Kryetari i komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se, së bashku me Zëvendës Ministren e Transportit dhe Lidhjes, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, kanë përuruar Rrugën 14.
“Rekonstruimi i kësaj rruge është realizuar me gjatësi prej 1,020 metrash dhe gjerësi 5 metra, ndërsa në kuadër të projektit është ndërtuar edhe shteg për këmbësorë me gjatësi rreth 500 metra, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë e lëvizjes në këtë zonë.
Është ndërtuar gjithashtu edhe infrastruktura nëntokësore, përfshirë kanalizimin fekal dhe atë atmosferik, duke ofruar zgjidhje afatgjate për banorët.
Kostoja e projektit, e miratuar nga Ministria e Transportit, kap vlerën prej 9.757.196,00 denarë.
Një tjetër investim konkret në shërbim të qytetarëve tanë”, ka shkruar Beqiri.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Doresa e TikTokut nënë e katër fëmijëve, tradhtohet nga burri – rrëfehet për herë të parë me dhimbje të thellë
- “I dha shtetin Ergys Agasit dhe bandave”, Klevis Balliu: Lufta ndaj karteleve të drogës nis me largimin e Ramës
- Qindra okupues izraelitë përsërisin inkursionet me rituale në Al-Aksa
- Kosova në një moment vendimtar: Presidenti në rrezik, opozita dhe pushteti përplasen
- Jack Smith përmend dënimin e Hashim Thaçit si një arritje, përballë akuzave për abuzim me detyrën
- Detaje të reja/ Tentuan t’i merrnin 100 mijë euro Armand Dukës, dy të rinjtë: Një i tretë na tha të merrnim një porosi
- Gresa Behluli merr vendimin e madh për ta lëshuar Kosovën, nuk do ta besoni se cilin vend e ka zgjedhur për të shkuar –shumë larg
- Vizita e von der Leyen/ Ilda Zhulali: Asgjë ekskluzive për Tiranën, BE me kushte për vendet kandidate



