Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka njoftuar se në mbledhjen e Shtabit të Krizave është analizuar gjendja faktike në terren pas reshjeve të rrëmbyeshme dhe vërshimeve që përfshinë disa vendbanime të komunës së Sarajit.
“Sipas të dhënave, më shumë se 30 shtëpi janë kapluar nga uji, ndërsa ekipet në terren kanë ndërhyrë me intensitet dhe të gjitha objektet e prekura janë pastruar.
Në kuadër të Shtabit të Krizave janë të angazhuara: Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për menaxhim me kriza, njësitë e zjarrfikësve nga Tetova, Brigada e Zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit, Ndërmarrja Publike e Qytetit të Shkupit për Ujësjellës dhe Kanalizim, ekipe nga Komuna e Gjorçe Petrovit, NPK Saraj, si dhe Komandanti i Njësisë Policore Saraj. Falënderojmë sinqerisht të gjitha institucionet dhe ekipet për angazhimin e tyre profesional, të përkushtuar dhe solidar në përballimin e kësaj situate.
Gjatë takimit u diskutuan edhe hapat e mëtejmë që do të ndërmerren për sanimin e plotë të pasojave, mbështetjen e familjeve të prekura dhe masat parandaluese për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.
Institucionet dhe shërbimet kompetente mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa ne do të vazhdojmë të informojmë qytetarët për çdo zhvillim të ri”, ka shkruar Elmazi. /SHENJA/
Data 03.11.2026
Aktuale
- Edi Rama: Njohja e Kosovës, çelësi për stabilitetin në Ballkan
- (VIDEO) Tre persona administrojnë Alta Bankën, për 21 ditë duhet të zbardhin gjendjen
- LAJM I FUNDIT: Presidenti Trump njofton një plan të ri për t’i dhënë fund ndihmës amerikane prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin deri në fund të vitit
- VIDEO/ “Rama në burg!” – Kryeministri përballet me protestat e shqiptarëve edhe gjatë vizitës në Bruksel
- (VIDEO) Hetime në Universitetin e Shtipit, shiteshin nota dhe diploma
- Ben Blushi: Përplasja Rama-Veliaj, rrjedhë e një raporti jo të shëndetshëm! Protestat? Shkak për dhunën, akumulimi i zemërimit
- Studentët marshim në Tiranë, kalojnë pranë selisë blu: Oj Parti Demokratike si u shite gjithë këto vite! Opozita jemi ne (VIDEO)
- Shkrumbohet një veturë pranë DAP-it në Shkup, nuk raportohet për të lënduar



