Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje nga Konferenca e Sigurisë në Mynih kritikoi zëvendëssekretaren e përgjithshme të NATO-s, Radmilla Shekerinska, duke vlerësuar se një pjesë e deklaratave të saj “nuk kanë shumë kuptim” dhe nuk e pasqyrojnë realitetin. Pas kësaj LSDM-ja opozitare e Maqedonisë, e dënoi qëndrimin e Vuçiqit dhe e akuzoi për qasje shoviniste.
Presidenti serb reagoi ndaj deklaratës së Shekerinskës, në të cilën ajo theksoi se Kroacia dhe Shqipëria janë partnerë të sigurt të NATO-s dhe kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke aluduar në bashkëpunimin e dy vendeve anëtare të Aleancës me Kosovën në fushën e mbrojtjes.
“Por ajo foli edhe për disa gjëra të tjera që nuk kanë shumë kuptim. Duke dashur, supozoj, të kritikojë Republikën Srpska, ajo foli për shqetësimin e saj lidhur me disa deklarata dhe vendime separatiste në rajon që nuk kontribuojnë për paqen. Këtë na e thonë gruaja dhe njerëzit që çuan në shkëputjen, të paktën sipas tyre, të një pjese të territorit të Serbisë – ndërmjet 13 dhe 14 për qind të territorit të Serbisë”, tha Vuçiq.
Pas kësaj deklarate ka reaguar partia opozitare LSDM nga RMV-ja, pjesë e së cilës ka qenë vetë Shekerinska.
LSDM-ja e dënoi sjelljen e presidentit serb Aleksandar Vuçiqit ndaj zëvendëssekretares së përgjithshme të NATO-s, Radmilla Shekerinska, duke e akuzuar për qasje poshtëruese dhe shoviniste, si dhe për përdorim të fyerjeve në vend të argumenteve.
“E njohur për fyerjen e të gjithë atyre që nuk ndajnë qëndrimet e tij ose i pengojnë, këtë herë synimi i tij ishte Radmilla Shekerinska. Vuçiq në mënyrë keqdashëse theksoi se ‘kjo grua dhe njerëzit që çuan në shkëputje’ (duke theksuar gjininë e saj në një mënyrë poshtëruese, si të ishte e rëndësishme për argumentin), e akuzoi Shekerinskën për lidhje me shkëputjen e 13–14 për qind të territorit të Serbisë (duke iu referuar Kosovës)”, thanë nga LSDM.
Ata theksuan se zëvendëssekretarja e NATO-s nuk ka asnjë lidhje me akuzat për separatizëm dhe gjithmonë ka promovuar dialogun dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Sipas LSDM, roli i Radmilla Shekerinskës në NATO është dëshmi e fuqisë dhe kompetencës së grave në politikën ndërkombëtare, ndërsa sulmet e presidentit serb Vuçiq i vlerësuan si përpjekje për të minimizuar këto arritje.
Data 02.08.2026
Aktuale
- Mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm, nis verifikimi i kandidaturave nga KLP
- “Dështimi në Shqipëri ka ngelur jetim! Nesër mund t’ju marrin pronën”/ Qytetari mesazh të fortë nga protesta: Punonjës të administratës, dilni në shesh për fëmijët tuaj!
- I riu thirrje fortë para Kryeministrisë: Rama mos tento të blesh protestën kot! Çoji paratë te Onkologjiku!
- Fillimi i ri i Merz dështon shpejt
- “O tradhtar, jep dorëheqjen!”/ Protesta e 64-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë masivisht drejt Kryeministrisë
- “Referendum për hartën e bashkive, jo konsultim fasadë si tenderat e Belindës”. Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Pse socialistët u bënë flamingo!
- Sistemi Satelitor i Navigimit BeiDou i Kinës përfundon përmirësimin në orbitë



