Author: almakos

Nuk janë vetëm profesorët shqiptarë që kundështojnë propozim ligjin e ri të Ministrisë së Arsimit për arsim të lartë. Në këtë debat është përfshirë edhe ish ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, aktualisht, profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë dhe nënkryetare e Komisionit të Venedikut. Duke komentuar draft ligjin e ri, Deskoska ka thënë se tezat se ligji aktual i vitit 2018 është fajtor që asnjë universitet i Maqedonisë nuk është ndër 1.000 universitetet më të mira në Renditjen e Shangait janë të pabaza. Sa i përket propozimit të ri, Deskoska vlerëson se, veçanërisht problematik është kushti i h-indeksit të…

Lexo më Shumë

Gostivari ishte Komuna e rradhës të cilën e vizitoi presidenti shqiptar, Bajram Begaj gjatë qëndrimit të tij tre ditorë në vendin tonë. Në Gostivar Begaj u prit nga kreu i Komunës, Valbon Limani dhe me një program ceremonial të përgaditur nga komuna. Në fjalimin e tij, kryetari i komunës ka theksuar rolin unifikues që ka pasur Begaj për shqiptarët, për çka edhe i dhuroi “çelësin e komunës”. Valbon Limani, Kryetar i Gostivarit “Në këto kohë trazirash politike ku bota është e vendosur përballë sfidash të mëdha, në këto kohë ku duket se ka një rivendosje të dinamikave gjeopolitike, ju keni…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi se vendi qëndron fuqishëm përkrah aleatëve amerikanë përballë kërcënimeve destabilizuese në Lindjen e Mesme. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë se diplomacia mbetet gjithmonë opsioni i parë në zgjidhjen e krizave, por theksojnë se parandalimi është thelbësor kur ekzistojnë rreziqe të besueshme. “Siguria, stabiliteti dhe përgjegjësia ecin krah për krah”, theksohet në deklaratë. Mucunski bëri të ditur se ambasadat dhe ekipet konsullore në të gjithë rajonin janë të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët, duke garantuar sigurinë e…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që kryente vjedhje në kryeqytet. Në pranga u vunë tre persona, pjesë e këtij grupi. [embedded content] Grupi akuzohet për 12 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje. Të arrestuarit janë Daniel Çela 31 vjeç; Bashkim Sollaku 56 vjeç; dhe Endri Gjeli 33 vjeç, të tre banues në Elbasan. Policia sekuestroi automjetin me të cilin këta persona shkonin në banesat apo subjektet ku kryhej vjedhja si dhe veshje të përdorura në krim. Më konkretisht, këta persona akuzohen se kanë vjedhur më 4 dhjetor 2025 një shumë parash në një biznes në rrugën  “7 Nëntori”. Më 24…

Lexo më Shumë

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një vizitë zyrtare Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, duke e vlerësuar këtë takim si një moment të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Me shumë kënaqësi e mirëpritëm në Tetovë Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj”, u shpreh Kasami, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite për qytetin dhe për bashkëpunimin ndërshqiptar. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Biseduam për raportet e forta mes dy vendeve tona dhe për të ardhmen tonë të…

Lexo më Shumë

Gjatë këtyre ditëve Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të këtyre vizitave, Begaj ka realizuar takime me përfaqësues të lartë shtetëror, si dhe ka zhvilluar takime edhe me krerët e partive politike shqiptare në vend.Një ndër takimet që Begaj ka realizuar me partitë politike shqiptare, ka qenë edhe takimi i mbrëmshëm me kryetarin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi.Lidhur me këtë takim, Rexhepi ka shkruar seShqipëria dhe shqiptarët në rajon ndajnë përgjegjësi të përbashkëta për stabilitetin, zhvillimin dhe afirmimin e interesave tona legjitime, ndërsa sipas tij bashkëpunimi qëndrueshëm institucional…

Lexo më Shumë

Është gjetur sot në fshatin Kakrruk, në dalje të qytetit të Skraparit, trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 18 shkurtit në Kanionet e Osumit. Për ditë me radhë u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit nga Forcat e Armatosura dhe polumbarët. Për shkak të rrjedhës së lartë të ujërave të lumit Osum, trupi i tij i pajetë u nxor nga rryma në fshatin Kakrruk. Më pas, ai u transportua në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. Ilir Kurti ishte larguar nga banesa më 18 shkurt dhe denoncimin për humbjen e tij…

Lexo më Shumë

Në Prilep, mëngjesin e sotëm janë matur -3 gradë Celsius. Temperatura nën zero janë regjistruar edhe në Kriva Pallankë, Berovë dhe Mavrovë me -2 gradë, ndërsa -1 gradë është shënuar në Kodrën e Diellit dhe në Manastir. Sipas njoftimit të Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik, temperaturë zero gradë është regjistruar në Tetovë, Shtip, Krushevë dhe Pretor. Një gradë mbi zero është matur në Shkup – Petrovec, Ohër, Kavadar dhe Vinicë, ndërsa 2 gradë në Shkup (Zajçev Rid), Veles dhe Demir Kapi. Temperaturë prej 4 gradësh është regjistruar në Strumicë, ndërsa më e larta, 8 gradë Celsius, në Gjevgjeli. Në Kodrën e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje qytetarëve maqedonas që ndodhen në Izrael të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë. Ministria gjithashtu rekomandon që qytetarët të shmangin udhëtimet drejt këtij rajoni deri në stabilizimin e gjendjes. Sipas informacioneve nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira ajrore mbi Izrael është e mbyllur për fluturime civile deri në njoftim të ri. Të gjitha fluturimet komerciale janë pezulluar dhe nuk dihet se kur do të rifillojnë. Qytetarët që kanë nevojë…

Lexo më Shumë

Emisioni Vetting në News24 denoncoi dyshimet për abuzime në tenderin për Portin e Ri tregtar në Porto Romano, duke nxjerrë në dritë problematikat në procesin e prokurimit. Duke i kushtuar disa investigime, Vetting zbuloi se si ishte dhënë tenderi dhe kush qëndronte pas shoqërisë fituese Archirodon të Porto Romanos, që thuhet se kishte lidhje ruse. Po ashtu, në investigimin e emisionit sqarohet dhe ‘roli’ i Belinda Ballukut mbi 393 milionë euro që iu dha kompanisë së vetme në garë. KONTROLLET E BKH DHE DOSJA QË MORI SPAK Sipas informacionit të fundit, hetuesit e Byroës Kombëtare të Hetimit zbarkuan në Autoritetin…

Lexo më Shumë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur alarmin mbi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se opozita aktualisht nuk ka një agjendë të qartë dhe se është e detyruar të ndjekë agjendën e Albin Kurtit. “Situata është e ndërlikuar, pasi përgjegjësia bie mbi të dyja palët. Opozita nuk ka një plan të qartë dhe është e detyruar të veprojë sipas udhëzimeve të Kurtit,” tha ai në një intervistë për Gazetën Blic. Tahiri theksoi se strategjia e Kurtit është e menduar mirë, me qëllim që ta vendosë opozitën në një pozicion defanziv dhe të pengojë Vjosa Osmanin nga…

Lexo më Shumë