Rreth 350 kilogramë lëndë narkotike janë zbuluar sot në një trajler gjatë kontrollit në pikën doganore të Kakavijës. Rreth orës 6:30, gjatë kontrollit me skaner të një mjeti bosh në dalje nga dogana, punonjësit vunë re një dopio shasie, ku dyshohej të ishte fshehur lënda narkotike “cannabis sativa”. Mjeti u dërgua për kontroll fizik së bashku me forcat e policisë, ku u zbuluan 166 pako, secila me peshë rreth 2.1 kg lëndë narkotike. Njoftimi: Kakavijë, dogana zbulon rreth 350 kg lëndë narkotike Rreth orës 6:30 të ditës së sotme, gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje në…
Author: almakos
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, pa ndikim të konsiderueshëm në kushtet e përgjithshme të motit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 ballë.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë sot në Tetovë, Gostivar dhe Dibër. Vizita në Tetovë do të nisë në ambientet e Komunës, ku Presidenti Begaj do të pritet nga kryetari i komunës, Bilall Kasami. Më pas, ai do të vijojë në këmbë drejt Shkollës Fillore “Liria”, ku është paraparë një program artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës dhe SHKA “Xheladin Zeqiri”, me këngë dhe valle tradicionale shqiptare. Sipas agjendës zyrtare, vizita e Presidentit Begaj do të vazhdojë më tej në qytetin e Gostivarit dhe…
Mbetet në fuqi ndalesa për pirjen e ujit nga ujësjellësi i Strugës për shkak të turbullirës, e cila varion në pikat matëse nëpër qytet. Uji mund të përdoret vetëm për qëllime teknike, konfirmoi sot dr. Lidija Simonoska, specialiste e higjienës dhe ekologjisë shëndetësore në Qendrën për Shëndet Publik – Ohër. Mostrat e marra sot nga disa pika matëse, sipas Simonoskës, tregojnë turbullirë nga 0,62 deri në 1,73, kurse vlerat e lejuara janë 1,5 turbullirë. “Turbullira është ulur. Mostrat e marra nga tre pika matëse janë tashmë normale. Megjithatë, do të kontrollojmë edhe javën tjetër. Derisa të merren tre mostra radhazi…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar me krenari se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka siguruar një financim prej 10,063,676 dollarë amerikanë nga raundi i tretë i Pandemic Fund. Kjo është një arritje e rëndësishme për forcimin e sistemit shëndetësor në vend. Ky financim është pjesë e një iniciative më të gjerë, ku më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën. Kjo ndihmon në mobilizimin e mbi 4 miliardë dollarëve financim shtesë nga partnerë të ndryshëm, duke forcuar kështu kapacitetet shëndetësore globale. Kosova është një nga vendet…
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtonte lirimin nga qelia të Eria Agos më 20 nëntor 2025 nga Apeli i GJKKOsë. E dashura e Safet Bajrit akuzohej se ndihmoi këtë të fundit që të largohej nga vendi i krimit pas atentatit vdekjeprurës ndaj Fatbardh Liçit në Shkodër. Ago u lirua pas ankimimeve të depozituara, por SPAK ishte kundër dhe bëri ankimim në Gjykatën e Lartë, e cila ka shpallur vendimin, duke lënë në fuqi lirimin e bërë nga shkalla e dytë e GJKKO.
Ka forca konstruktive në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari për zgjidhjen e problemit. Kështu ka deklaruar Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut , Tomas Vajc, i cili është shprehur optimist i matur se mund të gjendet një rrugëdalje nga ngërçi për ndryshimet kushtetuese dhe se vendi mund të ecë përpara në rrugën drejt BE-së. Në një intervistë për “360 gradë” pas prezantimit të draft-raportit për Maqedoninë e Veriut në Komitetin për Punë të Jashtme, Vajc thotë se forcat konstruktive në të dyja anët do të gjejnë mënyra për të vazhduar përpara. TOMAS VAJC, RAPORTUESI I PARLAMENTIT EVROPIAN PËR…
Në emisionin “Debat në Shenja”, dy analistët politik Ibrahim Memeti dhe Xhelal Neziri, shpalosën pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet e fundit politike në vendë. I pyetur nëse beson se projekti VLEN është një projekt afatgjatë, Memet u shpreh se formimi i VLEN-it ka qenë i përshpejtuar dhe se kjo ka lënë pasoja edhe në mënyrën e funksionimit. Memeti shtoi se pjesëmarrja në Qeveri i ka dhënë një mundësi që ajo të rikonfigurohet brenda vetvetes ku sipas tij dhe të faktorizohet aq më tepër nëse ato arrijnë të formojnë një subjekt të vetëm, i cili do të ishte funksional. IBRAHIM MEMETI-ANALIST…
Ministria e Transportit ka shpallur thirrje publike për prokurimin e 150 autobusëve elektrikë dhe 75 karikuesve. Sipas kritereve në thirrjen publike, ofertuesi që do të zgjidhet si më i favorshmi është i detyruar të prodhojë dhe të dorëzojë 30 autobusë brenda gjashtë muajve, 60 autobusë brenda 12 muajve dhe 60 autobusë të tjerë brenda 18 muajve. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm është 30 marsi 2026. Sipas planit të prokurimit, 100 autobusë janë të destinuar për Qytetin e Shkupit, dhe 50 të tjerët për komunat. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha në një intervistë për Sitel në…
Më 27.02.2026 në orën 09:10 në fshatin Pallaticë, rajoni i Tetovës, zyrtarë policie nga Departamenti për shtypjen e krimit të organizuar dhe të rëndë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me policë nga SPB Tetovë, ndaluan M.R. (18) nga fshati Pallaticë. Ai dyshohet se ka dërguar vazhdimisht mesazhe elektronike në disa institucione arsimore në Tetovë se ishin vendosur pajisje shpërthyese. Pas marrjes së masave dhe kontrolleve, u përcaktua se të gjitha raportimet për vendosjen e bombave ishin të rreme. Sot, me urdhër gjykate, u kryebastisje në shtëpinë e tij në fshat, gjatë të cilit u sekuestruan disa pajisje…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, mbajti sot një press-konferencë së bashku me drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, si dhe Akim Ali, përfaqësues i World Health Organization dhe shef i zyrës së OBSH-së në vend, me rastin e prezantimit të rezultateve të hulumtimit global mbi përdorimin e duhanit tek të rinjtë. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se 13,6% e nxënësve të moshës 13–15 vjeç aktualisht përdorin ndonjë produkt të duhanit, që është prevalenca më e lartë e regjistruar deri më tani. Veçanërisht shqetësuese janë edhe të dhënat se 57% e të rinjve kanë qenë të ekspozuar ndaj tymit…
Durim Bami, i ekstraduar një ditë më parë nga Dubai drejt Shqipërisë, ka paraqitur kërkesë zyrtare për t’u transferuar nga IEVP “Jordan Misja” (Burgu 313) në Tiranë, ku ndodhet aktualisht, drejt IEVP Fushë-Krujë. Kërkesa është depozituar përmes avokatit të tij, Ilir Murati, me argumentin se jeta dhe integriteti i tij fizik janë në rrezik në institucionin ku po mbahet. Sipas shkresës drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, në Burgun 313 dhe në disa IEVP të tjera ndodhen persona që në të kaluarën, sipas dosjeve penale, kanë qenë të përfshirë në tentativa për eliminimin fizik të…

