8 Mars 2019 / 17:09 Partisë Demokratike Shqiptare ka reaguar pas vendimit të Gjykata Penale për dënim të kreut të PDSH-së me tre vjet e dy muaj burg në rastin “Titanik 2”. PDSH-ja vlerëson se vendimi i sotëm i Gjykatës për kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi është një sinjal i qartë se segmentet e caktuara të errëta në këtë shtet jo që janë aktive por me vendime të këtilla në formë të kësaj Gjykate paralajmërojnë pengesë serioze për demokratizimin e mirëfillte si dhe rrugëtimin drejt strukturave euroatlantike. PDSH-ja është e bindur se kryetari i saj, Menduh Thaçi është tërësisht i…
Author: almakos
8 Mars 2019 / 16:22 Si pasojë e mungesës së theksuar të gjinekologëve të rinj, ministria e Shëndetësisë ka përpiluar plan i cili obligon gjinekologët specialistë të nivelit sekondar që të kryejnë kontrollet e nivelit primar në zonat ku ka mungesë të gjinekologëve dhe ambulancave gjinekologjike. Ky plan është përpiluar për të parandaluar vdekshmërinë e foshnjave dhe nënave, e cila ka qenë tejet e lartë. Ndër të tjera plani parasheh që përmes ambulancave mobile gjinekologjike të vizitohen gratë e zonave rurale, në të cilat nuk ka aspak gjinekologë. [embedded content] Në nivel sekondar, gjinekologët specialistë do të mund të japin…
8 Mars 2019 / 16:04 Tre vjet burg për Sasho Mijallkovin, tre vjet e dy muaj burg për kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçin. Penalja i shpalli fajtorë të gjithë gjashtë të akuzuarit për rastin “Titanik2” për parregullsi zgjedhore. Dënim më të lartë me burg mori ish anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, 4 vjet e gjashtë muaj. Kolegët e tij të asaj kohe me të cilët e ndanë edhe ulësen në Gjykatë, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska u dënuan me nga 3 vjet burg. [embedded content] Absolutisht Gjykata vlerëson se me tejkalimin e autorizimeve zyrtare dhe me të gjitha…
8 Mars 2019 / 15:55 Shteti angazhohet vetëm në mënyrë deklarative për të drejtat e grave, ndërsa realiteti në pabarazinë sociale, ekonomike dhe politike me burrat është e madhe, porositën aktivistët civil, në marshin e sotëm “Marshi i 8 Marsit”. Të dhënat e tyre tregojnë se në 43 komuna ende nuk ka gjinekologë, ndërsa 60 për qind e grave janë joaktive në tregun e punës, ndonëse janë me arsim sipëror. Të dhënat dështuese kërkojnë reagim nga autoritet, me angazhim sistemor t’i avancojnë të drejtat e grave. Këtë 8 mars, nuk ka ndryshuar asgjë. Vallë deri më 8 Marsin e ardhshëm…
8 Mars 2019 / 15:43 Propozimi për marrjen përsipër të menaxhimit me plazhet në nivel shtetëror është për të gjitha plazhet, jo vetëm për ato në liqenin e Ohrit. Vlerësojmë se për menaxhimin e mirë të plazheve, ato duhet të jenë nën juridiksionin e shtetit, dhe e jo të komunave. Ky është qëndrimi i Ministrit të Transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski, pas reagimit të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka bëhet një fushatë kundër tij dhe nuk do t’ia dorëzojë qeverisë autorizimet për plazhet në Strugë. [embedded content] Me ndryshimet në Ligjin për Tokën Ndërtimore, propozimi do të…
8 Mars 2019 / 15:30 “Edhe bota të ndryshojë ose të rrënohet, një grua gjithmonë mbetet në zemër. Gëzuar 8 Marsin, nënë”. Ky mbishkrim i varur në një nga muret e burgut të grave në Idrizovë ngushëlloi dhe u dha shpresë për jetë grave të burgosura, pavarësisht dënimeve që vuajnë ato. Me rastin e 8 Marsit, Alsat qëndroi pranë grave të burgosura ku shumë prej tyre ishin në pritje të urimeve dhe dhuratave për këtë ditë të veçantë, posaçërisht nga më të dashurit e tyre si prindërit, fëmijët dhe bashkëshortët. Më shumë më mbështet djali im, kur më lajmërohet ai…
8 Mars 2019 / 15:04 Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të kenë pikë të re kufitare edhe atë në “Markova Noga” në rajonin e Prespës. Kjo u nënshkrua nga Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe Ministrja alternative për Punë të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopulu. Kjo Marrëveshje, siç deklaroi edhe ministri Dimitrov, është e para e nënshkruar sipas dispozitave të Marrëveshjes së Prespës. Kemi përsëri një Marrëveshje historike, pas suksesit historik në Prespë. Për shkak se për herë të parë në Marrëveshje zbatohet edhe emri edhe terminologjitë e kontraktuara në Prespë. Kam kënaqësinë që këtë Marrëveshje për…
8 Mars 2019 / 15:01 Gjykatësi Ognen Stavrev e ka pranuar kërkesën e Prokurores Fatime Fetai për paraburgim të të dënuarve Sasho Mijallkov dhe Bedredin Ibraimi. Menduh Thaçi dhe të tjerët të dënuar në rastin “Titanik 2”, do të duhet të paraqiten në Gjykatë një herë në javë. Sasho Mijallkov dhe Bedredin Ibraimi në rastin “Titanik 2” janë dënuar me burgim nga 3 vjet, gjegjësisht 4,6 vjet burg. Masa e paraburgimit është shqiptuar për të evituar rrezikun e arratisjes, ka thënë Fatime Fetai. Këshilli Gjyqësor i përbërë nga gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani si dhe tre anëtarë të trupit…
8 Mars 2019 / 14:44 Gyjkatësi Stavrev sot ka miratuar propozimin e PSP dhe ka u ka caktuar masë paraburgimi ish drejtorit të DSK, Sasho Mijallkov, i cili është dënuar me 3 vjet burg dhe ish anëtarit të KSHZ, Bedredin Ibraimi, i dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg. Të dyve sot u janë shqiptuar dënimet për rastin Titanik 2. Përveç tyre janë dënuar edhe tre ish anëtarë të KSHZ dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Loading…
8 Mars 2019 / 14:22 Pas kërkesës për masë paraburgimi nga ana e PSP-së, i dënuari tashmë Bedredin Ibraimi, para gjyqit ka thënë se nuk i është lejuar që të dorëzojë apo pranojë të dokumenteve të caktuara, me çka do të kishte vërtetuar pafajësinë për veprën penale dhe se askush nuk dobi nga kjo vepër penale që po i ndjek PSP-ja. Bedredin Ibraimi ka drejtuar kritika të ashpërta deri te prokurorja Fatime Fetai, për akuzat e saja se gjatë procedurës i njëjti nuk ka respektuar gjyqin, i akuzuari Ibraimi, edhe pse iu tërhoq vërejtja nga gjyqi, ai vazhdoi me pyetje…
8 Mars 2019 / 14:02 Nëse vendos gjykata e Apelit do ta vuaj vendimin me burg, ka thënë ish-kreu i DSK-së, Shasho Mijallkov. Gjyqi Penal sot ka shqiptuar masë me 3 vjet burg për Sasho Mijallkovin, në lëndën “Titanik 2”. Ai në fjalimin para gjyqit për propozim masën që ti jepet masë paraburgimi, pas aktvendimit është shprehur se asnjëherë nuk ka shfaqur shenja se do të arratiset. “Me arratisje nuk zgjidhen problemet. Stili i jetës sime nuk është arratisja. Nëse vendos gjykata e Apelit, unë do të vuaj dënimin.” Ka thënë ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov. Ai ka thënë se…
8 Mars 2019 / 13:36 Para trupit gjykues, i akuzuari në rastin “Titanik 2” Bedredin Ibrahimi, tha se ai nuk ka ndërmend të arratiset apo ta lerë vendin, sepse edhe po të donte nuk ka më forcë të largohet. “Këtu kam lindur, kam jetuar dhe jetoj dhe nuk do të ik. Do të jem këtu për t’i qeshur në fytyrë asaj. Nuk do te iki”, ka thënë i akuzuari Ibrahimi, duke iu përgjigjur prokurores Fatime Fetai në sallën e gjyqit. Loading…

