Komanda e Forcave Detare të Turqisë ka dërguar një anije luftarake në jug të Detit Egje pas pretendimeve se nga anijet e sigurisë bregdetare të Greqisë është hapur zjarr ndaj një anijeje me flamur turk, teksa paraprakisht edhe Komanda e Sigurisë Bregdetare e Turqisë dërgoi dy anije, raporton AA. Sipas të dhënave të siguruara nga burime të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, pas pretendimeve se ndaj anijes së mallrave me flamur turk me emrin “ACT” që po lundronte në ujërat ndërkombëtare të Detit Egje është hapur zjarr nga anija e sigurisë bregdetare të Greqisë në ujërat e Rodosit, në vendin…
Author: almakos
Zbardhja e padrejtësisë dy dekadëshe ndaj shqiptarëve, nuk u realizua edhe pas shumë premtimeve të bëra dhe shpresës së rrejshme të ngjallur gjatë publikimeve të përgjimeve jolegale të cilat kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i publikoi në projektin e tij “E vërteta për Maqedoninë”. Pas pyetjeve të vazhdueshme se kur do të zbardhet e vërteta për rastet e montuara “Sopoti” dhe “Monstra”, por edhe vrasja e Harun Aliut, në konferencat e tij, gjatë publikimit të të ashtuquajturave “bomba”, Zaev ishte decid se gjithçka do të zbardhet. Zoran Zaev (09.02.2015): Gjithçka që kemi si dëshmi do të publikojmë, nuk do të…
Nuk ka paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe këshilltarin e tij, Martin Protugjer, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski dhe ish sekretarin e partisë, Kirill Bozhinovski. Penalja nuk e pranoi kërkesën e PSP-së dhe të gjithëve gjykata ua mori pasaportat personale dhe diplomatike dhe i obligoi që një herë në javë të paraqiten në gjykatë. Masë të tillë PSP propozoi edhe për 16 të akuzuarit në rastin “Titanik”, ndërkaq gjykata për të gjithë ata i pranoi dhe ua morri pasaportat.
03 July Komisioni për ndjekje të obligimeve të vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës, pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në sesionin e fundit veror në Strasburg e shqyrtoi raportin gojor të raportuesve për dialogun post-monitorues me Republikën e Maqedonisë, pas vizitës së tyre të fundit në vend. Takimet e këtij komisioni, të njohur si komisioni monitorues, u mbajtën pas dyerve të mbyllura, por Veleriu Giletski një nga raportuesit e komisionit monitorues dhe zëvendëskryetar i APKE-së, i cili ishte në delegacionin që e vizitoi Maqedoninë e konfirmoi këtë informacion. “Ne kishim raport gojor, në vjeshtë do të kemi vizitë…
Në Dibër u organizua tribuna “ Gratë janë shtylla e shoqërisë”, ku u shpalosën problemet që haset gruaja në këtë shtet, ku ky shtet ka anashkaluar femrën, gruan intelektuale dhe e gjitha kjo nga pala tjetër, nga meshkujt, nga klanet, anashkalim i femrës nga partitë politike dhe gjetkë, u tha në panel, njohton Almakos. “Ne si femra, jemi gjinia më e bukur, më e shenjtë dhe liridashëse, jemi gra që kërkojmë të drejtat tona në shoqëri, kërkojmë të jemi aty ku e kemi vendin, të jemi deputete, drejtoresha, ministre, te kemi poste udhëheqëse, sepse i meritojmë , jemi fuqia e…
03 July Gjykata penale vendosi se nuk ka paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt Mile Jankiaveski, Gordana Jankullovska, Martin Protungjer dhe Kiril Bozhinovski. Gjykata për ato solli vendim që tu merret pasaporta dhe një herë në javë të paraqiten në Gjykatë.
Janë ngritur zërat se shteti Maqedoni duhet të merr një emërim tjetër, ky zë vjen nga diplomacia greke, por nuk përjashtohet edhe ajo bullgare as edhe shtete të tjera ose edhe aktorë politik, shkruan Almakos. Republika e Maqedonisë është shtet i pavarur, banorët e saj kanë tokën e tyre, identitetin e tyre, kulturën, kështu shprehet ish Ambasadori Nano Ruzhin. Në anën tjetër kryeministri i Bullgaris pohon një vendim të tillë që Maqedonia të ketë një emër me përmbajtje gjeografike. Secili nga shtetet, politikan e diplomatë, historian e gjeograf japin opinionin e tyre mbi vendin e Maqedonisë aktuale . Por ish…
Prodhuesit e ushqimit organik të ndërmarrin hapa konkret për konkurrencë më të madhe, fillimisht me investim në teknologji , sepse shtetet në rajon punojnë intensivisht dhe janë shumë larg nesh, është mesazhi i tryezës së rrumbullakët “Trende zhvillimore në sektorin bujqësore në rajonin CEFTA – Bazë për konkurrencë më të madhe në tregun e BE – së”, që u mbajt sot në Odën ekonomike të Maqedonisë, njohton Almakos. Shija e veçantë dhe cilësia, sipas dekanit të Fakultetit për shkenca bujqësore dhe ushqim Vjekosllav Tanaskoviq, në produktin e Maqedonisë akoma i mundëson të njihet mirë në tregjet e ish-Jugosllavisë, Evropës Lindore…
Profesori Bekim Kadriu në një prononcim pë mediat në vend ka thënë për ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe se pa kaluar në parlamentin e Maqedonisë, dërgohet në Komisionin e Venecias “Nuk duhet të jetë pengesë shqyrtimi nga Komisioni i Venecias për miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe. Ligji mund të miratohet dhe të shqyrtohet më vonë nga ky Komision. Nga ana tjetër, pavarësisht se gjuha shqipe është kategori kushtetuese, Qeveria mund t’i drejtohet këtij Komisioni për një mendim. Por nuk është e domosdoshme që kjo të bëhet tani, para miratimit të Ligjit”, thotë Kadriu
“Punimet për ndërtimin e Sheshit “Skënderbeu” kanë arritur deri në përfundim të fazës së dytë, finalizimi i së cilës është çështje ditësh. Është arritur deri te vendosja e mozaikëve të parapara në projekt për kompletimin e një pamjeje me vlera të larta estetike dhe kulturorehistorike. Ndërsa nuk ka pasur asnjëherë ndryshim të projektit. Para 4 viteve ajo që është prezantuar ka qenë vetëm projekti ideor e jo projekti definitiv. Përpilimi i projektit definitiv, është zhvilluar me konsultime intensive me arkitektët përgjegjës dhe produkti real i paraparë në projekt është pikërisht kjo që po e shohim sot”, thonë nga Komuna e…
Rasti “Fortesa 2” u anulua për shkak se i akuzuari kryesor Goran Grujovski ka angazhuar avokat të ri. Lupço Shvërgovski është avokati i cili tani e tutje do ta mbrojë ish drejtorin e Drejtorisë së Pestë të DSK-së dhe pasi që sapo e ka marrë lëndën në duar, kërkoi më shumë kohë për t’u njoftuar me detajet e akuzës dhe gjykimit të deritanishëm. “Seanca e sotme u anulua me kërkesën time dhe të kolegut Mile Petreski pasi që jemi angazhuar si mbrojtës në këtë lëndë. Na duhet kohë për tu përgatitur. Unë jam avokat gjithkund ku është zotëri Sasho Mijallkov…
Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, ka dhënë porositë e tij të para, pas takimit që ka realizuar me shefin e diplomacisë së vendit, Nikolla Dimitrov. “Mendoj se gjatë disa muajve të ardhshëm nuk duhet të presim aktivitete dramatike apo ndryshime”, tha Nimic. Nimic nuk ka sjellur propozim të ri për emrin, por ka diskutuar konceptet e Qeverisë së re në lidhje me marrëdhëniet fqinjësore. “Nuk mendoj se është koha e duhur për të bërë propozime konkrete dhe përfundimtare, por mendoj se nevojitet një periudhë që të dy palët të bisedojnë me njëra tjetrën”,…

