15 Shkurt 2019 / 16:14 Gostivari vazhdon të jetë në zi, pas humbjes së 14 jetëve në aksidentin fatal në afërsi të fshatit Llaskarcë. Rrugët në këtë qytet ishin gjysmë të zbrazëta, ndërsa flamujt para institucioneve, vazhdojnë të jenë në gjysmë shtize. Familjarët dhe qytetarë të shumtë sot ia dhanë lamtumirën e fundit Rametullah Abduraimi dhe Valdeta Amiti nga Vrapçishti, Esat Emrulit nga Gostivari dhe djali i deputetit Bllagoja Trpçevski, Jovica Tërpçevski. [embedded content] Në emër të familjeve, imamëve të fshatit dhe xhamive, gjithë juve vëllezër të dashur ju shprehim falënderimet tona, mirënjohjet dhe përshëndetjet tona që ju e dhatë…
Author: almakos
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës nën dyshimin se kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor “. Inspektorati nëpërmjet një komunikate thotë se ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Gjilan. “Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor (e paraparë në nenin 188 të Kodit Penal…
15 Shkurt 2019 / 15:47 Deputetja e LSDM-së Mira Stojçevska sot e ka informuar Komisionin Antikorrupsion se djali dhe vëllai i saj janë të punësuar në kompani shtetërore. Kjo është njëra prej mënyrave me të cilat zyrtarët marrin mbrojtje në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesave. Përveç Stojçevskës, të njëjtën gjë para disa ditësh e ka bërë edhe deputeti i shumicës parlamentare Goran Misovski për djalin e tij, i cili na konfirmoi përmes SMS porosisë. Por, procesi nuk përfundon këtu, shprehen për Alsat anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion. Për të gjitha punësimet nën ombrellën e…
15 Shkurt 2019 / 15:46 Televizioni Alsat ka siguruar vendin ku ndodhet autobusi i aksidentit tragjik nga 13 shkurti. Megjithëse tentuam të kemi qasje për të vërtetuar nëse vazhdo procesi i ekzaminimit, një gjë e tillë nuk na u mundësua nga Prokuroria Publike. Arsyetimi i organit të akuzës është se “nuk mund të kemi qasje në dëshmi materiale”, duke u thirrur në vendimin e prokurorit të rastit Rasim Dreca. Jo zyrtarisht mësohet për dy pista hetimi. E para ka të bëj me arsyet e objektive. Në këtë drejtim po hetohet nëse autobusi është penguar nga ndonjë automjet dhe për t’ju…
Autobusi i aksidentuar i tipit “Setra S-317 GT” ka poseduar polisë të vlefshme të sigurimit deri në janar të viti 2020. Polisa me numër 5453 e dhënë sipas obligimit ligjor nga Kompania e Sigurimeve “EuroSig”, ka të siguruar 59 vende të udhëtarëve në rast të fatkeqësive në komunikacion. Sipas dokumentit të siguruar nga Alsat, dëmshpërblimi do t’u bëhet vetëm udhëtarëve të aksidentuar, që në këtë rast, familjet e të vdekurve do të kompensohen me nga 4.500 euro për person. Për udhëtarët, që mund të mbeten invalid dhe nuk do të jenë më të aftë të punojnë, do të dëmshpërblehen me…
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për shtetasin kosovar S.T, ish-kryeshef i një ndërmarrje publike komunale në Mitrovicë, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas kërkesës së Prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar që në periudhën kohore 2015-2018, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të një ndërmarrje publike komunale në Mitrovicë, i dyshuari S.T, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me…
15 Shkurt 2019 / 14:36 Situata me gripin momentalisht është nën kontroll, ndërsa këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka 24% më pak raste të të prekurve, tha ministri Venko Filipçe. Deri më 10 shkurt janë regjistruar gjithsej 2.246 të sëmurë nga gripi. Ndërkohë që javën e kaluar për shkak të gripit, siç thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik, kanë ndërruar jetë dy persona të moshës 5 dhe 25 vjeç. Tani për tani situata me gripin është nën kontroll. Edhe pse ka rritje të rasteve në ditët e kaluara, përqindja e…
15 Shkurt 2019 / 14:14 Prokuroria Publike as sot nuk ka dhënë detaje për hetimet rreth gjuhës së urrejtjes pas aksidentit tragjik të së mërkurës. Ministria e Punëve të Brendshme, nga ana tjetër, ka konfirmuar se deri në mbrëmjen e djeshme janë proceduar pesë raste për të cilat thonë se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Rastet, sipas MPB-së, hetohen nga prokuroritë kompetente në Shkup, Strumicë dhe Kumanovë. E sigurtë është se një ndër rastet që hetohet është postimi i profesores së Universiteti “Shën Kirilli dhe Metodi”, Biljana Vankovska, e cila disa çaste pas aksidentit shkroi “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”.…
15 Shkurt 2019 / 13:22 Sot Gostivari do të përcjellë për në banesën e fundit edhe 9 viktima të cilët kanë ndërruar jetë në aksidentin tragjik dy ditë më parë. Rezultatet e para të ekspertizës të autobusit i cili pësoi aksident ku ngelën të vdekur 14 persona do të bëhen të ditura sot gjatë ditës pasi dje është kryer hetimi në vendin e ngjarjes në Llaskarcë. Në hetim kanë marrë pjesë profesorë ekspertë të Fakultetit të Makinerisë, pjesëtarë të MPB-së, derisa mendimin përfundimtar do ta dorëzojë Byroja për mjekësi Ligjore. Kompania “Durmo Turs” është e obliguar të dorëzojë dokumentacionin e…
15 Shkurt 2019 / 12:59 Vula me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut” ka filluar të vendoset në pasaportat gjatë hyrjes dhe daljeve nëpër vendkalimet kufitare, sipas Marrëveshjes së Prespës. Kjo masë shtesë e cila ka qenë pjesë e planit për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, ka filluar që të përdoret nga mbrëmë. Procesi për dhënien e pasaportave të reja me emrin e ri të shtetit do të duhet të fillojë nga fundi i vitit 2019, deri atëherë MPB gjatë hyrjeve dhe daljeve nëpër vendkalimet kufitare do të përdorin vulën e re, ku do të sqarohet…
15 Shkurt 2019 / 12:38 Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka hapur hetim për mënyrën e punësimit të 18 personave të cilët së fundmi dyshohet se janë punësuar nga funksionarë të lartë të pushtetit. Në seancën e dytë të mbajtur, anti- korrupsionerët njoftuan se ky është vetëm fillimi, ndërsa lista e hetimeve do të zgjerohet edhe më tej. “Kjo është faza e parë dhe më tej lista do të rritet, do të bëjmë përfshirje, minimum prej vitit 2015 e këtej, prej kur ka hyrë në fuqi Ligji për nëpunës administrativ dhe Ligji për të punësuarit në sektorin publik”, deklaroi Biljana…
15 Shkurt 2019 / 12:22 Dy nga të lënduarit që gjenden në spitalin “8 Shtatori” të cilët janë me lëndime të rënda në kokë, janë në gjendje kritike dhe po mbahen në jetë nga aparatura për frymëmarrje. Sipas mjekëve, jeta e tyre është në rrezik. Katër nga pacientët sot do të lirohen për shërim shtëpiak, ndërsa në spital do të qëndrojnë 24 tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë. Në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe shërim intensiv janë sjell tre pacientë të cilët janë në gjendje kritike. Vajza 19 vjeçare me lëndime trupore në pjesën e shpatullës është dërguar…

