Një aksident trafiku sapo ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete përball Kuvendit të Republikës së Kosovës. Siç shihet në fotot e dërguara nga qytetarët në redaksinë e Telegrafit, motoçikleta është e dëmtuar, ndërkohë motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes shihet edhe autoambulanca. Telegrafi u mundua që të kontaktoj Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, që të marr informata shtesë në lidhje me rastin, mirëpo nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/
Author: almakos
7 Mars 2019 / 10:59 Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në Pentagon pati takim me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Patrik Shanahan, ku u konfirmua partneriteti strategjik i SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shekerinska dhe Shanahan u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe ngritjen e tij në nivel më të lartë siç i ngjan aleatëve të NATO-s, kumtoi Ministria e Mbrojtjes. “Vazhdojmë së bashku, me pjesëmarrje të përbashkët në misionet paqësore dhe me bashkëpunim akoma më të afërt në proceset reformuese dhe në modernizimin e Armatës”, u konkludua në takim. Njeriu i parë i Mbrojtjes së SHBA-së…
Një person është rrahur me disa persona ku edhe janë përdorur mjete të forta. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 03.03.2019 rreth orës 21:58 në sheshin “Edi Durham”, në Prishtinë. “Viktima me datën 06.03.2019 ka raportuar se ishte rrahur me disa persona ku ishin përdorur edhe mjete të forta”, thuhet në raport. Ndërkaq, në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
7 Mars 2019 / 9:11 Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa kryesisht nëpër rrugë të thata. Njoftohen të gjithë se në datën 06.03.2019, 07.03.2019 dhe 08.03.2019 në autostradën A1, aksin Demir Kapi – Miravci në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti. Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes…
7 Mars 2019 / 8:27 Pesë Komisione parlamentare sot do të mbajnë seancë ku do të shqyrtohen më shumë propozim ligje ekonomike dhe politike. Pikë e vetme e rendit të ditës në Komisionin për çështje ekonomike është Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të energjetikës në procedurë të shkurtuar- në lexim të dytë e ngritur nga deputetët Hari Lokvenec dhe Rexhail Ismaili. Komisioni për financim dhe buxhet do të mbajë dy seanca të njëpasnjëshme. Në të parin do të ketë debat publik për Propozim ligjin për kryerjen e punëve të kontabilistëve, ndërsa në rend dite të të dytës…
7 Mars 2019 / 8:12 Kandidatët për president të shtetit kanë edhe dy ditë mundësi për mbledhjen e nënshkrimeve. Tani për tani kandidatë të sigurt në garën presidenciale janë Gordana Siljanovska- Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka. Kandidati i përbashkët i 31 partive politike nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM dhe BDI, Stevo Pendarovski ka marrë përkrahjen e mbi 60 deputetëve në Kuvend. Shefi i shtabit zgjedhor të LSDM-së Aleksandar Kiracovski theksoi se, përkundër asaj që me nënshkrimin e përkrahjes së deputetëve është përmbushur kushti ligjor për kandidaturën e Pendarovsit, “përkrahje mund t’i japin edhe qytetarët duke vendosur nënshkrimin e tyre…
7 Mars 2019 / 7:56 Në Gjykatën penale sot duhet të fillojë gjykimi për lëndën “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, që ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE. Në këtë rast të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “larje parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njejtë, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe VMRO-DPMNE. Seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarit Ilija Dimovski,…
7 Mars 2019 / 7:42 Seanca e parë e komisionit ndërqeveritare për bashkëpunim ekonomik të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, konform Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes qeverive të dy vendeve, me të cilën do të kryesojë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa bashkëkryesues është ministri i Transportit, IT dhe Komunikimeve i Republikës së Bullgarisë, Rosen Zhelazkov./MIA Loading…
7 Mars 2019 / 7:30 Mot stabil dhe i ngrohtë deri të dielën, nga e hëna paralajmërohet ulje e vogel e temperaturave për disa gradë. Moti deri në fund të kësaj jave do të jetë, stabil dhe relativisht i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë rreth 4 gradë, ndërsa ajo maksimale ditore deri në 19 gradë. Nga e hëna, meteorologët paralajmërojnë ulje të temperaturave, erëra të dobëta dhe vranësira. Temperatura do të lëvizë prej 4 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale ditore prej 13 deri në 19 gradë Celsius. Loading…
6 Mars 2019 / 22:49 Zbatimi i gjuhës shqipe nga disa institucione të Maqedonisë së Veriut ka nisur me gabime gjuhësore që ka nxitur reagime në opinion pasi sipas njohësve të çështjeve të gjuhësisë, të gjitha përkthimet që i bëjnë institucionet duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, apo të presin nisjen e punës së dy agjencive që do të kenë për detyrë zbatimin e dygjuhësisë. Gabimet që janë regjistruar kryesisht kanë të bëjnë me emrin e ri të shtetit, me mospërdorimin drejt të disa shkronjave, përdorimin e fjalëve të huaja, apo përkthimin e fjalimeve pa respektimin e normave gramatikore.…
Sektori i Pubëve të Brendshme në Shkup ka dorëzuar deri tek Prokuroria Themelore personin N.B. (31) nga Shkupi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale prodhim dhe trafikim me substanca narkotike dhe psikotrope. Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit policia mes tjerash ka gjetur 52 saksi me trungje të kanabisit, rreth 1.5 kilogram marihuanë, 54 ampula prej 27ml me vaj të kanabisit si dhe 11 shiringa. “Dje rreth orës 05:03 në bazë të informatave paraprake operacionale, dhe pas marrjës së urdhrit nga Gjykata, është kreyr bastisje në shtëpinë e të lajmëruarit në Shkup, ku janë gjetur 52 saksi me…
6 Mars 2019 / 16:43 Heshtje, edhe pas një jave nga kërkesa e Ministrisë së Transportit të bërë tek Inspektorati Shtetëror për inspektimin e çështjes së platformave të paligjshme në Kanionin e Matkës. Nga Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm thonë se janë në mbikëqyrje të punës së Inspektoratit komunal të urbanizmit se çfarë masa do të ndërmarrin pas kërkesës së dërguar që të veprohet sipas predispozitave të Ligjit për Ndërtim. Nga Komuna e Sarajit thonë se janë duke u përpjekur që të gjejnë një zgjidhje brenda kornizave ligjore dhe se rrënimi i atyre platformave do të jetë opsioni i…

