Author: almakos

Ministria e Punëve të Jashtme, e cila dje, duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, krijoi një shtab krize, i cili është në dispozicion 24 orë për qytetarët, njoftoi se numri i qytetarëve tanë që raportojnë se janë të bllokuar në zonat e kërcënuara është në rritje, por nuk tha se cili është ky numër. Një informacion i tillë nga Ministria e Punëve të Jashtme u njoftua për më vonë. Detyra e shtabit të krizës, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, është të monitorojë vazhdimisht situatën dhe të koordinojë e sistematizojë të gjitha…

Lexo më Shumë

Ambasada e Francës në Tiranë ka dënuar me forcë sulmet e dhunshme ndaj vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, tashmë e kthyer në një qendër kulturore dhe atraktive për turistë të huaj, për shkëmbime kulturore. Gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës pati goditje me molotovë ndaj godinës dhe dëme materiale, teksa aty, sipas qëndrimit zyrtar të autoriteteve, kishte të paktën 12 artistë të huaj që u rrezikuan. Ambasada vë në dukje se “organizatorët nuk duhet ta injoronin këtë fakt” dhe duhet ta shmangnin sulmin, pasi ajo godinë menaxhohet nga një qendër franceze “Fondacioni Art Explora”. Selia diplomatike shprehet me një reagim…

Lexo më Shumë

Një plagosje e dyfishtë me thikë ndodhi dje pas përleshjes mes tre personave në një berberhane në Ishull-Lezhë. Ditën e sotme (1 mars), policia vendore njoftoi se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të krimit. I ndaluari është D.K., banues në Lezhë, ndaj të cilit kishte denoncim edhe nga njerka e tij për dhunë fizike dhe psikologjike. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë pësuar dëmtime kryesisht në duar gjatë përpjekjeve për t’u mbrojtur dhe janë mjekuar në spital. Kurse motivet e krimit janë të panjohura. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme…

Lexo më Shumë

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia 3 persona të akuzuar për krime të ndryshme në fushën e drogës, korrupsionit dhe kalim i paligjshëm i kufirit. I pari është ekstraduar Ibrahim Anxhara alias Ibrahim Potka, 27 vjeç. Në vitin 2024, Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. U krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit Samoel Terolli alias Jetmir Hysenaj, 46 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në qershor të vitit…

Lexo më Shumë

Zbardhen djegiet e dy makinave në Pogradec, ngjarje të ndodhura gjatë muajve dhjetor 2025 dhe shkurt të këtij viti. Arrestohet autori i vendosjes së flakës dhe shpallet në kërkim porositësi dhe financuesi i krimeve. Operacioni është koduar “The last fire” (Zjarri i fundit). “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The last fire”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi J. T., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim porositësi shtetasi E. F., 38 vjeç, banues në Korçë”, bëri me dije policia vendore. Burime zyrtare sqaruan se ngjarjet kanë ndodhur…

Lexo më Shumë

Dy të rinj u arrestuan sot nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen për një seri vjedhjesh në qytetin bregdetar. Objektiv i tyre ishin kryesisht bizneset, dyqane dhe markete, ku kanë marrë shuma parash, mallra dhe sende të tjera materiale. Burime zyrtare të policisë thanë se të arrestuarit janë Anxhelo Dollaku dhe Paulo Muho. Nga hetimet e deritanishme rezulton nga krahasimi i pamjeve filmike, provave dhe gjurmëve se ata janë autorë të vjedhjeve të dy marketeve, një pastiçerie dhe një dyqani.

Lexo më Shumë

Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar sot rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Sasia e ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave konfirmuan aksionin dhe bënë me dije se “strukturat e saj e vlerësojnë me prioritet sigurinë ushqimore”. “Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva parësore edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet më tej.

Lexo më Shumë

Pas protestës së mbrëmshme (28 shkurt) të opozitës në kryeqytet, para Kryeministrisë dhe Policisë së Shtetit e të Tiranës, kanë ardhur edhe reagimet operacionale. Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë në pranga. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet policore, por mësohet se ka edhe persona të shoqëruar. Protesta e djeshme u shoqërua me momente tensioni, ndërsa protestuesit marshuan në drejtimin e disa institucioneve, ku nuk shpëtoi nga molotovët edhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha. Po ashtu gjatë marshimit pati hedhje të molotovëve dhe fishekzjarrëve, të cilave policia iu…

Lexo më Shumë

Takimi i fundit mes kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit Albin Kurti, ka nxjerrë në pah tensionet e vazhdueshme rreth zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës. Çfarë do të ndodhë në katër ditët e mbetura deri në përfundimin e afatit kushtetues? Hamza theksoi se përgjegjësia për procesin e zgjedhjes së Presidentit është e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë detyrë si të padiskutueshme për partinë më të madhe në parlament. Ai nënvizoi se ata që kanë mandatin për të qeverisur, duhet të sigurojnë zgjedhjen e një figure të re në krye të shtetit. Pas mbledhjes së Kryesisë së…

Lexo më Shumë

Një i ri ka përfunduar pa ndenja si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia kundër protestuesve që ishin para godinës së Policisë së Shtetit. [embedded content] Siç shihet nga pamjet, ai ka përfunduar i shtrirë në buzë të lumit Lana, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur edhe disa të pranishëm aty. “Ai është në rrezik për jetën nga gazi”, thekson një protestues pranë tij, që i jep edhe ujë. Nuk dihet se si paraqitet gjendja e të riut. [embedded content]

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen financiare të Kosovës, duke dekretuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2026. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Presidentes, Bekim Kupina, duke theksuar rëndësinë e këtij buxheti për zhvillimin e vendit. Miratimi i Buxhetit për vitin 2026 u realizua në Kuvendin e Kosovës më 20 shkurt, një datë që do të mbetet e rëndësishme për politikën financiare të vendit. Ky buxhet, me një vlerë prej rreth 4 miliardë eurosh, synon të mbështesë projekte të ndryshme zhvillimore dhe shërbime publike. Votimi për buxhetin ishte një proces i ngarkuar politikisht, ku…

Lexo më Shumë

Kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj, ka vazhduar takimet zyrtare të planifikuara në vizitën treditore në Maqedoninë e Veriut. Stacioni i radhës ishte Tetova, ku Begaj u prit nga kryetari i komunës, Bilall Kasami. Përveç Kasamit, Begajn në Tetovë e pritën edhe një numër i madh qytetarësh, si dhe fëmijë që kishin dalë në rrugët e qytetit me flamuj kuqezi. Presidenti shqiptar, në fjalimin e tij para qytetarëve të Tetovës, foli për rëndësinë e kultivimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe, si dhe për Marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas Begajt ka siguruar të drejtën themelore për çështjen e gjuhës. BAJRAM…

Lexo më Shumë