17 Shkurt 2019 / 9:50
Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë, respektivisht Nikola Dimitrov dhe David Zakaliani nënshkruan sot në Mynih, ku po zhvillohet Konferencë për Sigurinë, një protokoll mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Dy ministrat thanë se ky protokoll do të hapte një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe, do të intensifikonte dialogun politik dhe do të nxiste bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.
”Dimitrov dhe Zakaliani ndanë opinionet mbi zhvillimet aktuale në rajon dhe botë”, tha Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Loading…