29 Janar 2019 / 17:32
Gjatë konferencës së përbashkët të tre zyrtarëve të LSDM-së që përfliten si kandidat të mundshëm për president, Shekerinska, Dimitrov dhe Spasovski sot nuk kanë mohuar por as nuk kanë pohuar nëse janë në garën e ngushtë për kreun e shtetit. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka theksuar se fokusi duhet të jetë në zgjedhjen e problemeve por se presidenti duhet të ketë të gjitha tiparet e nevojshme për drejtimin e shtetit.
“Në pyetjen direkte do të jap përgjigje direkte: Nuk besoj në vet-kandidim. Ashtu sikur nuk besoj se kryetari duhet zgjedhur si vetura më e mirë apo produkti më i mirë. Sot jemi këtu për të folur çfarë kemi bërë deri sot dhe çfarë do të bëjmë tani e tutje si Qeveri. Fokusi jonë mbetet zgjidhja e problemeve në Maqedoni. Kush ku do të jetë dhe çfarë funksioni do të ketë është çështje me pak rëndësi”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.
Loading…