Çmimet e naftës po përjetojnë një rritje të ndjeshme, dhe kjo është e lidhur ngushtë me zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thekson se situata aktuale po ndikon drejtpërdrejt në tregjet e naftës, duke shkaktuar shqetësim për konsumatorët. Berjani shpjegon se tensionet në rajon po rrisin pasigurinë në furnizimin global me naftë. Kjo pasiguri ka çuar në rritjen e çmimeve, duke ndikuar kështu në kostot e karburanteve për qytetarët e Kosovës. Një nga faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e çmimeve është Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të…
Author: almakos
Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia ka rënë në pranga, ndërsa ishte i dënuar me 2 vite burg në mungesë. I ndaluari nga blutë e Durrësit është E.L., 45 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “prishja e qetësisë publike”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 45 vjeç, banues në Burrel, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë mbledhjes së Këshilli Ekonomiko-Social i Maqedonisë së Veriut, deklaroi se paga minimale do të rritet dhe se punëtorët do të marrin paga më të larta duke filluar nga muaji prill. Sipas Mickoskit, Qeveria ka rregulluar marrëdhëniet e punës me shumicën e institucioneve përmes marrëveshjeve kolektive, të cilat do të vlejnë deri në vitin 2028. Ai njoftoi gjithashtu se është arritur marrëveshje me sindikatat UPOZ dhe SADU për rritjen e pagave të administratës, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë edhe sindikata të tjera. “Sot në rend dite është informata për lartësinë e pagës minimale…
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi ka denoncuar dëmtimin e rrugës së sapondërtuar në Gjinar nga kompania “Alko Impex Construction”. [embedded content] Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Himçi e ka cilësuar si simbol të keqmenaxhimit të fondit prej 97 milionë lekësh. Sipas Himçit, projekti që u prezantua si investim për turizmin është kthyer në një shenjë dështimi, ndërsa kërkon transparencë dhe përgjegjësi për një rrugë që po dëmtohet pak kohë pas përfundimit. “Si mund të quhet investim kur rruga, sapo e ndërtuar, ka nisur të shembet nën këmbët e qytetarëve? Si mund të flitet për zhvillim turistik,…
Pas mesnate, çmimi i benzinave do të rritet për 1 denar. Sipas njoftimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë mbetet i pandryshuar. Çmimet e derivateve sipas vendimit të fundit të KRRE-së:Benzina BS-95 – 74,5 den/l Benzina BS-98 – 75,5 den/lNafta 71,0 den/l Vaji ekstra i lehtë – 70,0 den/l MARKETING
Vetëdorëzohen në Policinë e Shkodrës 15 banorët e Rrjollit që ishin shpallur në kërkim si të dyshuar te përfshire në protestën e dhunshme të disa ditëve më parë dhe përleshjes me punëtorët e firmës së sigurisë së punimeve të resortit turistik që po ndërtohet nga kompania “Gener 2”. [embedded content] Të shoqëruar nga avokati i tyre, Ndue Pjetra, ata janë paraqitur për veprime proceduriale dhe hetimore në organin e policisë, ndërsa më parë ishin njoftuar 3 arrestime dhe 6 procedime penale në gjendje të lirë. Banorët e Rrjollit akuzohen se kanë dëmtuar mjetet e kompanisë private dhe dëmtuar fizikisht një…
Kryetari i komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se, së bashku me Zëvendës Ministren e Transportit dhe Lidhjes, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, kanë përuruar Rrugën 14.“Rekonstruimi i kësaj rruge është realizuar me gjatësi prej 1,020 metrash dhe gjerësi 5 metra, ndërsa në kuadër të projektit është ndërtuar edhe shteg për këmbësorë me gjatësi rreth 500 metra, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë e lëvizjes në këtë zonë.Është ndërtuar gjithashtu edhe infrastruktura nëntokësore, përfshirë kanalizimin fekal dhe atë atmosferik, duke ofruar zgjidhje afatgjate për banorët.Kostoja e projektit, e miratuar nga Ministria e Transportit, kap vlerën prej 9.757.196,00 denarë.Një tjetër investim…
Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Kamëz, ndërsa autori i krimit është larguar nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe Policia e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve dhe gjendjen e dy të dëmtuarve pas sulmit me mjet prerës. “Shtetasi me inicialet J. M., dje, në rrugën “Besëlidhja”, gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P. Shtetasi E. V. ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A. P., pas marrjes së mjekimit, është larguar drejt banesës së tij”, njoftoi policia e kryeqytetit paraprakisht.…
Shpërthimi i bombolës së gazit ka shkrumbuar një banesë në Mallakastër. Ngjarja dramatike, që për fat të mirë përfundoi pa viktima, ka ndodhur dje në fshatin Ninësh, ku sipas të dhënave paraprake dyshohet se shpërthimi i bombolës ka shkaktuar zjarr në banesën e shtetasit Rr. M., 71 vjeç. Si pasojë e incidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Fierit për veprime të mëtejshme hetimore. “Dje, në fshatin Ninësh, dyshohet se për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. M., 71 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar…
Me një premtim të rëndësishëm për punëtorët e sektorit publik, Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se paga e 13-të do të shpërndahet në fund të marsit. Por, a do të realizohet ky angazhim, apo do të mbetet vetëm një premtim elektoral? Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti theksoi se ky angazhim është pjesë e përmbushjes së zotimeve të tij gjatë fushatës. Buxheti për vitin 2026, i miratuar nga Kuvendi, parashikon rreth 4 miliardë euro, duke përfshirë edhe pagën e 13-të. Miratimi i Buxhetit më 20 shkurt ka krijuar shpresë për punëtorët e sektorit publik, të cilët…
Mëngjesin e 13 Shkurtit, Peja u shndërrua në qendër të një aksioni të rëndësishëm, ku zyrtarët e Prokurorisë, nën drejtimin e Kryeprokurores Lumturije Vuçetaj, u grumbulluan për të zbatuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Pejës. Ky aksion kishte si qëllim hetimin e veprimtarive të dyshuara në lidhje me shitjen e metaleve të çmuara, veçanërisht arit dhe argjendit, dhe përfshinte katër lokacione të ndryshme. Vuçetaj theksoi se ky aksion ishte rezultat i një hetimi gjashtëmujor, në të cilin ishin angazhuar edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, përkatësisht ata të Krimeve Ekonomike. Ajo njoftoi se në këtë operacion do…
Një 19-vjeçare nga Gjermania dhe e dënuar me 10 vite burg për trafik droge është arrestua në Shqipëri. Policia e Shtetit njofton se vajza e re, e identifikuar si Maryam Assaf ishte fshehur në Shqipëri. Ajo u kap në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja”, ndërsa ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve”, thotë policia. Ndërkohë arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Njoftimi: Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale. Finalizohet…

