Author: almakos

Banorë të Kisella Vodës, të cilët jetojnë në bulevardin “Serbia” deri në rrugën “Hristo Tatarçev” protestuan kundër punimeve ndërtimore që po zhvillohen në këtë pjesë. Ata akuzojnë qytetin e Shkupit se ka bërë ndryshime në planin për ndërtimin e rrugës pas çka, siç thonë banorët, do të bllokohen hyrjet e rrugicave në të cilat janë të vendosura shtëpitë e tyre. “Plani i parë që u prezantua, kur edhe u fotografuan dhe e vendosën tabelën ishte e qartë se të gjitha rrugët këtu 1, 11 dhe të gjitha të tjerat do të lidhen me qarkoren që duhej të ndërtohet. Banorët nuk…

Lexo më Shumë

Faza e verdhë në të cilën vendi është përfshirë që nga dita e sotme, do të zgjasë deri në fund të muajit, thonë meteorologët. Nga enti Hidrometeorologjik potencojnë se i nxehti i vërtetë tropikal pritet që të mbërrij nga e marta e javës së ardhshme kur temperaturat do të shkojnë mbi 38 gradë celsius.  Ndikim i valës së nxehtë të motit do të mbajë të paktën deri në fund të muajit, d.m.th deri në fund të javës tjetër na pret mot shumë i nxehtë. Në gjithë  vendin do të arrijë temperatura maksimale në 30 gradë ndërsa në disa pjesë tjera…

Lexo më Shumë

28 punëtorë vitin e kaluar kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Kompetentët kërkojnë që kjo statistikë e zezë të jetë alarm se një pjesë e ligjeve nuk respektohen dhe nuk japin rezultate. Nga shoqata për siguri dhe shëndet gjatë punës kërkojnë strategji të re e cila duhet të zbatohet në mënyrë të përpiktë.  Kur njeriu do të humb jetën në vendin e punës, kjo nuk është vetëm shifër statistikore, por ky njeri është dikush që i sjell të ardhura familjes, ai është baba ose nënë e asaj familjeje. E kur nuk do të jetë më nuk do…

Lexo më Shumë

Rreth pagës së projektuar minimale prej 12.000 denarë që ishte edhe premtim parazgjedhor, nuk duhet të ekzistojë dilemë, për atë do të ketë para në ribalancin e Buxhetit, njoftoi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski para takimit konsultues me përfaqësuesit e sindikatave në të cilin merr pjesë edhe ministrja e Punës dhe politikës Sociale Milla Carovska. Siç theksoi Tevdovski, ideja është që të shkurtohet nga komiteti i pushtetit, ndërsa mbështetje për rritje të pagës minimale japin edhe punëdhënësit. Sipas tyre, tha Tevdovski, absolutisht ka hapësirë për rritje të pagës minimale por, nëse nuk ka presione dhe kanosje politike. “Fillon dialogu…

Lexo më Shumë

Mazhoranca dhe opozita gjykojnë njëra-tjetrën për politizim të gjyqësorit dhe mediave. Derisa Qeveria në programin e saj ka theksuar pikat në të cilat duhet bazuar për reforma në gjyqësorë dhe media, ish kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se në Maqedoni nuk ka gjyqësor të pavarur dhe aq më pak media të lira. Deklaratat kundërthënëse të kryetarit të VMRO-së vijnë pak muaj pas largimit tij nga pushteti 10 vjeçar. Akuzat mes palëve ekspertët i konsiderojnë strategji politike. Profesori Nikolla Dujoski vlerëson se raportet ndërkombëtarë dëshmojnë se kush dhe çfarë ka bërë me gjyqësorin dhe mediat. Fakt është se gjyqësori është i…

Lexo më Shumë

Maqedonia ka një numër të madh të mediave por nuk ndan mjete të mjaftueshme të buxhetit për to. Në debatin për gjetjen e një modeli të përshtatshëm financiar për mediat në vend, autorja e analizës Vesna Nikodinovska  deklaroi se mos-përshtatja e ligjeve me nevojat e tregut mediatik, është ndër problemet më të mëdha të mediave në vend si dhe një arsye se pse në Maqedoni nuk nuk ka asnjë kompani mediatike ndërkombëtare. “Asnjëra nga kompanitë në Maqedoni nuk është regjistruar se merret me biznesin mediatik si veprimtari bazë. Maqedonia ka një numër joracionalisht të madh në raport me territorin, popullsinë …

Lexo më Shumë

Dëshirat e festës së Fitër Bajramit sot u realizuan për 47 fëmijë, familjet e të cilave janë me gjendje të rëndë ekonomike. Kjo u mundësua nga Kryqi i Kuq i Shkupit në bashkëpunim me Fondacionin Albiz dhe Shoqatën e fëmijëve me nevoja të posaçme “Shpresa”. “Në mesin e dëshirave që u janë plotësuar fëmijëve kishte: tablet, telefon, biçikletë, veshmbathje dhe shumë gjëra të ndryshme që menduam se fëmijët do të bëhen edhe më të lumtur. Gëzimi në fytyrat e tyre u shpreh jashtëzakonisht mirë nga ana e tyre”, tha Leuntina Shaqiri, vullnetare. “Sot, gjithsej 47 fëmijë që shënuan dëshirat e…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov do të merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Dimitrov, pas takimit me homologun norvegjez Brend, paralajmëroi vizita zyrtare edhe në vendet tjera fqinje Kosovë dhe Shqipëri, menjëherë pas formimit të Qeverive në dy vendet. Ai tha se raportet e mira ndërfqinjësore janë të rëndësishme për integrimin vendit në strukturat euroatlantike. Kuptohet se ne duam që Maqedonia të jetë e afërt dhe të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Ne sot bashkë me ministrin me aeroplanin norvegjez do të shkojmë bashkë në Beograd, ku e ka inaugurimin presidenti, Vuçiq.…

Lexo më Shumë

Në prag të vizitës së ekspertit evropian Rajhard Pribe dhe eurokomisarit Johanes Han të Shkupit zyrtar, qeveria e Zoran Zaevit me organizatat civile do të formojë pesë grupe pune të cilët do të punojnë në përmbushjen e reformave urgjente prioritare. Misioni primar ti tyre do të jetë që Maqedonia, vitin e ardhshëm t’i filloj negociatat për anëtarësimin në BE. Këtë e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev në takimin me organizatat joqeveritare ku tha se bashkëpunimi me OJQ-të do të përshpejtojë këtë procedurë. Reformat në të cilat do të punojmë janë reale dhe të arritshme. Ata janë reformat urgjente që burojnë…

Lexo më Shumë

Dy persona, mes të cilëve edhe piloti, kanë humbur jetën në Greqi, pas rrëzimit të një helikopteri civil. Një nga viktimat po transmetonte në “facebook live” deri në momentin që helikopteri i afrohet me shpejtësi tokës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e të premtes në pjesën juglindore të rrethinave të Athinës. Helikopteri u rrëzua për shkak të përplasjes me telat e linjës së energjisë. Helikopteri, pronë e një kompanie private, ishte pajtuar nga prefektura e Athinës për të kryer spërkatje kundër mushkonjave në një moçalishte pranë kompleksit olimpik të kanoitazhit në Skinia. Spërkatja kishte mbaruar dhe piloti mori me vete një…

Lexo më Shumë

Barometri i ri politik i BRIMA-s tregon se pas zgjedhjes së Qeverisë së re ka ardhur deri te ndërrimi i pozitave të partive politike në elektoratin e Maqedonisë. Hulumtimi është bërë pas formimit të Qeverisë së re ( prej 2 deri 12 qershor 2017). Për herë të parë pas disa vitesh LSDM-ja kryeson me 22.4%, para VMRO-DPMNE-së që e mbështesin 19.8% e votuesve. Edhe pse VMRO-DPMNE-ja në segmentin e maqedonasve etnik akoma ka përparësi prej 0.9%, në elektoratin e përgjithshëm LSDM ka përparësi prej 2.6% sepse LSDM-në e 6.3% e përkrahin shqiptarët, por gjithashtu edhe te votuesit e bashkësive tjera…

Lexo më Shumë