18 Shkurt 2019 / 11:18 Treni i linjës Kërçovë – Shkup sot në mëngjes është përplasur me një shkëmb i cili kishte rënë mbi binarë gjatë natës, në afërsi të fshatrave Lakavicë dhe Padalishtë, të Gostivarit. Të lënduar nuk ka, por ka dëme materiale dhe është ndërprerë qarkullimi në këtë pjesë të hekurudhës. Në stacionin policorë në Gostivar sot në mëngjes në orën 6:45 është paraqitur se një tren për udhëtim që ka nisur nga Kërçova është përplasur në një shkëmb mes fshatrave Lakavicë dhe Padalishtë, Nga goditja kompozicioni ka dalë nga binarët. Pas paraqitjes së rastit në vendin e…
Author: almakos
18 Shkurt 2019 / 11:04 Për arsye të punimeve teknike që do të ndërmerren nga rrjeti elektro distributiv, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesëve të komunave të Sarajit, Studenipanit, Gjorçe Petrovit dhe Qendrës. Në periudhën nga 10 deri në ora 12 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga fshati Radushë në Komunën e Sarajit, gjegjësisht nga 9 deri në ora 15 shfrytëzuesit e rrugës 1,4, dhe 6 të fshtatit Batincë, komuna e Studeniçanit. Loading…
18 Shkurt 2019 / 10:08 Në gjykatën Penale të Shkupit vazhdon gjykimi për ngjarjet e Kuvendit më 27 Prill të 2017. Në seancën e kaluar me fjalë përfundimtare kanë përfunduar pala mbrojtëse e një pjesë të të akuzuarëve. Procesi gjyqësor ka filluar në gusht të vitit të kaluar, e udhëhequr nga gjykatësja Dobrila Kacarska, ndërsa përfaqësuese e prokurorëve Vilma Ruskovska. Procesi ka filluar kundër 33 të akuzuarëve, mirëpo në përputhje me Ligjin për amnisti kanë qenë të falur gjithsej 15 persona. Në bankën e të akuzuarve kanë ngelur: Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq,…
18 Shkurt 2019 / 10:01 Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Ilija Dimovski dhe Leko Ristoski Sot do të fillojë procesi gjyqësor për financimin e paligjshëm të VMRO DPMNE-së. Por në të do të mungojë ish kryetari i kësaj partie; Nikolla Gruevski, që pas arratisjes përfitoi statusin e azilit politik. Gjykatës kryesor i këtij rasti të hetuar nga Prokuroria Speciale do të jetë Osman Shabani, i cili e udhëheq edhe lëndën “Titanik” në të cilën akuzohen një mori ish funksionarësh të VMRO DPMNE-së. Në këtë rast ishte edhe një e akuzuar, Elizabeta Çingarovska, por pasi vitin e kaluar e ka…
18 Shkurt 2019 / 9:46 Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së Zoran Zaev mbajnë sot një takim në Klubin e Deputetëve lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale te 21 prillit dhe mundësinë për paraqitje me kandidat të përbashkët konsensual nga ana e mazhorancës. Loading…
Vendi ynë gjatë dy ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë situatë sinoptike do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
Një bombë ka shpërthyer sot herët në mëngjes në veri të Mitrovicës, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 5:00 të mëngjesit para një salle fitnesi që ndodhet në rrugën ‘Vojvode Putnika’ në veri të Mitrovicës, dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pronari i kësaj salle të fitnesit është Sead Çeshko, i etnisë boshnjake, njëherësh polic i Kosovës me detyrë në kufirin e Bërnjakut. Mësohet se nga shpërthimi janë thyer xhamat e kësaj salle, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet ‘Seat…
17 Shkurt 2019 / 16:01 Intervistë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj z.Dedaj Kosova po shënon 11 vjet që nga shpallja e pavarësisë. Ky vit sipas të gjitha paralajmërimeve pritet të jetë vendimtar për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. Cilat janë vijat e kuqe të Kosovës për një marrëveshje me Serbinë? [embedded content] “Mendoj se ky vit do të duhej të përmbyllte dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dialogun për shumë çështje të hapura, por asnjëherë për statusin e Kosovës, sepse statusi i Kosovës është çështje e mbyllur, pavarësia e Kosovës është e pa alternativë. Serbia duhet…
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka rënë në humnerë duke tentuar t’i shmangej goditjes nga një veturë në lëvizje. Raportohet se zyrtaret policor në detyrë derisa ishin duke u marr me një rast aksident trafiku në Mitrovicë, një i dyshuar i komunitetit serb me automjetin e tij kalon afër zyrtarëve policor me një shpejtësi të madhe, ku njeri nga zyrtaret duke tentuar t’iu shmanget rrezikut bie në një humnerë. Zyrtari policor dërgohet në Spital-reparti i ortopedisë Mitrovicë për trajtim mjekësor. I dyshuari është ndaluar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
17 Shkurt 2019 / 13:11 Aksidenti në Llaskarcë, tre pacientë ende në gjendje kritike Siç njoftojnë nga ministria e Shëndetësisë, për momentin, në spitalin “8 shtatori” të hospitalizuar janë 18 pacientë. Tre prej tyre janë ende në gjendje kritike, ndërsa 15 të tjerët janë në gjendje stabile shëndetësore. Një pacient gjatë ditës së djeshme është lëshuar për shërim shtëpiak. Në Qendrën Klinike në Shkup, 6 pacientë janë të hospitalizuar, nga ku 3 janë në Klinikën për Anestezi, Rianimacion dhe Shërim Intensiv, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje stabile shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë shton se pacienti i cili është në…
17 Shkurt 2019 / 9:50 Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë, respektivisht Nikola Dimitrov dhe David Zakaliani nënshkruan sot në Mynih, ku po zhvillohet Konferencë për Sigurinë, një protokoll mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Dy ministrat thanë se ky protokoll do të hapte një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe, do të intensifikonte dialogun politik dhe do të nxiste bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët. ”Dimitrov dhe Zakaliani ndanë opinionet mbi zhvillimet aktuale në rajon dhe botë”, tha Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Loading…
Vjedhjet e njëpasnjëshme kanë ndodhur në fshatin Llapushnik gjatë ditëve të fundit, kanë prekur edhe kishën katolike, “Shën Abrahami”, e cila është thyer dhe plaçkitur. Përveç grabitjes së kishës, gjatë ditës së djeshme, tre shtëpi të këtij fshati janë plaçkitur, ku kryesisht janë vjedhur kafshë. Për plaçkitjen e kishës ka treguar edhe Ismet Sopi, i cili këtë veprim e ka quajtur akt vandal dhe barbar. “Është thyer dhe plaçkitur Kisha Shën Abrahami në Llapushnik. Këto janë fotot e para nga vendi i ngjarjes, kurse të tjerat do të paraqiten pas ekzaminimit policor. Në lagje janë plaçkitur edhe disa shtëpi. Hetimi…

