16 Shkurt 2019 / 13:25
“Për fat të keq duhet të kumtojmë ndonjëherë edhe lajm të hidhur, shprehim ngushëllime familjes. Pacientin të cilin e trajtua këto tre ditët e fundit në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë, ngushëllime edhe një herë familjes dhe gjithë qytetarëve. Gjendja e tij ishte vërtet kritike, jemi munduar që prej momentit të parë kur e kemi pranuar për trajtim intenziv, dy herë ëhstë intervenuar, është operuar dhe për fat të keq nuk mundëm të shpëtojmë jetën e tij.
Sa i përket dy pacientëve të tjerë të cilët gjenden në Njësinë për trajtim intenziv janë vërtet në gjendje shumë të rëndë kritike dhe për fat të keq nuk mund të japim ndonjë lajm të mirë se gjendja e tyre po përmirsohet. Po bëhet gjithçka që të shpëtohen, me të gjitha ka kapacitetet jo vetë në klinikën tonë po edhe jashtë klinikës”. – u shpreh Ilir Asani, drejtor i Urgjencës
Loading…