30 Janar 2019 / 18:35
Gjykata Supreme konstatoi se Prokuroria Speciale Publike nuk është dashur të parashtrojë aktakuza dhe të iniciojë hetime pas skadimit të afatit prej 18 muajve, respketivisht pas 30 qershorit të vitit 2017. Kjo qëndron në mendimin e miratuar parimor juridik të Supremes në seancën që u mbajt prapa dyerve të mbyllura. Në kumtesë qëndron se PSP-ja mund të parashtronte aktakuza ose të urdhërojë ndërprerjen e procedurave hetimore në një periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita kur i mori përsipër bisedat e përgjuara dhe materialet e tjera.
Pas skadimit të këtij afati prej 18 muajve PSP-ja nuk është paditës i autorizuar për ndërmarrjen e punëve të prokurorisë publike të veprimeve parahetuese dhe hetuese, të parashikuara me Ligjin për procedurë penale“- thonë nga Gjykata Supreme.
Iniciativën që Gjykata Supreme të prononcohet nëse PSP-ja ka guxuar të parashtrojë aktakuzë dhe të iniciojë hetime pas vitit 2017 e parashtruan avokatët Boro Tasevski dhe Elenko Millanov. Ata janë pjesë e mbrojtjes së disa të akuzuarve në raste të kësaj prokurorie. Millanovi konsideron se tani pas mendimit të Supremes, PSP-së i mbetet që t’i përfundojë lëndët aktakuzat e të cilëve janë parashtruar para skadimit të afatit, deri në aktgjykimet e plotfuqishme. Sipas tij, hetimet dhe aktakuzat që tani rrinë “pezull” nuk do të duhej t’i marrë përsipër asnjë prokurori e rregullt.
Me këtë vihen në pikëpyetje të gjitha hetimet e PSP-së, të filluara pas afatit prej 18 muajve, si dhe aktakuza për rastin Talir”- tha avokati Elenko Millanov për televizionin Alsat.
PSP-ja përveç dy aktakuzave për rastin “Talir”, respektivisht financimin eventual të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, hapi edhe 17 hetime. Të gjitha këto pas 30 qershorit të vitit 2017. Hetimet kanë përfshirë Nikolla Gruevskin, Mile Janakievskin, Sasho Mijallkovin, Antonio Milloshoskin, Zoran Stavreskin, Nikolla Todorovin, si dhe biznesmenin Orce Kamçev. Hetime pas kësaj periudhe ka edhe për Ali Ahmetin për regjistrimin e dështuar të popullsisë në vitin 2011, por edhe për zëvendëskryeministrin për eurointegrime Bujar Osmani për veprime të mundshme joligjore në kohën kur mbante postin e ministrit të Shëndetësisë.
ALSAT
Loading…