Vjedhje të njëpasnjëshme kanë ndodhur në fshatin Llapushnik gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar, përfshi dhe kishën katolike, “Shën Abrahami”, e cila është thyer dhe plaçkitur. KosovaPress ka qëndruar në vendngjarje ku shihen të kenë dalur njësitet përkatëse policore për të bërë hetimet e rastit në kishën e Llapushnikut. Ata kanë thënë se dëmet nuk shihen të jenë të mëdha, dhe se plaçkitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit së shtunës. Përveç grabitjes së kishës, gjatë ditës së djeshme, tre shtëpi të këtij fshati janë plaçkitur, ku kryesisht janë vjedhur kafshë. Banorët kanë thënë se vjedhje ka…
Author: almakos
Njësia policore patrulluese të enjten rreth orës 21:00 ka hasur në dy kamion me targa të Serbisë të parkuar në fshatin Sarpel, në Zubin Potok. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, kamionët e parkuar kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur pikës kufitare. “Njëri prej kamionëve kishte ngarkesë të llojit të ndryshëm ushqim për kafshë, ndërsa tjetri prodhime ushqimore të produktit të qumështit (jogurt). Në lidhje me rastin është njoftuar prokurorit kompetent dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
16 Shkurt 2019 / 16:11 VMRO-DPMNE-ja po mban konventën për zgjedhjen e kandidatit për president. Në garë janë 9 kandidatë, por beteja më nxehtë mbetet mes deputetit Vllatko Gjorçev dhe profesoreshës, Gordana Siljanovska. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski para takimit ka deklaruar se VMRO-ja sot do ta zgjedh presidentin e ardhshëm të Maqedonisë [embedded content] Jam i bindur se kryetari i Maqedonisë do të jetë ai i VMRO-DPMNE-së dhe i gjithë atyre që e mbështesin atë kandidat. Maqedonia sot do ta fitojë kryetarin e ri, respektivisht kjo është faza e parë e kryetarit të ri të Maqedonisë”. – theksoi Hristijan…
16 Shkurt 2019 / 15:42 Hasanbegu edhe për një kohë të gjatë do të mbetet pa çerdhe fëmijësh me mësim në gjuhën shqipe. Banorët e kësaj pjese, respektivsht prindërit e angazhuar me punë, zgjidhjen për fëmijët e tyre për vite të tëra e kërkojën në çerdhet me të afërta me mësim në gjuhën maqedonase ose në çerdhet e Shkupit. Nga komuna Gazi Babë tashmë kanë paralajmëruar mbindërtimin dhe zgjërimin e çerdheve në këtë komunë por anjë paralajmërim për ndërtimin e një objekti të ri në këtë lagje. Banorët shprehen të revoltuar për siç thonë diskriminimin që bëhet ndaj tyre duke…
Një punëtor ka marr lëndime trupore si pasojë e shkaktimit të zjarrit në autosallonin në të cilin ai punonte. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 06:06 në fshatin Prelez i Jerlive, Ferizaj. Sipas raportit të policisë, viktima është trajtuar në qendrën emergjente në Ferizaj ndërsa në autosallon janë shkaktuar edhe dëme materiale. “Viktima mashkull ka raportuar se në zyrat e auto-sallonit të tij, është shkaktuar një zjarr. Përveç dëmit material, lëndime trupore ka pësuar një punëtor, i cili është trajtuar në qendrën emergjente në Ferizaj. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ana e zjarrfikësve është…
16 Shkurt 2019 / 14:03 Kryeministri Zoran Zaev së bashku me delegacionin e qeverisë do të marrë pjesë në konferencën e Munihut për siguri që fillon sot dhe do të zgjasë deri ditën e diell. Delegacioni i qeverisë, në përbërje të së cilës janë zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe deputeti Xhevat Ademi, do të marrin pjesë në shumë ngjarje që do të mbahen në kuadër të konferencë, ndërsa është planifikuar që të realizohen edhe shumë takime bilaterale. Është planifikuar që kryeministri, Zoran Zaev të ketë takim bilateral me kryeministren…
16 Shkurt 2019 / 13:53 Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih janë takuar Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe homologu i tij kosovar Ramush Haradinaj Në kuadër të konferencës së Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takoj edhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Mikun dhe homologun tim maqedonas, e urova edhe njëherë për nënshkrimin e dokumentit të parë konkret që i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor janë të shkëlqyera! – ka shkruar kryeministri i Kosovës…
16 Shkurt 2019 / 13:25 “Për fat të keq duhet të kumtojmë ndonjëherë edhe lajm të hidhur, shprehim ngushëllime familjes. Pacientin të cilin e trajtua këto tre ditët e fundit në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë, ngushëllime edhe një herë familjes dhe gjithë qytetarëve. Gjendja e tij ishte vërtet kritike, jemi munduar që prej momentit të parë kur e kemi pranuar për trajtim intenziv, dy herë ëhstë intervenuar, është operuar dhe për fat të keq nuk mundëm të shpëtojmë jetën e tij. [embedded content] Sa i përket dy pacientëve të tjerë të cilët gjenden në Njësinë për trajtim…
Pesë persona kanë marr lëndime trupore si pasoj e një aksidenti në trafik në Drenas. Sipas raportit 24 orësh Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:28 në fshatin Baicë, Drenas. Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave. “Lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit e veturave si dhe tre pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
16 Shkurt 2019 / 13:10 Ka filluar konventa e VMRO-DPMNE-së në Strugë, ku pritet deri në mbrëmje që të zgjedhë kandidatin për president nga gjithsej nëntë kandidat. Me 551 delegat prezent të cilët kanë të drejtë vote, që të zgjedhet në rrethin e parë, duhet që të votojnë 184 apo 1/3 e shumicës prezentë në konventë. Nëse rastësisht asnjëri nga kandidatët potencial nuk e fiton numrin e duhur të votave atëherë organizohet raundi i dytë me dy kandidatët që kanë marrë më së shumti vota. Loading…
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të miturit A. I. Ai është kapur me një sasi prej 264,6 gramë substanca narkotike të llojit marihuanë, gjatë një kontrolli të zyrtarëve policorë më 15.02.2019, në Rrugën “Dëshmorët” në Komunën e Vitisë. I njëjti vetëm një ditë pasi ka mbajtur masën e paraburgimit dhe është dënuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ka përsëritur veprën e njëjtë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
16 Shkurt 2019 / 12:53 Mbrëmë rreth orës 17.20 minuta janë dërguar 4 makina të njësive të zjarrfikësve, pasi paraprakisht në njësinë kundër zjarrit është lajmëruar për zjarr në zyrat e ambasadës së SHBA-ve në Shkup. Pasi që njësitë e zjarrfikësve kanë arritur deri te porta kryesore para ambasadës së SHBA-ve, të njëjtëve nuk u është lejuar hyrja por u është dashur që të presin për konfirmim. Pas një kohe të caktuar njësitë e sigurimit të ambasadës kanë njoftuar zjarrfikësit se nuk ka nevojë për intervenim pasi që alarmi ka qenë i rrejshëm. Loading…

