Më 29 janar 2019, në rrugën “Nezir Miftari” në Mitrovicë, është raportuar për një grabitje të armatosur, ku viktima e rastit, një serb kishte pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Nga informacionet e para dyshohet që kjo grabitje të jetë kryer nga persona të armatosur të cilët me forcë kanë arritur t’ia marrin viktimës një shumë të konsiderueshme të parave duke ikur në drejtim të panjohur për viktimën. “Mbi bazën e informacioneve njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative-hetimore, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, me ç’rast pak…
Author: almakos
30 Janar 2019 / 10:07 Para pak minutave ka përfunduar mbledhja e përbashkët mes sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë dhe përfaqësuesit të Avokatit të Shtetit në të cilën është arritur marrëveshja për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti. Alsat mëson se gjatë ditëve Komisioni Ekonomik do të procedojë lëndën ndërsa të martën e ardhshme marrëveshja pritet të merr edhe pëlqimin e Qeverisë. Adrian Kerimi Loading…
30 Janar 2019 / 9:54 Njëmbëdhjetë aksidente në Shkup gjatë 24 orëve të fundit, dy persona janë lënduar rëndë. Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa gjatë më lehtë në gjithsej 11 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material. Loading…
30 Janar 2019 / 9:45 Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja” dhe “Tarifa”. Seanca e kaluar për lëndën “Trajektorja” u anulua me kërkesë të avokatit e të akuzuarit Nikolla Gruevski i cili kërkoi që të përgatitet për këtë lëndë. “Në rastin “Trajektorja” përveç Nikolla Gruevskit akuzohen edhe Mile Janakiseski, Vlladimir Peshevski dhe Lupço Georgievski. Seancë e re gjyqësore do të zhvillohet edhe për rastin e PSP-së “Tarifa” ku akuzohet ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Bojan Boshkovski dhe dy persona të tjerë. Loading…
30 Janar 2019 / 8:28 Kryeministri Zoran Zaev bashkë me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar sot pritet të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Austri. Sipas njoftimit të Qeverisë, Zaev do të jetë i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij. Vizita ka në fokus bashkëpunimin dhe përkrahjen austriake në planin e eurointegrimeve. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Zaev do të takohet me kancelarin austriak Sebastian Kurz, me të cilin është planifikuar një konferencë me gazetarët. Loading…
30 Janar 2019 / 0:35 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 59 vota “kundër” dhe 20 vota “për” hodhi poshte interpelancen ndaj ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Opozita akuzoi ministrin Dimitrov se është i paaftë dhe se po ushtron detyrën e tij pa ndërgjegje, në kundërshtim me interesat e Maqedonisë dhe se marrëveshjet e nënshkruara nga Dimitrov me Bullgarinë dhe Greqinë kërcënojnë interesat e Maqedonisë. Në fjalën përmbyllëse, ministri Dimitrov u bëri thirrje deputetëve që të përqëndrohen së bashku në prioritetet dhe të diskutojnë për çështjet që janë me vlerë. Kuvendi nesër në ora 11:00 do të vazhdoj…
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Syriganë të Skenderajt, ku ka humbur jetën shoferi i traktorit dhe është lënduar një person tjetër, që poashtu ishte në traktor. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se drejtuesi i traktoritishte një 42 vjeçar, kurse në këtë aksident ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër që ishte në traktor. “Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën lokale të fshatit Syriganë të Skenderajt. Aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e drejtuesit të traktorit, i cili duke lëvizur prapa me traktor…
29 Janar 2019 / 21:55 Sot pasdite, një tren mallrash është përplasur me gurë që kanë rrëshqitur nga një shkëmb në hekurudhë dhe ka dalë nga binarët, pasdite në orën 17.10, pas stacionit hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në hekurudhën Veles-Shkup. Sipas MPB-së në Veles trenit i mallrave ka dalë nga shinat dhe gjatë kësaj janë dëmtuar dy shtylla dhe sinjalizimi elektrik, ndërsa në aksident, makinisti, për fat të mirë nuk është lënduar. Qarkullimi hekurudhor është në ndërprerje, sepse po punohet në pastrimin e hekurudhës nga gurët. Nga Hekurudhat e Maqedonisë paralajmërojnë se të gjithë udhëtarët që nga Shkupi sonte planifikojnë që…
29 Janar 2019 / 19:53 Qeveria e Maqedonisë sot ka miratuar Propozim- ligjin e ri për ndërprerjen e shtatzënisë me të cilën shfuqizohen procedurat administrative. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se ligji do të dorëzohet deri te Kuvendi i Maqedonisë dhe se me zgjidhjen e propozuar ligjore realizohet e drejta e gruas për ndërprerjen e sigurt të shtatzënisë. Me Propozim- ligjin e ri, femrës do t’i mundësohen informacione të kompletuara, objektive dhe të sakta për mënyrën e intervenimit, ndërsa vendimi për ndërprerjen e shtatzënisë, pacientja do të ketë mundësi ta sjell me vetëdije, pa presion dhe në bazë të informatave…
29 Janar 2019 / 19:01 Zëvendëskryeministri Bujar Osmani paralajmëroi padi ndaj të gjithë atyre që siç tha shpifën ndaj BDI-së për skandalin e mos-transferimit të kontributeve për 12 mijë qytetarë. Osmani, madje tha se për të gjithë ata përfshi këtu edhe mediat që nuk do të kërkojnë falje publike për, siç i quajti ai Lajmet e rreme do të ketë padi për shpifje. Ai përgënjeshtroi edhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska duke kërkuar nga ajo që ta tërheq deklaratën e dhënë. Ndërkaq nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë përgjegjësi nga Milla Carovska për paraqitje të rrejshme të rastit, ndërsa nga…
29 Janar 2019 / 17:46 Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka hapur një rast sipas informacioneve në opinion për parregullsitë e mundshme lidhur me importin, shpërndarjes dhe përdorimin e vaksinës MRP në periudhën nga fundi i vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019. Nga Prokuroria thonë se do të kontrollojë nëse ka ndonjë parregullsi gjatë importit të vaksinave, afatin të tyre të përdorimit si dhe mundësinë për pasojat e dëmshme të tyre. Loading…
29 Janar 2019 / 17:32 Gjatë konferencës së përbashkët të tre zyrtarëve të LSDM-së që përfliten si kandidat të mundshëm për president, Shekerinska, Dimitrov dhe Spasovski sot nuk kanë mohuar por as nuk kanë pohuar nëse janë në garën e ngushtë për kreun e shtetit. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka theksuar se fokusi duhet të jetë në zgjedhjen e problemeve por se presidenti duhet të ketë të gjitha tiparet e nevojshme për drejtimin e shtetit. “Në pyetjen direkte do të jap përgjigje direkte: Nuk besoj në vet-kandidim. Ashtu sikur nuk besoj se kryetari duhet zgjedhur si vetura më e…

