Author: almakos

01 Dhjetor Kryeministri Zoran Zaev në hapjen e konferencës së ministrave të vendeve anëtare të Adriatikut që po mbahet në Ohër tha se për shkak të lënies jashtë në vitin 2008, Maqedonia u zhyt në procese retrogradë nga ku doli edhe kriza politike. Por Zaev u shpreh optimist se vendi do të bëhet anëtari i 30 NATO-s. Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska shprehu gatishmërinë e qeverisë së për zgjidhjen e problemeve të hapura që vetëm i kanë vështirësuar raportet me fqinjët. Nuk kërkojmë anëtarësimin ta marrim si një dhuratë, nuk mendojmë se është e drejtë e fituar që vetëm neve…

Lexo më Shumë

01 Dhjetor Ata që anketuam për Alsat thonë se pikërisht ndërtimet të cilat për momentin po bëhen në lumin Vardar janë shkaku kryesor i mos lëvizjes së lirë të ujit. Ata madje paralajmërojnë institucionet për marrjen e masave urgjente nëse reshjet e shiut do të jenë intensive edhe në dy ditët e ardhshme mund të paraqitet rrezik për ndonjë përmbytje”. Unë mendoj se kjo është si rezultat i punimeve ndërtimore për panoramën, sigurisht kjo nuk do të ndodhte nëse atje është e hapur”. Nëse edhe dy ditë kemi rreshje shiu Vardari do të dal prej shtratit, kjo është rrezik..Atje e…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja nuk bënë të ditur se cilat kanë qenë kërkesat e Nikolla Gruevskit në takimin e mbrëmshëm tek presidenti Ivanov, bashkë me kryeministrin Zaev, kreun e BDI-së Ahmeti dhe kryeparlamentarin Xhaferi. Nga ana tjetër kryeministri Zaev tha se në takimin në Vodno me presidentin kanë biseduar për tejkalimin e ngërçit politik dhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë krijon kushte për mbështetje dhe ndërtim të një koncensusi nacional me të gjitha subjektet politike, me Presidentin e shtetit dhe me opozitën për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë në NATO. Për këtë arsye, mbrëmë deri në ora 3…

Lexo më Shumë

01 Dhjetor Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tha për Alsat M se nuk e ka parë të arsyeshme të kërkojë nga policia shtimin e forcave brenda dhe jashtë shtëpisë ligjvënëse gjatë votimit për heqjen e imunitetit, me arsyetimin se seanca ka rrjedhë sipas rregullores së Kuvendit. Edhe nga Byroja për Siguri Publike thanë për Alsat M se nuk kishte nevojë për përgatitje të forcave të rendit për të mbrojtur Kuvendin dhe deputetët, pasi që nuk ka pasur paralajmërime për protesta apo kërcënim për prishje të rendit. Nuk kam bërë kërkesë për shtim të forcave policore sepse nuk kam vlerësuar se…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1938341879539988/ Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pranë organeve partiake do të dorëzojë dorëheqjen nga pozicioni i liderit të partisë, kështu deklaroi ai gjatë një interviste për portalin “Kurir”. “Unë në mbrëmjen pas rrethit të parë të zgjedhjeve tregova se si kryetar i partisë e mbaj përgjegjësinë më të madhe. Pastaj në intervistë televizive sqarova se gjithmonë një ekip që garon, qoftë ai politik, sportiv, në biznes apo ngjashëm, përgjegjësinë më të madhe e mban lideri. Ata që mirë më njohin dhe ata që mirë i kuptojnë porositë e mia politike më kanë kuptuar. Pavarësisht se si do të jetë analiza…

Lexo më Shumë

01 Dhjetor Kuvendi votoi heqjen e imunitetit për gjashtë deputet të VMRO-DPMNE-së të cilët dyshohen për veprën “cenim terrorist të rendit Kushtetues dhe sigurisë”. Heqja e imunitetit të 4 deputetëve: Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski u votua me 67 vota, ndërsa me 66 vota imuniteti iu mor Zhaklina Peshevskas dhe Ljuben Arnaudovit. Pro heqjes së imunitetit votuan edhe deputetët e Lëvizjes Besa. Heqjen e imunitetit deputetëve opozitarë, mazhoranca e quan nevojë të zbardhjes së 27 prillit dhe dhënies së sinjalit se të gjithë janë të barabartë para drejtësisë. Ajo ditë e cila u fut në historinë…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1938277699546406/ ] 01 Dhjetor Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kumtoi se duke realizuar bashkëpunim juridik ndërkombëtar në procedurë parahetimore me Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, zbuloi instalim të laboratorit më të madh për prodhim të paautorizuar të drogave sintetike në Evropën Juglindore. Alsat-M arriti të sigurojë një foto ekskluzive nga substanca narkotike që prodhohej në këtë laborator. Për koordinim të hetimit paralel tejkufitar dhe bashkëpunimit është formuar Ekip i përbashkët hetimor i organeve të të dy shteteve. “Gjatë ditës së djeshme, në rajonin…

Lexo më Shumë

01 Dhjetor Partia opozitare VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku do të diskutohet për heqjen e imunitetit për gjashtë deputetët e koalicionit parlamentar të udhëhequr nga  VMRO-DPMNE-së, për shkak të paraburgimit për ngjarjet e 27 prillit në Parlament. Jozyrtarisht Alast mëson se VMRO planifikon që që t’i bojkotojë të gjitha seancat kuvendore përderisa të arrestuarit për ngjarjet e 27 prillit ndodhen në paraburgim. Për momentin të gjithë anëtarët e VMRO-së ndodhen në selinë e kësaj partie ku po diskutojnë lidhur me ngjarjet aktuale. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-së edhe sot ka ftuar aktivistët e saj në…

Lexo më Shumë

Këshilli penal i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion i Gjykatës Themelore Shkupi 1, mbrëmë i ka pranuar ankesat e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të veprave penale nga sfera e krimit të organizuar edhe për tre të dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti, për të cilët u caktua paraburgim shtëpiak ka vendosur ta ndryshojë vendimin dhe t’i dërgojë në Burgun hetues Shkup, konfirmuan nga Gjykata Penale. Këshilli penal sot do të vendosë për ankesat edhe për të akuzuarit e tjerë për të cilët Prokuroria kërkon paraburgim, e jo paraburgim shtëpiak, si dhe për…

Lexo më Shumë

Reshjet e pa ndërprera të shiut në rajonin në Shkupit kanë bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Vardar. Në pamjet e filmuara nga ekipi i Alsat-M shihet rrjedha e rrëmbyeshme e ujit në shtratin e lumit. Ndërkohë reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe nëpër rrugët e disa lagjeve të kryeqytetit. Në Çair rrugët janë të mbushura me ujë me çka ka vështirësuar komunikacionin. [embedded content]

Lexo më Shumë

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë për lëndën e PSP-së “Treqind”, në të cilën i akuzuar është ish-ndihmësministri i Punëve të Jashtme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve, përcjell Almakos. Popovski seanën paraprake nuk u paraqit në gjykat, por siç tha avokati i tij, vetëm sepse ka qenë nën presion të opinionit. Avokati i tij kërkoi anulim të seancës sepse i akuzuari është mjekuar nga depresioni dhe për këtë arsye nuk ka qenë në gjendje që të marrë pjesë në gjykim. Gjykata për debatin e ardhshëm kryesor të caktuar për…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti mbrëmë mbajtën takim në Kabinetin e shefit të shtetit në të cilin u këmbyen mendime për ndodhitë aktuale në Maqedoni. Siç njoftoi Kabineti i presidentit Ivanov, është biseduar për zgjidhjet për dalje “nga gjendja momentale e tensionimit në shtet, e cila shkakton shqetësim tek qytetarët”. “Bashkëbiseduesit u dakorduan se është e domosdoshme që të gjithë faktorët në shoqëri të orientohen drejt ndërtimit të konsenzusit për dialog kombëtar, në funksion të qetësimit dhe normalizimit të proceseve politike,…

Lexo më Shumë