Kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe gjendjes së krijuar në disa vendbanime të komunës, ekipet janë në terren që nga orë te hershme të mëngjesit.
“Po punohet intensivisht për menaxhimin e situatës, zhbllokimin e rrugëve, pastrimin e kanaleve dhe ofrimin e ndihmës aty ku është e nevojshme. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente për të reaguar sa më shpejt dhe me efikasitet.
Lusim qytetarët për kujdes të shtuar, të shmangin zonat e rrezikuara dhe për çdo rast emergjent të kontaktojnë shërbimet përkatëse.
Do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar kryetari i komunës së Sarajit Muhamet Elmazi.
Data 01.10.2026
Aktuale
- Trump lë të hapur përshkallëzimin e luftës me Iranin pas zgjedhjeve
- Si një zakon i thjeshtë para gjumit mund t’ju transformojë mëngjesin
- (VIDEO) ASK zbulon rrjetin që shpërndante material raciste dhe ksenofobike
- Parkim me 1.400 vende në QSUT, territori i spitalit do të kthehet në park
- (VIDEO) Bytyqi: Masat e Qeverisë për naftën të vonuara
- (VIDEO) Federata Shqiptare e Alpinizmit dënon heqjen e shqiponjës nga Korabi
- Gazetari i News24, Fatmir Popja nderohet me çmimin “Sami Frashëri” për vitin 2026 në publicistikë
- (VIDEO) Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 5 mjekëve nga Manastiri



