30 Janar 2019 / 22:10 Sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në televizionin Alsat përfaqësuesi i OJQ-së “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, Menan Memedi theksoi se Kodra e Diellit ka potencial të jashtëzakonshëm për rekreacion por edhe për zhvillimin e sporteve profesionale dimërore. Ai gjithashtu tha se protestat simbolike për përmirësimin e kushteve në Kodrën e Diellit do të vazhdojnë çdo të shtunë. [embedded content] Loading…
Author: almakos
30 Janar 2019 / 21:59 Kryeministri Zoran Zaev dhe kancelari i Austrisë Sebastian Kurc u pajtuan se Republika e Maqedonisë, respektivisht së shpejti Republika Maqedonia e Veriut dhe Republika e Austrisë ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale edhe në planin politik edhe në atë ekonomik, njoftoi pres shërbimi qeveritar për vizitën e sotme të Zaevit në Vjenë. Në takimin Zaev i shprehu falënderime homologut të tij austriak për përkrahjen e vazhdueshme që e merr Republika e Maqedonisë nga Republika e Austrisë vite me radhë. Duke e theksuar përkushtueshmërinë e vendit për implementimin e marrëveshjes së Prespës, Zaev theksoi se njëkohësisht Republika…
30 Janar 2019 / 20:03 Aleanca për Shqiptarët (ASH) përshëndet vendimin e BDI-së që të garojnë vetë me kandidatin e tyre për zgjedhjet Presidenciale. “Urojme që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar. Nuk duam të besojmë se ky vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes qe iu bë BDI-së në lidhje me idenë e tyre te rrejshme për kandidat konsensual, me LSDM sot, me VMRO-DPMNE dje. Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfidën që Kryetari i ASH-së Ziadin Sela ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për tu përballur me Ju”, thonë…
30 Janar 2019 / 19:35 Bashkimi Demokratik për Integrim do të del me kandidat të vetin për president të shtetit, kjo u bë e ditur në mbledhjen e sontme të kryesisë së BDI-së, me ç`rast është vendosur po ashtu që në rast të arritjes së ndonjë marrëveshjeje eventuale me partitë shqiptare për një kandidat të përbashkët, këtë të drejtë ta ketë ekskluzivisht kreu i partisë Ali Ahmeti, transmeton Alsat. Në mbledhje po ashtu është diskutuar edhe mundësia e një kandidati koncensual i cili mund të del si rrjedhojë e ndonjë marrëveshjeje eventuale edhe me partitë maqedonase. Këto i bëri të…
Policia e Pejës ka njoftuar se gjatë muajit janar, ka arrestuar tetë persona të dyshuar për vjedhje. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media, ku thuhet se këto aksione janë ndërmarrë pas hetimeve të detajizuara. “Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Pejë, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Pejës, gjatë një pune operativo – hetimore, ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë tri grupe të personave të dyshuar, që në bashkëpunim kanë kryer disa vjedhje në zonën e Vitomiricës dhe më gjerë”, thuhet…
30 Janar 2019 / 18:35 Gjykata Supreme konstatoi se Prokuroria Speciale Publike nuk është dashur të parashtrojë aktakuza dhe të iniciojë hetime pas skadimit të afatit prej 18 muajve, respketivisht pas 30 qershorit të vitit 2017. Kjo qëndron në mendimin e miratuar parimor juridik të Supremes në seancën që u mbajt prapa dyerve të mbyllura. Në kumtesë qëndron se PSP-ja mund të parashtronte aktakuza ose të urdhërojë ndërprerjen e procedurave hetimore në një periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita kur i mori përsipër bisedat e përgjuara dhe materialet e tjera. [embedded content] Pas skadimit të këtij…
30 Janar 2019 / 17:30 Kuvendi vërtetoi se nisma e Todor Petrovit për grumbullimit e 150.000 nënshkrimeve për shpalljen e një referendumi të detyrueshëm për emrin e shtetit është e parregulluar dhe se nuk është në pajtim me Ligjin për referendum. Vendimi u mor me 49 vota “për”, nëntë “kundër”, kurse tre deputetë “abstenuan”. “Sipas konkluzionit të miratuar, kjo nismë është e parregullt, sepse nuk është në përputhje me nenin 24 të Ligjit për referendum dhe format e tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në të cilën thirret dorëzuesi i nismës”, tha kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi. ALSAT Loading…
30 Janar 2019 / 16:57 Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se ka hapur hetim ndaj 5 personave të përfshirë në incidentin e dy ditëve më parë në Shuto Orizarë. Sic thuhet më tej në këtë njoftim, personat në fjalë janë të dyshuar se ushtruan dhunë ndaj tre personave, mes tyre edhe dy punonjës të policisë. Prokurori përgjegjës publik deri te Gjykata ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për pese te dyshuarit. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e policit të sulmuar në incidentin në Shuto Orizarë vazhdon të mbetet kritike dhe nën kujdes të vazhdueshëm të mjekëve. Kështu informojnë nga spitali…
30 Janar 2019 / 16:27 Dhjetë raste me grip të tipit AH1N1 i njohur si gripi i derrave dhe dy raste me gripin e tipit AH3N2 që njihet si gripi i shpendëve janë regjistruar gjatë javës së kaluar, njoftojnë autoritetet Shëndetësore. Gripi i njohur si i derrave rikthehet në Maqedoni pas disa vitesh të tëra, ndërkaq i njëjti në vitin 2009 shkaktoi vdekjen e mbi 30 personave.Përpos këtyre dy llojeve të gripit, ministria e Shëndetësisë njofton edhe për gripin sezonal i cili gjatë javës së kaluar ka prekur gjithsej 643 persona, numër ky i cili është i ulët krahasuar me…
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. B., duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej njëzet e pesë (25) vite burgim. “I akuzuari me datë 23.05.2018 në fshatin Karaçevë e Poshtme, Komuna e Kamenicës, me dashje eventuale ka privuar nga jeta në mënyrë mizore, djalin e tij, tani të ndjerin L. B. të moshës 14 vjeçare. Fillimisht ai ka kërkuar nga i njëjti sqarime lidhur me mungesën e të hollave në vlerë prej 1.500 Euro dhe pasi që nuk ka marr një përgjigje nga ai, i njëjti ka filluar të përdorë forcën ndaj tij, duke…
30 Janar 2019 / 15:50 Qeveria e Maqedonisë ka nisur procedurat për fillimin e zbatimit në praktikë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, përkatësisht të gjuhës shqipe. Zëdhënësi i Qeverisë së këtij shteti, Muhamet Hoxha ka thënë se në mbledhjen e së mërkurës të kabinetit qeveritar, ministrat shqiptarë për herë të parë i kanë mbajtur fjalimet e tyre në gjuhën shqipe. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka theksuar se me përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, mundësohet zgjidhja ligjore që në të njëjtën kohë paraqet shembull për përkushtimin e institucioneve që jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në praktikë…
Pas hetimeve të vazhdueshme dhe një pune operacionale taktike policore, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë e Policisë së Kosovës me datën 29.01.2019, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion-bashkëkryerje’, ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare kosovare. N. A. lindur me 1984 femër/shqiptare/kosovareS. B. lindur me 2000 femër/shqiptare/kosovare Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarat janë ndaluar prej 48 orësh për procedura të mëtejme. /Telegrafi/

