Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë për lëndën e PSP-së “Treqind”, në të cilën i akuzuar është ish-ndihmësministri i Punëve të Jashtme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve, përcjell Almakos.
Popovski seanën paraprake nuk u paraqit në gjykat, por siç tha avokati i tij, vetëm sepse ka qenë nën presion të opinionit. Avokati i tij kërkoi anulim të seancës sepse i akuzuari është mjekuar nga depresioni dhe për këtë arsye nuk ka qenë në gjendje që të marrë pjesë në gjykim.
Gjykata për debatin e ardhshëm kryesor të caktuar për më 1 dhjetor e ftoi mjekun që i ka dhënë pushim mjekësor Popovskit të japë sqarim për gjendjen shëndetësore, ndërsa në mënyrë shtesë me kërkesë të Prokurorisë do të thirret edhe psikiatri, i cili do të tregojë nëse i padituri do të mund ta përcjellë gjykimin.
Popovski dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski ilegalisht ka ndarë marrëveshje për shit-blerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Morshe Maqedoni SHPKNJP Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJP Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe Avto Kuqa SHPK Shkup të zgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike. Në këtë lëndë, siç tanimë publikoi MIA, Gjykata e Apelit vendosi se bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues.
Në këtë lëndë Gjykata e Apelit vendosi se bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues./Almakos

