8 Mars 2019 / 9:26 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për rastin për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike. Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të mospranisë së ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, sepse ka qenë ka qenë në seancë gjyqësore për lëndën “Dhunë në Qendër” ku gjithashtu është i akuzuar. Në “Titanik” krahas Janakieskit, të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirili Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski,…
Author: almakos
7 Mars 2019 / 22:13 Kandidati për President, i ftuar në emisionin “Rruga drejt..” në Alsat, përballë panelit të gazetarëve Arben Ratkoceri dhe Zoran Ivanov, tha se është hera e parë që ndodh ku katër parti shqiptare, përpara zgjedhjeve, të mbështesin një kandidat për president maqedonas. Ai theksoi se kurrë më parë kjo ka ndodhur në historinë e vendit. https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=N4QWW8kLDl0 Loading…
7 Mars 2019 / 21:45 Kandidati për President, Stevo Pendarovski i pyetur çfarë mendon për njerëzit që thonë se kam miq shqiptar ai u përgjigj se, “mendoj se nuk kanë asnjë mik të sinqertë shqiptarë”- tha Pendarovski. Ndërsa i pyetur për fetë e shqiptarëve mesa duket ai i njihte mire, dhe u përgjigj saktësisht. Tre, janë bazike, ndoshta ka edhe disa më të vogla, nuk dua të them, që mos më keqkuptojnë, sepse u përgjigja për miq shqiptarë, kur potencojnë, unë mund por nuk do ta bëj atë, të numëroj së paku tre miq të mi të afërt shumëvjeçar, nga…
7 Mars 2019 / 18:39 Përplasje mes pushtetit dhe opozitës mbi ligjin për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Opozita akuzon se me miratimin e këtij ligji, vendi do të humb vlerat e familjes tradicionale, duke kundërshtuar kështu kurorëzimin në mes dy personave të përkatësisë së njejtë gjinore. Deputeti i VMRO DPMNE-së Vlatko Gjorçev thotë se përmes këtij ligji familjet tradicionale etiketohen si jo tolerante. [embedded content] Carovska, ju bëj thirrje juve dhe shumicës që thellësisht të mendojnë çfarë shoqërie, çfarë lagjesh, çfarë mëhallash do të kemi? Tregoni sens dhe tolerancë për ata të cilët mendojnë ndryshe nga ju, dhe tolerancë…
7 Mars 2019 / 18:30 Anëtarët e Akademisë së Arteve dhe Shkencave Maqedonase do të vendosin vetë për riemërimin e mundshëm të këtij institucioni, pas ndryshimit të emrave të mbi 100 institucioneve të tjera. Konsultimet me akademikët, sipas kryeministrit Zoran Zaev, vazhdojnë. [embedded content] A do të jetë “Akademia Kombëtare e Shkencave dhe Arteve” ose do të jetë “Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me siguri do të vendosin ata. Megjithatë është shumë e rëndësishme se si janë të regjistruar gjithkund në botë që miqtë nga Greqia të mos e kontestojnë. Në “search” na kërkojnë…
7 Mars 2019 / 18:16 Pas denoncimit të Televizionit Alsat për gabimet e shumta drejtshkrimore në tabelën e vendosur në pikën kufitare Tabanoc, Drejtoria e Doganave brenda ditës korrigjoi të njëjtën. Këtë e pati paralajmëruar për Alsat edhe zëvendës drejtori i këtij institucioni, Irfan Buçi, i cili shpreson se gabime të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen. [embedded content] Janë ndërmarrë menjëherë masa që ai gabim do të korrigjohet dhe brenda këtyre orëve deri në orën 4, do të jetë gjithçka në rregull. kur të themelohen ato agjencitë besoj se nuk do të ketë gabime në të ardhmen-…
7 Mars 2019 / 17:39 Nga Mali i Zi, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos i ka dërguar një mesazh të qartë Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Turqisë. Sipas tij, nëse duan që këto vende të kenë një perspektivë evropiane, duhet të respektojnë plotësisht ligjet evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare. Kreu i shtetit helen ka qenë më agresiv me Shqipërinë ku ka thënë se Greqia mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë, por mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Loading…
Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Prishtinë, në fillim të këtij viti, kanë filluar hetimet pasi në rrjetin social Facebook dhe në faqen e blerjeve online ‘Merr-jep’, kanë hasur njoftime të tilla si: ‘punojmë tema diplome…’, duke vendosur edhe çmimin e këtij shërbimi prej 300 euro. Policia për këtë dukuri ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe ka kërkuar lejimin e masave të fshehta të hetimit, në rastin konkret ‘blerje e stimuluar’. Në mesin e janarit ka filluar përdorimi i këtyre masave dhe ka përfunduar sot, më 7.3.2019, me momentin e dhënies së parave ‘hartuesve/përpiluesve të temave…
7 Mars 2019 / 15:52 Kryeministri Zoran Zaev mohon se ligji i ri mbi Prokurorinë Publike, i cili përfshin PSP-në, do të shpëtojë kreun e BDI-së Ali Ahmeti nga përgjegjësia penale. Zgjidhja ligjore që e vazhdon mandatin e Katica Janevës, nuk lejon përdorimin e bisedave të përgjuara si dëshmi në sallën e gjyqit. Rasti “Regjistrimi” në të cilin dyshohet Ahmeti, është hapur nga bisedat e përgjuara që i mori Janeva nga Zaevi. Dëshmitë ekzistojnë dhe absolutisht në asnjë moment nuk është shqyrtuar mundësia që dikush të shpëtojë, dikush të njolloset ose çfarëdo tjetër. U krijua një ligj cilësor me ekspertë…
7 Mars 2019 / 15:45 Pas reagimeve në opinion, grafa për përkatësinë etnike u shtua në propozim-ligjin e regjistrimit të popullsisë, megjithëse Enti Shtetëror i Statistikave nuk e parashikonte fillimisht. Ky draft pritet që këtë të martë të shqyrtohet në seancën Qeveritare. Drejtori Apostoll Simovski thotë se propozim-ligji është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila është propozuese kompetente në Qeveri. Kurse, kjo e fundit ka aprovuar ndryshimin e vetëm. Me keqardhje e them se opinioni nuk reagoi sipas pritshmërive tona, përkundrazi publiku ishte i mendimit se ky propozim të përfshihet në regjistrim. Supozoj që nga kjo arsye Qeveria vendosi…
7 Mars 2019 / 15:32 Assesi të fillojë gjykimi për rastin e financimit joligjor të VMRO-DPMNE-së. Rasti “Talir” sot u anulua për herë të dytë. Në gjykatë u paraqitën të akuzuarit, por nuk erdhi avokati i të akuzuarit Ilija Dimovski dhe avokati i VMRO-DPMNE-së Donço Nakov. Mungesa e paarsyeshme e avokatëve zemëroi gjykatësin Osman Shabani. Ai e paralajmëroi zëdhënësin Naum Stoilkovski i cili si përfaqësues i VMRO-së ishte në sallën e gjyqit, se nuk do të lejojë më anulime të tjera. Vetëm fuqia madhore mund t’i anulojë seancat e radhës, në të kundërtën do ketë sanksione. Këtë ua them në…
Gabimet e vazhdueshme drejtshkrimore në tabelat e institucioneve kane nxjerrë në pah koordinimin e dobët mes qeverisë, grupit ndër resorësh për zbatimin e ligjit të gjuhëve dhe institucioneve. Si rezultat gjuha shqipe nuk zbatohet në mënyrë të saktë. Nuk dihet kush përkthen apo kush i kontrollon momentalisht këto përkthime, korrigjimi i të cilave ka kosto shtesë. Rasti i fundit ishte me tabelën e vendosur në pikën kufitare Tabanoc, ku në një fjali të vetme ka disa gabime drejtshkrimore. I pyetur se mbi kë bie përgjegjësia për gabime të tilla, Tahir Hani, anëtarë i grupit ndër resorësh për zbatimin e ligjit,…

