8 Mars 2019 / 13:20 Gjashtë nga të akuzuarit janë denuar me burgim në lëndën “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore në vitin 2013. Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg, ndërsa Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi me 3,2 vjet burg. Dënimi më i madh i është shqiptuar Bedredin Ibraimit me 4,5 vjet burg, i cili ishte anëtar i KSHZ-së nga rradhat e PDHS-së në kohën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Me 3 vjet burg janë dënuar edhe anëtarët e KSHZ-së të VMRO-DPMNE-së Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska. Prokurorja Fatime Fetai ka kërkuar paraburgim për Sasho Mijallkovin,…
Author: almakos
8 Mars 2019 / 13:15 Edhe Sektori i punëve të brendshme i Tetovës, i është bashkuar festës së grave, duke kryer kështu aksione nëpër qytet për ndalimin e makinave, por sot, vetëm atyre që pas timonit kishin vozitëse femra. Pjesëtarët e SPB-së së Tetovës, pasi kontrollonin rregullshmërinë e dokumentacionit, ata iu dhuronin vozitëseve nga një lule, duke iu uruar kështu festën e 8 Marsit, dhe duke kërkuar nga ata që të vozisin me kujdes dhe duke iu përshtatur rregullave të komunikacionit.Ky aktivitet ka filluar në orët e mëngjesit në bulevardin iliria në Tetovë dhe në rrugën e Ilindenit, ndërsa ka…
8 Mars 2019 / 13:01 Është lexuar aktgjykimi për rastin “Titanik 2″, të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi janë dënuar me nga 3 vjet burg, me drejtë të ankimimit, përveç ish-kreut të DSK-së, zë gjithë të tjerët janë dënuar për veprën penale ” Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Aktvendim për Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçin në lëndën e PSP-së “TITANIK 2” Publiée par Alsat sur Vendredi 8 mars 2019 Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska janë dënuar me masë burgimi me nga 3 vjet burg. Masë burgimi prej 4 vjet e 6 muaj i është shqiptuar ish-anëtarit të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi.…
8 Mars 2019 / 12:39 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të publikohet aktgjykimi për rastin Titanik 2″ e cila ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale më 2013. Në “Titanik 2” të PSP-së të akuzuar janë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev. Aktvendim për Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçin në lëndën e PSP-së “TITANIK 2” Publiée par Alsat sur Vendredi 8 mars 2019 Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev. Mbrojtja në fjalët përfundimtare ka kërkuar aktvendim…
Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje në familje kishte sulmuar fizikisht një femër të kombësisë serbe. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00, në Novobërdë. Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, ndalohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/
8 Mars 2019 / 11:44 Me ofrimin e provave materiale sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin “Titanik” të PSP-së lidhur me parregullsitë zgjedhore. Deri tani janë prezantuar 2.000 prej rreth 5.900 provave materiale, të propozuar nga PSP-ja. Janë prezantuar dokumente personale si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, dokumente të llogarive, vërtetime dhe dokumente tjera. Kryetari i trupit gjykues është gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanovska. Në “Titanik” krahas Janakieskit, të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirili Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, si dhe…
Në qytetin e Vushtrrisë, është arrestuar një i dyshuar i cili në shtëpinë e tij e kishte ushtruar dhunë fizike duke e sulmuar viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Viktima e rastit pas intervistimit dërgohet në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Një femër e mitur nga komuniteti ashkali e cila ishte shtatzënë, është pranuar në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin rajonal të Prizrenit “Raportohet se në spitalin rajonal në Prizren në repartin e Gjinekologjisë ishte pranuar një femër shtatzënë e mitur e komunitetit Ashkali, e cila ka shkuar për të lindur fëmijë”, thuhet në raportin e policisë. Sipas deklaratës së viktimës ajo ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull K/Ashkali qe një vit dhe qëllimi i tyre është që të krijojnë familje. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitar, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit rasti hetohet…
8 Mars 2019 / 11:08 Çajupi, vite më parë, do t’i dedikonte vargje poezie zellit të grave shqiptare për të punuar dhe jo më kot. Statistikat tregojnë se në të gjithë rajonin gratë e Shqipërisë kanë përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në Forcat e Punës. Portali i të dhënave Our World in Data ka ilustruar një hartë bazuar në përqindjen e grave në forcat e punës. Për të ndërtuar këtë hartë, Our Wolrd in Data i është referuar shifrave të ILO-s (Organizatës Ndërkombëtare të Punës). Në vitin 2017 (vit referencë për të gjitha vendet në botë) pjesëmarrja e grave…
Mjeku popullor, Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”, i cili është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Prizren, ka tentuar që të vetëvritet. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, avokati i tij Asdren Hoxha, i cili tha se Peqani ka tentuar të vetëvritet, dhe kjo ka ndodh në qendrën e paraburgimit në Prizren. Avokati Hoxha ka thënë se këtë ia ka thënë vet klienti i tij, Peqani, si revoltë ndaj padrejtësisë që po i bëhet. “Klienti im e sheh këtë si padrejtësi, por edhe vonesat në procedurë gjatë këtyre muajve në paraburgim në Prizren, pa aktakuzë dhe të…
8 Mars 2019 / 10:51 Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës dhe fillimit të procesit për implementimin e tij mes vendit tonë dhe Greqisë po intensifikohen aktivitetet diplomatike dhe shpeshtohen takimet në nivel politik. Për vizitë pune sot në vend qëndron ministrja alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopulu, kumtojnë nga MPJ-ja e Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-së nga Athina. Anagnostopulu mbrëmë ka arritur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjatë ditës do të realizojë takime me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrovin dhe me zëvendëskryeministrin i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin. Në delegacionin…
Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, B.K., F.B., N.H., dhe L.B., për veprën penale ”Grabitje” nga neni 329, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Sipas aktakuzës, katër të pandehurit, B.K., F.B., N.H., dhe L.B., në bashkëkryerje me datën 22 janar të këtij vitit, rreth orës 11:23 në qytetin e Deçanit, përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”, nën kërcënimin e revoles kishin grabitur shumën prej 8,543 (tetëmijepesëqindedyzetetre) mijë euro, nga të dëmtuarit A.R. dhe V.B., të cilët në ato momenti ishin duke dërguar…

