30 Janar 2019 / 17:30
Kuvendi vërtetoi se nisma e Todor Petrovit për grumbullimit e 150.000 nënshkrimeve për shpalljen e një referendumi të detyrueshëm për emrin e shtetit është e parregulluar dhe se nuk është në pajtim me Ligjin për referendum. Vendimi u mor me 49 vota “për”, nëntë “kundër”, kurse tre deputetë “abstenuan”.
“Sipas konkluzionit të miratuar, kjo nismë është e parregullt, sepse nuk është në përputhje me nenin 24 të Ligjit për referendum dhe format e tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në të cilën thirret dorëzuesi i nismës”, tha kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.
ALSAT
Loading…