7 Mars 2019 / 15:32
Assesi të fillojë gjykimi për rastin e financimit joligjor të VMRO-DPMNE-së. Rasti “Talir” sot u anulua për herë të dytë. Në gjykatë u paraqitën të akuzuarit, por nuk erdhi avokati i të akuzuarit Ilija Dimovski dhe avokati i VMRO-DPMNE-së Donço Nakov. Mungesa e paarsyeshme e avokatëve zemëroi gjykatësin Osman Shabani. Ai e paralajmëroi zëdhënësin Naum Stoilkovski i cili si përfaqësues i VMRO-së ishte në sallën e gjyqit, se nuk do të lejojë më anulime të tjera.
Vetëm fuqia madhore mund t’i anulojë seancat e radhës, në të kundërtën do ketë sanksione. Këtë ua them në prezencë të mediumeve”- tha Osman Shabani, gjykatës.
Në rastin “Talir” të akuzuar janë 6 persona- ish kryeministri Nikolla Gruevski që gjendet në arrati, Mile Janakievski, Kiril Bozhinovski, Ilija DImovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska. Por kjo e fundit pranoi fajin dhe u dënua me dy vjet dënim me kusht. Sipas Prokurorisë Speciale, Nikolla Gruevski ka siguruar para për partinë nga burime anonime. Më shumë se 4.5 milionë euro, të akuzuarit tjerë kanë siguruar që të paguhen në llogarinë e partisë përmes fletëpagesave me të dhëna të rrejshme. Për rastin “Talir” Specialja aktakuzë ngriti në nëntor të vitit të kaluar dhe është një nga lëndët që Katica Janeva i ngriti pas skadimit të afatit prej 18 muaj për ngritjen e aktakuzës, gjë për të cilën Gjykata Supreme tha se nuk ka pasur të drejtë ta bëjë.
Bojan Stojanovski
Loading…