Rrahje në Prishtinë, arrestohet një person

Një person është rrahur me disa persona ku edhe janë përdorur mjete të forta.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 03.03.2019 rreth orës 21:58 në sheshin “Edi Durham”, në Prishtinë.

“Viktima me datën 06.03.2019 ka raportuar se ishte rrahur me disa persona ku ishin përdorur edhe mjete të forta”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

TAGS