18 Shkurt 2019 / 11:18
Treni i linjës Kërçovë – Shkup sot në mëngjes është përplasur me një shkëmb i cili kishte rënë mbi binarë gjatë natës, në afërsi të fshatrave Lakavicë dhe Padalishtë, të Gostivarit. Të lënduar nuk ka, por ka dëme materiale dhe është ndërprerë qarkullimi në këtë pjesë të hekurudhës.
Në stacionin policorë në Gostivar sot në mëngjes në orën 6:45 është paraqitur se një tren për udhëtim që ka nisur nga Kërçova është përplasur në një shkëmb mes fshatrave Lakavicë dhe Padalishtë, Nga goditja kompozicioni ka dalë nga binarët.
Pas paraqitjes së rastit në vendin e ngjarjes është dërguar një ekip për ekspertizë.
Loading…


