Author: almakos

Kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Arben Taravari në kuvendin e 6-të të partisë tha se është marr vendim për formimin e një këshilli organizativ të kongresit i cili do të udhëhiqet nga Valbon Limani. Ai shtoi se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por pa saktësuar se kur, duke shtuar se kjo varet nga VMRO-DPMNE pasi që i ka numrin më të madh të deputetëve. “Nuk mund ta them me siguri, e kam thënë çdo herë se kjo më së shumti varet nga VMRO-DPMNE pasi që i ka 58 deputetë për të shpallë zgjedhjet duhen 61 vota. Sipas asaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot në Fushë Topanë kanë promovuar projektin e vendosjes së kontinjerëve nëntokësorë, projekt ky që do të realizohet në tërë Çairin. “Në Çair po sjellim një standard të ri jetese. Sot në Fushë Topanë bashkë me drejtorin e NP “Higjiena Komunale” Dragi Mitkovski promovuam edhe një nga projektet më moderne për pastërtinë dhe rregullin urban, vendosjen e kontinjerëve nëntokësorë, projekt i cili do të realizohet në gjithë Çairin. Ky projekt është një hap i madh përpara. Një ndryshim që shihet dhe ndihet. Kjo do të thotë më pak mbeturina jashtë.…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka njoftuar se në mbledhjen e Shtabit të Krizave është analizuar gjendja faktike në terren pas reshjeve të rrëmbyeshme dhe vërshimeve që përfshinë disa vendbanime të komunës së Sarajit. “Sipas të dhënave, më shumë se 30 shtëpi janë kapluar nga uji, ndërsa ekipet në terren kanë ndërhyrë me intensitet dhe të gjitha objektet e prekura janë pastruar. Në kuadër të Shtabit të Krizave janë të angazhuara: Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për menaxhim me kriza, njësitë e zjarrfikësve nga Tetova, Brigada e Zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit, Ndërmarrja Publike e Qytetit të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një i ri 23-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë riparimit të automjetit të tij. Sipas informacioneve paraprake, në Spitalin e Librazhdit është transportuar për ndihmë mjekësore shtetasi me iniciale Leonard Duka, 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po punonte në mjetin e tij në servisin e shtetasit me iniciale I. P. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura dhe intensive gjatë mbrëmjes së të shtunës, kanë shkaktuar probleme në shumë vendbanime të qytetit të Shkupit, Kërçovës, Tetovës dhe Gostivarit. Sa i përket rajonit të Shkupit, fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht në komunën e Sarajit janë përfshirë nga përmbytje. Sipas pamjeve nga terreni, disa rrugë janë mbuluar nga uji, ndërsa sipërfaqe të tëra fushash janë përmbytur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin në këto vendbanime rurale. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, së bashku me kryetarin e Komunës së Sarajt, z. Muhamed Elmazi, kanë dalë të terren për të parë nga…

Lexo më Shumë

Një shembje e murit pritës ka ndodhur në aksin rrugor Maliq–Lozhan, pranë urës së Qenckës, në kilometrin e 13-të, duke shkaktuar pengesa për qarkullimin normal të automjeteve. Sipas burimeve zyrtare, rrëshqitja e një masivi dheu ka dëmtuar murin pritës, dhe aktualisht lëvizja po kryhet me një korsi të vetme. Autoritetet rekomandojnë që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me kujdes dhe të ndjekin sinjalistikën e vendosur për të shmangur aksidentet.

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën përpjekje për të krijuar “mburojë ligjore” ndaj vetes përmes një nisme të re ligjore, që PS do ta depozitojë të hënën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut.  Berisha kundërshtoi argumentin e Ramës për ekzistencën e funksioneve të padelegueshme, duke pretenduar se në praktikë ekzistojnë qindra vendime të Këshillit të Ministrave të firmosura nga zëvendësministra me autorizim të kryeministrit. Sipas tij, legjislacioni në fuqi dhe vetë Kushtetuta parashikojnë mekanizma zëvendësimi dhe delegimi kompetencash, si në rastin e Presidentit të Republikës apo të ministrave,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje nga Konferenca e Sigurisë në Mynih kritikoi zëvendëssekretaren e përgjithshme të NATO-s, Radmilla Shekerinska, duke vlerësuar se një pjesë e deklaratave të saj “nuk kanë shumë kuptim” dhe nuk e pasqyrojnë realitetin. Pas kësaj LSDM-ja opozitare e Maqedonisë, e dënoi qëndrimin e Vuçiqit dhe e akuzoi për qasje shoviniste. Presidenti serb reagoi ndaj deklaratës së Shekerinskës, në të cilën ajo theksoi se Kroacia dhe Shqipëria janë partnerë të sigurt të NATO-s dhe kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke aluduar në bashkëpunimin e dy vendeve anëtare të Aleancës me Kosovën në fushën e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe gjendjes së krijuar në disa vendbanime të komunës, ekipet janë në terren që nga orë te hershme të mëngjesit.“Po punohet intensivisht për menaxhimin e situatës, zhbllokimin e rrugëve, pastrimin e kanaleve dhe ofrimin e ndihmës aty ku është e nevojshme. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente për të reaguar sa më shpejt dhe me efikasitet.Lusim qytetarët për kujdes të shtuar, të shmangin zonat e rrezikuara dhe për çdo rast emergjent të kontaktojnë shërbimet përkatëse.Do t’ju mbajmë të informuar për…

Lexo më Shumë

Komuna e Strugës po merr masa të intensifikuara për të kapërcyer problemin e ujit të pijshëm të ndotur, njoftoi kryetari i bashkisë Mendi Qyra. Banorët nuk kanë mundur të përdorin ujë nga ujësjellësi i qytetit për një javë. Ujë i turbullt dhe me ngjyrë kafe të errët rrjedh nga rubinetet, prandaj është vendosur ndalimi i pirjes dhe përdorimit të tij. Kryetari i bashkisë Kjura njoftoi se nesër (16 shkurt) një institucion privat ekspert nga Shkupi, i angazhuar me iniciativën e tij, do të kryejë analiza të hollësishme për të përcaktuar shkaqet e ndotjes. Ndërhyrjet në zonën e mbrojtjes së burimit…

Lexo më Shumë

Fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht në komunën e Sarajit janë përfshirë nga përmbytje si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë goditur zonën gjatë orëve të fundit. Sipas pamjeve nga terreni, disa rrugë janë mbuluar nga uji, ndërsa sipërfaqe të tëra fushash janë përmbytur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin në këto vendbanime rurale. Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse ka dëme në amvisëri apo objekte të tjera. Autoritetet kompetente pritet të dalin në terren për të vlerësuar situatën dhe për të përcaktuar shkallën e dëmeve. MARKETING

Lexo më Shumë

Gjykata ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, sipëmarrësin e ndërtimit Bardhyl Fushën, autorin e grabitjes së fililalit Fibank në Tiranë, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë (12 shkurt). Avokati mbrojtës, ka kërkuar caktimin e një mase sigurimi më të butë se “arrest në burg”, duke qenë se, sipas tij nuk ekziston rrezik arratisjeje apo përsëritjeje, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh. Po ashtu, avokati ka kërkuar Kryerjen e një ekspertimi psikologjik/psikiatrik për të vlerësuar gjendjen mendore të tij në momentin e ngjarjes. Fjala e mbrojtësit ligjor, avokatit Mirash Ndoci: Në cilësinë e mbrojtësit ligjor të…

Lexo më Shumë