Një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij në Prizren. I njëjti ka deklaruar se personat e panjohur kanë deportuar me forcë në banesën tij prej ku kanë vjedhur para të gatshme dhe një sasi ari, thuhet në raportin e policisë.
Author: almakos
Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa drejtuesi tjetër është larguar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm. Ky apel i policisë ka ardhur pas disa informacioneve që ka pasur rasteve të fundit të zjarrëvenieve në disa rajone të vendit. “Bazuar në atë se disa nga rastet e fundit të zjarrvënjeve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke…
11 Mars 2019 / 9:55 Indonezianja e akuzuar për vrasjen e gjysmë vëllait të liderit të Koresë Veriore Kim Jong-un është liruar pasi akuzat e ngritura kundër saj janë hedhur poshtë. Siti Aisyah është akuzuar se ka shkaktuar plagë me mjete toksike në fytyrën e Kim Jong-nam në aeroportin e Kuala Lumpur në vitin 2017. Ajo dhe i bashkë-akuzuari vietnamez, Doan Thi Huong, e kanë mohuar vrasjen dhe thonë se ata mendonin se ishin pjesë e një shaka televizive. Vrasja e ashpër në një aeroport ndërkombëtar la hetuesit e habitur dhe mbuloi kryetitujt ndërkombëtarë. Pas vonesës, faza e mbrojtjes së…
11 Mars 2019 / 9:44 Më 14 mars skadon afati për rishikim të listës zgjedhore dhe paraqitja për votim të diasporës. Më këtë datë përfundon edhe paraqitja e kërkesave të qytetarëve për regjistrim, plotësim apo pastrim të të dhënave të listës zgjedhore. Nga KSHZ-ja bëjnë thirrje të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të rishikim të të dhënave të tyre, që ta verifikojnë në web faqen oficiale të KSHZ-së dhe në njësitë lokale si dhe zyrat e KSHZ-së. Lista me adresa të njësive lokale, zyrat të KSHZ-së dhe të tjera informacione më të detajuara munden të gjenden në web-faqen oficiale…
11 Mars 2019 / 8:15 Me më shumë aktivitete sot në Shkup do të shënohet 76 vjetori i deportimit të hebrenjëve të Maqedonisë, në organizim të Komunitetit hebraik dhe Fondit të holokaustit. Në Teatrin popullor të Maqedonisë do të mbahet solemnitet komemorativ në të cilin janë paralajmëruar fjalime të kryeministrin Zoran Zaev, kryetarja e Bashkësisë hebraike Berta Romano Nikoliq, Rabin Endrju Bejker, drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare në Komitetin hebraik amerikan, Robert Singer, nënkryetar dhe drejtor ekzekutiv kryesor në Kongresin botëror hebraik dhe Zeev Elkin, ministër për Jerusalemin dhe për mbrojtje dhe mjedisit jetësor të Izraelit. Në komemoracion në Qendrën memoriale…
11 Mars 2019 / 7:57 Grupet e punës të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE prej nesër do të punojnë në projektligjin e ri për prokurorinë pubike me të cilin parashikohet integrimi i Prokororisë Speciale Publike, paralajmëruan pas takimit të sotëm kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickoski. Në takim, ata diskutuan për sigurimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike presidenciale dhe për ligjet reformatore, duke përfshirë ligjet mbi shërbimet e inteligjencës. Zaevi dhe Mickoski nuk diskutuan për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa u refuzua kërkesa e VMRO-DPMNE-së që me propozimin e tyre të zgjidhet prokurori publik…
Moti në Maqedoni do të jetë mot me vranësira dhe më i freskët me mundësi të reshura të shiut, të cilat pasdite dhe gjatë natës në pjesët jugore dhe juglindore do të jenë më të mëdha dhe më intensive. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 8 deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri 20 gradë Celsius. UV-indeksi do të jetë 4. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me të reshura të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të…
11 Mars 2019 / 0:00 “Temat për të cilat kemi biseduar ishin zgjedhjet presidenciale si dhe ligjet reformuese të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët dhe për fillimin e negociatave për anëtarësm në BE”, theksoi kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Lidhur me projektligjin për PSP-në, Zaev tha se Katica Janeva dhe ekipi i saj duhet të vazhdojë të punojë në kuadër Prokurorisë Publike, dhe se fundja “bomba” kanë limitet e tyre, por jo edhe dëshmitë materiale. “Dialogu politik vazhdon. Ne do t’ë bëjmë gjithçka që proceset të vazhdojnë në…
10 Mars 2019 / 23:36 Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se pas takimit mund të përfundohet se konkretisht është folur për sigurimin e kushteve për zgjedhje presidenciale fer dhe demokratike dhe për ligjet reformuese, me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Mickoski e vlerëson takimin si të dobishëm, për shkak se është arritur marrëveshje, që prej nesër të fillohet me punë në drejtim të pajtueshmërisë për ligjin mbi Prokurorinë Speciale dhe ligjet e tjera reformuese. Sipas tij Katica Janeva dhe ekipi i saj në Prokurorinë Publike kanë humbur kredibilitetin dhe nuk…
10 minuta më parë / E përditësuar 0Shares “Mafia brutale”, më këtë titull britanikja The Sun tregon historinë se si u krijuan bandat shqiptare në Britani, që sipas ekspertëve janë më të rrezikshmet. “Lufta e Kosovës solli në brigjet e Britanisë një numër të madh njerëzish që kërkonin azil. Zyrtarët e emigracionit, të paaftë për t’u përballur me këtë fluks lejuan refugjatët të krijonin një jetë të re. Mes tyre ishin shumë shqiptarë që pretendonin të ishin kosovarë në atë që është përshkruar si “rasti më i madh i kalimit të kombësisë” në historinë e kohëve të fundit të emigracionit…
10 Mars 2019 / 21:46 Deri sa në Qeveri po zhvillohet takimi mes kryeministrit, Zoran Zaev dhe liderit të opozitës Hrictijan Mickoski. Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar ne profilin e tij në Facebook, duke shkruar për padrejtësinë kundrejt partive tjera, e sidomos atyre shqiptare. “Kur i duhen votat e shqiptarëve, takim me gjith liderët e partive politike. Kur i duhet shteti, takim vetem me liderin partner qe ka për shtetin- Mickovskin.Prandaj, JO shoqëri e përbashkët për të gjithë, por shtet për të gjithë”, ka shkruar Sela. Ndryshe, në takimin e liderëve pritet të diskutohen më shumë…

