Author: almakos

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare por kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti ka njoftuar se ka realizuar takim me Kryetarin e Komunës Kağıthane, Mevlut Öztekin. Mexhiti, thotë se bëhet fjalë për një nga komunat më dinamike dhe me rëndësi strategjike të Stambollit. “Sot mirëprita në zyrën time Kryetarin e Komunës Kağıthane, Mevlut Öztekin, së bashku me dy nënkryetarë dhe këshilltarë të tij. Kağıthane, një nga komunat më dinamike dhe me rëndësi strategjike të Stambollit, është një partner kyç në zhvillimin urban, kulturor dhe qytetar, duke e bërë bashkëpunimin tonë një hap strategjik për të ardhmen. Diskutuam mënyrat për të fuqizuar bashkëpunimin ndërkomunal, shkëmbimin e përvojave…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, i cili aktualisht po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka informuar presidenten Gordana Siljanovska–Davkova se po rritet numri i shtetasve të RMV-së në rajon që po paraqiten në përfaqësitë diplomatiko-konsullore për evakuim të mundshëm. Atje hapësira ajrore është e mbyllur, ndërsa opsioni për evakuim me rrugë detare aktualisht nuk është i realizueshëm. Nga Ministria theksojnë se qytetarët janë të sigurt dhe të akomoduar, ndërsa po punohet për gjetjen e një mënyre për kthimin e tyre, deklaroi Davkova në konferencën për shtyp pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë. Sipas…

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i humorit, Mane Lumani, një prej figurave më të dashura të skenës shqiptare dhe pjesë e pandashme e grupit legjendar “4 Parodistët e Vlorës”. Lumani la pas një trashëgimi të pasur artistike dhe një kontribut të vyer në humorin shqiptar, duke u bërë për dekada me radhë burim buzëqeshjeje për publikun. Me talentin e tij të spikatur për imitimin dhe interpretimin e roleve komike, ai arriti të krijojë një stil të veçantë, që e bëri menjëherë të dallueshëm në skenë. Prej vitit 2004, aktori nuk mundi të fliste më, pas…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët pjesë e koalicionit VLEN ka vazhduar që në qytete të caktuara të mblidhen për iftar, e kësaj here në Tetovë. Por gjatë këtij takimi, i pranishëm nuk ishte Arben Fetai. Por pa hyrë në detaje, Azir Ali tha se idetë për bashkim janë më të forta se përçarjet, ndërkohë që uroi “që bashkimi të vazhdojë me këtë vrull që ka filluar nga Vrapçishti e këndej”. “Idetë për bashkim çdo herë janë më të forta se përçarjet që të çojnë në ndarje. Sot vazhdojmë iftarin në Tetovë me qytetarë, me bashkëaktivistë të ASH-së. Kështu do të vazhdojmë edhe…

Lexo më Shumë

Kishte shkuar në Kriva Pallankë për të lëshuar në përdorim një qarkore të rikonstruuar. Këtu kryeministri Hristian Mickoski foli për të mirat materiale dhe investimet qindra miliona euro që do të bëhen në këtë qytet, investime të cilat sipas Mickoskit do ta lidhin Maqedoninë e Veriut me Korridorin 8 dhe me vendet fqinje. Mickoski theksoi se paralelisht po zhvillohet edhe infrastruktura rrugore, përfshirë ndërtimin e segmenteve të reja që do të lehtësojnë qarkullimin. HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Si Qeveri vazhdojmë të fokusohemi në realizimin e investimeve kapitale. Shumë herë kemi përmendur se Maqedonia është një shtet që praktikisht është kryqëzim i…

Lexo më Shumë

“Ekonomia maqedonase po fundoset, dhe qytetarët mezi po ia dalin mbanë”, kështu thotë në një konferencë për shtyp kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se gjatë qeverisjes së LSDM-së u hapën 16 fabrika të reja si rezultat i investimeve të huaja direkte dhe se mbi 10,000 vende pune u gjeneruan vetëm në zonat e zhvillimit teknologjik-industrial. Ndërsa tani thotë se ka një rënie historike të investimeve dhe humbje vendesh pune duke theksuar se gjigandi gjerman “Aktiv” konfirmoi zyrtarisht se po tërhiqet nga Shkupi, duke lënë 400-500 punëtorë të papunë. Venko Filipce, Kryetari i LSDM-së “Thënë thjesht, ky është…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në botë dhe sulmin e SHBA ndaj Iranit, duke thënë se qëndrimi i tyre është I qartë dhe i palëkundur: solidaritet i plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me çdo përpjekje për të mbrojtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale. “Aleanca me SHBA-në nuk është vetëm një orientim diplomatik. Ajo është një përcaktim strategjik dhe vleror. Është zgjedhja jonë për të qenë në anën e demokracisë, të lirive themelore, të shtetit të së drejtës dhe të përgjegjësisë ndërkombëtare. Vendi ynë, e veçanërisht populli shqiptar e di mirë…

Lexo më Shumë

Bankat e Maqedonisë së Veriut prej sot do të fillojnë zbatimin e sistemit të ri për pagesa onlajn. Përmes këtij sistemi, pritet rritja e sigurisë për kompanitë dhe qytetarët. “”Hyn në fuqi detyrimi ligjor për bankat për kryerjen e autentifikimin të përforcuar të klientëve kur kryejnë pagesa onlajn me kartela pagesore. Autentifikimi i përforcuar synon të sigurojë mbrojtjen e fondeve të qytetarëve dhe kompanive në banka përmes kontrolleve shtesë të sigurisë së identitetit të personit kur kryen pagesa pa prani fizike”, raportoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut. Banka sqaroi që autentifikimi paraqet një hap shtesë në kryerjen e pagesës,…

Lexo më Shumë

Zbulohet shkaku i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit në detyrën e numrit një të uniformave blu. Motivacioni i shkarkimit ka qenë se “nuk garantoi rend dhe siguri gjatë protestës së opozitës”. Po kështu “u rrezikua jeta e shtetase të huaj” që jetojnë në Tiranë, pasi Policia nuk mori përsipër sigurinë. Dje ishte protesta e dytë radhazi që Policia e Shtetit nuk e kishte marrë përsipër sigurinë dhe rendin për shkak të dhunës së ushtruar me molotovë. Por duke mos garantuar këtë siguri, vuri në rrezik jetët e qytetarëve, shtetasve të huaj,…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se një viti në krye të Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Motivacioni i shkarkimit ka qenë se “nuk garantoi rend dhe siguri gjatë protestës së opozitës”. Po kështu “u rrezikua jeta e shtetase të huaj” që jetojnë në Tiranë, pasi Policia nuk mori përsipër sigurinë. Ilir Proda nuk do të jetë më në krye të uniformave blu, teksa ishte vendosur në qendër të akuzave të opozitës shqiptare për lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar dhe kartelet. PD e akuzonte si lidhje direkte e Suel Çelës dhe Ergys Agasit,…

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot 2 banorë për protestat e djeshme në Baks-Rrjoll, kundër ndërtimit të restortit turistik nga firma “Gener 2” e Bashkim Ulajt. Protesta përfundoi në përplasje fizike dhe dhunë mes banorëve dhe punonjësve të firmës së sigurisë (Security), teksa pati dëmtime të mjeteve dhe të lënduar. Përveç dy të arrestuarve, mësohet se 6 banorë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 15 të tjerë u shpallën në kërkim. Banorët pretendojnë se toka bregdetare me dokumente i përket atyre dhe kompania private nuk i ka kompensuar për ndërtimin. Ata shprehen “se nuk do i ndalin protestat…

Lexo më Shumë