01 Dhjetor
Kryeministri Zoran Zaev në hapjen e konferencës së ministrave të vendeve anëtare të Adriatikut që po mbahet në Ohër tha se për shkak të lënies jashtë në vitin 2008, Maqedonia u zhyt në procese retrogradë nga ku doli edhe kriza politike. Por Zaev u shpreh optimist se vendi do të bëhet anëtari i 30 NATO-s. Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska shprehu gatishmërinë e qeverisë së për zgjidhjen e problemeve të hapura që vetëm i kanë vështirësuar raportet me fqinjët.
Nuk kërkojmë anëtarësimin ta marrim si një dhuratë, nuk mendojmë se është e drejtë e fituar që vetëm neve na takon, ne e dimë se anëtarësimi është rezultat i kritereve të plotësuara dhe i sigurimit të stabilitet të brendshëm- deklaroi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.
Ushtruesja e detyrës zëvendës-ndihmës Sekretare e Mbrojtjes Loras Kuper tha se SHBA-të mbeten të përkushtuar në Ballkan.
SHBA-të do të jenë edhe më tej në partneritet me secilin prej jush, për të promovuar sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë- deklaroi Lora Kuper- u.d. Zëvendës-ndihmës Sekretare e Mbrojtjes.
Kam përshtypjen se pas një periudhe të gjatë kohore kemi moment pozitiv në Shkup, që do ti mundësojë vendit përparim në reformat strukturore dhe më në fund arritje të zgjidhjes së përbashkët për çështjen e emrit- deklaroi Gorazd Bartol- Shef i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Maqedoni.
Anëtarët e grupit A5, firmosën deklaratën e përbashkët me të cilën zotohen në përmirësimin e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjen e përbashkët në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse.
Miki Trajkovski

