Për shkak të reshjeve të borës prej orës 07:45 në drejtimin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese dhe autobusëve, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.Paraprakisht LAMM informoi se në orën 05:45 në mëngjes është vendosur ndalesë për kamionë dhe autobusë në rrugën f. Lisec – Kodër e Diellit. Pas ndërprerjes së plotë në rrugën Kërçovë – Gostivar të shkaktuar nga shembja në orën 05:40 të mëngjesit, ekipi nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” e pastroi njërën korsi dhe qarkullimi prej orës 06:50 po zhvillohet në mënyrë alternative. MARKETING
Author: almakos
Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim një 40 vjeçar, banues në Fier, pas një kallëzimi të depozituar nga një 31-vjeçar me inicialet K. P. Sipas denoncimit, 40-vjeçari me i niciale H. K., dyshohet se e ka përndjekur me automjet, duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë dhe duke u prezantuar si punonjës policie. Nga verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se automjeti i përdorur në këtë rast është në pronësi të shtetasit H. K. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. K., 40 vjeç, banues…
Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e shtatë të operacionit të koduar “Relay”, duke vënë në pranga një 35-vjeçare të dyshuar për trafikim të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Në pranga u vu shtetasja Elsona Çoba, 35 vjeçe, banuese në Rrogozhinë. Ajo u kap në flagrancë në afërsi të Lezhës, teksa transportonte me automjetin e saj tip “BMW” pesë emigrantë, të cilët dyshohet se i kishte marrë në Vorë. Sipas hetimeve paraprake, 35-vjeçarja u kishte marrë secilit prej emigrantëve nga 2 500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Automjeti i përdorur për…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga Erisjaldo Gjuta 22 vjeç, i dashuri i 18-vjeçares, e cila një ditë më parë u vetëplagos me armë zjarri, në hotelin “Gjuta” në zonën e Saukut. Erisjaldo Gjuta dyshohet se ka pasur edhe armën me të cilën e 18-vjeçarja qëlloi veten. Sipas bluve të kryeqytetit, i riu akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin…
Pak orë para derbit kryeqytetas, Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 16:30, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 14:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”. Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë: – Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon:…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar takim me Gunther Krichbaum, ministër shteti për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, transmeton Anadolu. Sipas një njoftimi të ministrisë së jashmte, në fokus të bisedimeve ishin çështjet aktuale që lidhen me integrimin evropian dhe përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Muçunski ka riafirmuar përcaktimin strategjik për anëtarësim në BE, duke theksuar përkushtimin ndaj zbatimit të reformave, avancimit të bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës, duke thënë se është e vetmja parti parlamentare që ka në programin e saj dhunën. Në podkastin e tij flasim, kreu i qeverisë i quajti protestuesit e dhunshëm të opozitës si mercenarë të paguar, duke thënë se tubimet e PD janë “si jashtëderdhje në rrugë të plakut të lajthitur”. Rama theksoi se PD është një forcë politike pa mision, por ka vetëm një funksion, sipas tij ‘të shkarkojë rropullitë e plakut. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Vaj medet pikë e zezë’. “Kisha shumë kohë, s’mbahet mend pa komentuar…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me kthjellime (diell) në orët e mesditës. Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit. Në qendër dhe në jug, reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave e lokalisht breshër. Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të…
Kryetari i Lëvizja BESA dhe njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së partisë në Saraj, ku në fokus të diskutimit ishte e ardhmja dhe procesi i bashkimit të VLEN-it. Në një atmosferë të ngrohtë dhe mobilizuese, Kasami theksoi se me vendimin e Kuvendit Qendror është nisur “rruga pa kthim” drejt bashkimit dhe strukturimit të plotë të VLEN-it, me synimin për krijimin e një shtëpie të përbashkët, të fortë dhe të organizuar mirë. “VLEN-i po bëhet sepse është vullnet dhe kërkesë e aktivistëve, votuesve dhe të gjithë shqiptarëve, vullnet i shprehur në…
Ish-ambasadori britanik John Stewart Duncan, i cili ishte dëshmitar i tretë mbrojtës në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, ka vlerësuar fjalët përfundimtare të mbrojtjes të paraqitura gjatë kësaj jave. Përmes një postimi në X, Duncan e ka cilësuar këtë javë si “tejet domethënëse” dhe ka shprehur pritshmëri për përgjigjen e Prokurorisë ndaj dëshmisë së tij. Ai theksoi se shpreson që prokuroria të sqaroje se përmbledhja e hollësishme që ai ka paraqitur disa herë në dëshmi nuk mund të konsiderohet si “njohuri të pakta mbi realitetin në terren”.
Në vitin 2022, Prokuroria e Posaçme regjistroi një procedim kundër 32 personave që dyshohej se ishin implikuar në sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, ndërkohë që ky i fundit ndodhej i shpallur në kërkim për të njëjtat akuza. Mes anëtarëve të grupit ishte edhe Elvin Merlika, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar i akuzuar në dosjen e njohur si “Plumbi i artë”. Sipas SPAK, Merlika ka bashkëpunuar me Ervis Martinajn dhe Alket Xhixhën për vrasjen e mbetur në tentativë të Dokles, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal. Plani për vrasjen e…
Një 46-vjeçar shqiptar, i skeduar për krime të ndryshme dhe kryesisht në fushën e vjedhjeve, mbeti i vdekur pas plagosjes së rëndë gjatë arratisjes teksa kishte shkuar për të bastisur një banesë, pasi këmba e tij u ngul në një shtyllë hekuri me majë e vendosur si gardh për t’u mbrojtur nga derrat e egër. Para kësaj, pronarët kishin qëlluar me armë në ajër dhe autoritetet thanë se plaga e viktimës ishte pikërisht nga vetëplagosja aksidentale gjatë arratisjes nga frika e arrestimit. Çarja e arteries femorale bëri që shqiptari të humbte jetën Ngjarja ka ndodhur në Gorello (Arezzo), ku viktima…

