçantë për të gjithë mërgimtarët të cilët këtë Ramazan ua lehtësuan gjendjen familjeve në nevojë. “Bashkërisht do të shpërndajmë 100 pako në Shkup dhe rrethinë. Shfrytëzojmë rastin të faleminderojmë Fondacionin Islam nga Zvicrra si dhe të gjithë mërgimtarët tanë”, deklaroi Huseini. Meqë sofra e Bajramit duhet të jetë e njejtë…
Punonjësit e sektorit të pastrimit në Greqi organizuan demonstratë, pasi që komunat në vend nuk i kanë zgjatur kontratat e tyre, raporton AA. Rreth 2 mijë punonjës të sektorit të pastrimit të cilët u mblodhën në Sheshin “Karaiskakis” me thirrjen e Federatës së Punonjësve të Qeverisjes Vendore (POE-OTA), marshuan drejt ndërtesës së Ministrisë së Brendshme. Demonstruesit të cilët dëshironin të hyjnë në ndërtesën e ministrisë u bllokuan nga policia. Punonjësit të cilët donin të vendosin zjarr mbi mbeturinat të cilat i kishin grumbulluar para ndërtesës, më pas marshuan drejt ndërtesës së parlamentit, ku ka ndërhyrë edhe policia. Ndërsa disa punonjës…
Nga dita e premte Maqedonia do të kaplohet nga temperatura të larta të fazës së verdhë/ Sipas njoftimit të meteo-alarmit nga shërbimi për punë hidrometeorologjike, gjatë ditës së nesërme (e premte), në të gjithë vendin do të ketë temperatura të fazës së verdhë, ku qytetarët e vendit duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta. Ministria e Shëndetësisë njofton se mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell nuk duhet neglizhuar, ndërsa rekomandohet shmangia nga qëndrimi jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Ekspertët në Ministrinë e Shëndetësisë sugjerojnë veshje të rrobave të lehta, kurse gjatë…
Janë kthyer sërish në vendin të cilit edhe i takojnë, eshtrat e gjetur në varrezat masive, në fshatin Zajas të Komunës së Kërçovës. Eshtrat për një periudhë do të qëndrojnë këtu, ndërkohë që, ish objekti i komunës së Zajazit së shpejti pritet që të kthehet në një muze tek i cili edhe do të ekspozohen këto eshtra. Për të njëjtat, pas ekzaminimit mjeko-ligjor në Shkup ku kanë qenë të përfshirë edhe ndërkombëtarët, pritet që ditëve në vazhdim të del edhe raporti”. Kreu i komisionit komunal për hetimin e varrezave Musli Musliu tha se varrezat për një kohë të shkurtër do…
Ministrja e arsimit Renata Deskoska paralajmëroi rishqyrtimin e teksteve shkollore të të gjitha niveleve. Ajo tha se me këtë çështje do të merren ekspertët dhe komisionet. Ajo tha se çdo përmbajtje për të cilën do të vërtetohet se është e gabueshme apo nxitë gjuhë të urrejtjes do të largohet nga tekstet shkollore. Pos teksteve shkollore Deskoska paralajmëroi rishqyrtim edhe të lekturave për çka ka pranuar edhe një kërkesë nga shoqata e shkrimtarëve. Rishqyrtimi i të gjitha teksteve është pjesë e procesit për të cilin do të debatohet në nivel të ekspertëve. Në ministri kam pranuar ankesa nga Avokati i Popullit…
Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili po merr pjesë në samitin e Partive Popullore në Bruksel akuzoi Qeverinë e re për presion ndaj mediave dhe rrezikun për partizimin e gjyqësorit. Gruevski tha se në takim me Mogerinin dhe fjalimin e tij ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e vendit në BE. Tregova për ndjeshmërinë e presionit dhe kërcënimet ndaj pronarëve të mediave dhe gazetarëve. Kemi një ndër situatat më të vështira deri tani në historinë e Maqedonisë ku po ngulfatet hapësira mediale. Mediat detyrohen të raportojnë vetëm për promovim dhe aspak kritik për Qeverinë e re, ajo nuk është…
Festivali Ballkanik i Poezisë Festa e Blirit 2017 – Shoqata e Shkrimtarëve, në Maqedoni (SHSHM) Sot në Shkup u mbajt Festivali Ballkanik i Poezisë Festa e Blirit 2017, i cili është i vetmi manifestim letrar që orgnazohet nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë. Po në këtë ditë u mbajt edhe kuvendi vjetor i kësaj shoqate, e cila për temë bosht kishte gjendjen e lekturës shkollore në Republikë, njohton Almakos. Në këtë festival ndahet edhe çmimi më i lart që ndan kjo shoqatë – Skeptri Letrar, laureatë të të të cilit ishin: shkrimtari dhe akademiku ynë i njohur Eqrem Basha dhe…

