30 Janar 2019 / 16:57
Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se ka hapur hetim ndaj 5 personave të përfshirë në incidentin e dy ditëve më parë në Shuto Orizarë. Sic thuhet më tej në këtë njoftim, personat në fjalë janë të dyshuar se ushtruan dhunë ndaj tre personave, mes tyre edhe dy punonjës të policisë. Prokurori përgjegjës publik deri te Gjykata ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për pese te dyshuarit. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e policit të sulmuar në incidentin në Shuto Orizarë vazhdon të mbetet kritike dhe nën kujdes të vazhdueshëm të mjekëve. Kështu informojnë nga spitali “8 Shtatori” në Shkup. Edhe xhaxhai i policit vazhdon të trajtohet në spital
Hetimet lidhur me incidentin në Shuto Orizarë janë drejt fundit, janë ndaluar 7 persona, ndaj të cilëve sot do të ngrihen padi penale. Vazhdojmë të punojmë në zbardhjen, respektivisht njohjen edhe të disa personave të tjerë të cilët duhet të sigurohen dhe ndaj të njejtëve do të veprohet në bazë të ligjit”- tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Loading…


