Author: almakos

[embedded content] 31 Janar 2019 / 13:41 Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela derisa komentoi qëndrimin e djeshëm të BDI-së rreth kandidatit për president u shpreh se gjithçka që buron nga kjo parti, meriton përbuzjen e shqiptarëve. Ndërkohë që bëri të ditur se gjatë ditës së nesërme do të mblidhet kryesia e partisë së tij dhe do të shqyrtoj edhe çështjen e kandidatit presidencial por dhe bashkëpunimin eventual edhe me subjektet tjera opozitare. Loading…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e kishte kanosur me armë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:50 në rrugën “Salih Muzaqi”, në Vushtrri. Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjete dhe konfiskuar një revole me tre fishek dhe dy gëzhoja. Ndërkaq, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

31 Janar 2019 / 13:26 Prokurorja Villma Ruskoska ka kërkuar që të shpallen fajtorë të gjithë të 18 të akuzuarit për sulmin në Kuvend më 27 prill, edhe për veprën penale “cenim terrorist të rendit kushtetues”.Përveç për të akuzuarin Oliver Radullov ka kërkuar që të shpallet fajtorë për ndihmë në bazë të nenit 313 lidhur me Nenin 24. Për këtë vepër penale të akuzuarit rrezikojnë së paku 10 vite burg. “Pres që organizatorët e sulmit në Kuvend të qëndrojnë në po të njëjtën Gjykatë. Përmes akuzës dëshmuam se më 27 prill është kryer sulm i organizuar dhe i dhunshëm ndaj…

Lexo më Shumë

31 Janar 2019 / 13:01 Në gjykatën penale seanca gjyqsore për lëndën e PSP-së Target-Fortesa filloi me marrjen në pyetje të informatorit nga MPB-ja, Gjorgji Llazarevski. Llazarevski në seancën e kaluar gjyqësore ishte marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike, ndërsa sot seanca filloi me parashtrimin e pyetjeve nga avokati i Mijallkovit, Lupço Shvrgovski. Në rastin “Target-Fortesa” të akuzuar janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Vallerov dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim. Dy të akuzuarit e parë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë në arrati në Greqi. Sipas aktit prokuror,…

Lexo më Shumë

Një person, shtetas i Shqipërisë është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar një femër, me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:10, në Prishtinë. Siç thuhet në raport, si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka marrë tretman mjekësor. Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në një shtëpi janë vjedhur stoli ari si dhe pesëmbëdhjetë fishekë nga persona të panjohur. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 25 janar rreth orës 19:00 në rrugën “Rexhep Bajrami”, Hajvali. “Ankuesi ka raportuar se nga persona ende të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur stoli ari si dhe pesëmbëdhjetë  fishekë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

31 Janar 2019 / 12:09 Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, prokuroret Villma Ruskoska dhe Ivana Trajçeva thanë fjalët përmbyllëse për rastin. Gjykimi vazhdoi për 18 të akuzuarit pasi Ligji për amnisti ndaloi procesin gjyqsor për për 15 të akuzuarit e tjerë, përfshirë këtu edhe deputetët Krsto Mukoski, Saso Vasilevski, Johan Tarçullovski, Ljuben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski. Prokurorja Ivana Trajçeva tha se më 27 prill të vitit 2017, të akuzuari gjatë mbajtjes së seancës konstituive në Kuvend kanë pasur për qëllim të rrezikojnë rendin kushtetues të shtetit, dhe në këtë mënyrë kanë shkaktuar akte dhune…

Lexo më Shumë

31 Janar 2019 / 10:58 Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska thotë se nuk dëshiron nga pozita e ministrit ta komentoj vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Supreme, sipas së të cilit vendim PSP-ja ka mundur të merr lëndë nga Prokuroria e rregullt, vetëm në 18 muajt e parë. “Gjykata Supreme mund të sjell mendime juridike kur ka praktikë të ndryshme gjyqësore gjatë zbatimit të ndonjë ligji të caktuar. Unë nuk dua të komentoj vendime gjyqësore nga pozita e ministrit të drejtësisë, por do t’i shtroj pyetjet në vazhdim nga të cilat opinioni vetë do të mund të nxjerrë konkluzione: Vallë në…

Lexo më Shumë

31 Janar 2019 / 10:26 Shtresa e dëborës këtë mëngjes në orën shtatë në Kodrën e Diellit ishte 96 centimetra , 65 centimetra në Mavrovë-Anovi, 43 në Krushevë dhe Lazarovopolë, 33 në Pozharane, 15 në Tetovë, 12 në Gjurishte, katër në Shkup-Petrovac dy në Topolçani dhe një centimetër në Pretor. Nga Instituti Hidrometeorologjik informojnë se në 24 orët e fundit më së shumti reshje të shiut ka pasur në Dojran – 15 litra në metër katror, ​​13 litra në Demir Kapi, 10 litra në Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë, nëntë në Strumicë, tetë në Shtip, tre në Berovë dy në Ohër,…

Lexo më Shumë

31 Janar 2019 / 10:14 Qeveria gjermane dha pajtim për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe do të bëj përpjekje që procesi të kryhet sa më shpejtë. “Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është me rëndësi të madhe për sigurinë e hapësirës euro-atlantike si dhe impuls i rëndësishëm për stabilizimin e mëtejmë të Ballkanit Perëndimorë ”, thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane. Loading…

Lexo më Shumë

Kur u bëra kryeministër, Maqedonia ishte e grindur me të gjitha pesë fqinjet tona, ndërsa sot tashmë nuk kemi çështje të hapura bilaterale me fqinjët, mbeti vetëm çështja e kishës, por edhe për këtë tashmë po ndërmerren hapa të caktuar, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në intervistën e mbrëmshme për televizionin rajonal TV N1, në emisionin Presing. Ai, duke e sqaruar procesin e arritjes së Marrëveshjes së Prespës, ndryshimeve kushtetuese në Shkup dhe ratifikimin në Athinë, shikuesve të rajonit iu sqaroi se me Greqinë nuk është biseduar rreth çështjeve të identitetit dhe se mbetet identiteti kombëtar i maqedonasve si maqedonas të…

Lexo më Shumë

Njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. “Rastet kanë ndodhur në qytetin e Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, ku kryesisht janë vjedhur bateri (akumulatorë) nga veturat. Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar këtë javë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar: F. Z. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për dhjetë vjedhje të raportuara deri tash ne stacionin e Lipjanit)”, thuhet në njoftimin për media.…

Lexo më Shumë