Author: almakos

10 Mars 2019 / 20:17 Ka filluar takimi në Qeveri mes kryeministrit, Zoran Zaev dhe liderit të opozitës Hrictijan Mickoski. Në takimin e liderëve pritet të diskutohen më shumë çështja ndër të cilat zgjedhjet presidenciale si dhe fati i Prokurorisë Speciale. Zaev dje tha se takimi nuk është i formatit në të cilin duhet të marrin pjesë më shumë liderë të partive, pasi për të me rëndësi është të flas siç tha ai me shefin e opozitës. Kreu i VMRO-së Mickovski ndërkaq tha se në takim do të hap edhe çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Loading…

Lexo më Shumë

10 Mars 2019 / 20:01 Një pjesë e madhe me kallam është djegur sot në dalje të Strugës në drejtim të fshatit Kalishtë. Sipas dëshmitarëve është djegur një sipërfaqe prej rreth një kilometri. Pas shuarjes së zjarrit në këtë pjesë, më vonë ka pasur zjarre edhe në vetë liqenin e Ohrit. Sipas kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, bëhet fjalë për pronë private. Sipas tij kallami është djegur për ta shfrytëzuar tokën, dhe për të ndërtuar. “Për herë të fundit ne kemi paraqitur në prill të vitit 2018, ku në të njëjtën mënyrë dhe në periudhën e njëjtë shkatërrohen…

Lexo më Shumë

Një aksident i tmerrshëm ndodhi dje në Shtedim të Podujevës, ku gara që bënin dy automjete ishte fatale për një 73 vjeçar. Nga ky aksident lëndime morën edhe njëri shofer dhe një pasagjer, ndërsa shoferi tjetër ishte në arrati. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa me vendim të Prokurorit dy vozitësit janë arrestuar dhe dërguar në mbajte. Lexo po ashtu:

Lexo më Shumë

10 Mars 2019 / 16:47 Zvarritet rikonstruktimi i “Bitpazarit”. Deri tani ka përfunduar vetëm rinovimi i sektorit 7 dhe 8. Vonesa e punimeve më së shumti i ka irrituar shitësit. Kjo tollovi, i prek ata direkt në xhep, pasi të njëjtit thonë se që nga fillimi i punimeve kanë humbur shumë myshterinj. Ata njëkohësisht bëjnë thirrje për përshpejtim të punimeve. [embedded content] Puna na ka hupën, është vonuar pak si shumë. U fillua kinse gjashtë muaj ndërsa u vonua 1 vit e gjysmë”- tha Rustem Sulejmani, tregtar.  Shumë na ra puna jo pak. Edhe njerëzit po ikin, nuk kemi pasur punë.…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin prej personave të dyshuar për vjedhjen e Bankës TEB, në rrugën “Robert Doli” në Prishtinë, grabitje kjo që ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar. Përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se arrestimi i të dyshuarit është kryer në orën 00:03, në Prishtinë. Sipas policisë personi i dyshuar ka qenë në arrati tash e tre muaj. “Ju konfirmoj se, pas angazhimeve intensive hetimore dhe operacionale të Policisë së Kosovës, me datë 10.03.2019 rreth orës 00:30, ne Prishtinë është arrestuar një person i dyshuari për veprën penale Grabitje e…

Lexo më Shumë

10 Mars 2019 / 16:28 “Me qenë se ma siguron dikush familjen unë as një për qind nuk vij me e prek malin”. Me këtë arsye, dhjetëra banor në vendin tonë, dalin për të prerë dru nëpër pyje. Në orët e vona të natës dhe në çdo stinë të vitit. Edhe pse këtë e bëjnë pa leje, me rrezik të madh për jetën, por edhe me rrezik nga policia. Rreziku është 100 për qind. Nuk e din a je gjallë a nuk je, të bie druri. Ka persona që janë lënduar, janë prerë, u ka rënë druri.  Probleme sa të…

Lexo më Shumë

10 Mars 2019 / 16:10 Në tetë Sektorët për Punë të Brendshme në kuadër të MPB-së ka nisur kontrolli sistematik i policëve. Rezultatet fillestare, jo zyrtarisht flasin për polic të dyshuar edhe për konsumim të substancave narkotike. Burime brenda Ministrisë së Brendshme bëjnë të ditur për Alsat se Kontrollet sistematike kanë përfunduar në Tetovë dhe Ohër ndërsa në Strumicë është pothuajse nga fundi. Kontrollet nuk kanë përfunduar në Kumanovë, Veles, Shtip dhe Manastir ndërsa pas përfundimit të tyre në sektorët e qyteteve të lartpërmendura, kontrollet do të fillojnë edhe në Shkup. Alsat mëson se pas kontrolleve sistematike, policët e dyshuar…

Lexo më Shumë

10 Mars 2019 / 16:00 Në takimin e sotëm të liderëve mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sipas burimeve të Alsat nga partia opozitare, do të hapen tre tema. E para është që zgjedhjet të jenë kredibile dhe korrekte. Do të kërkohet që të ndërpriten punësimet para zgjedhjeve, por edhe largimet nga puna dhe frikësimet në administratën publike. Gjithashtu do të kërkohet të ndërpritet ndarja e tokës shtetërore bujqësore, që është duke u zhvilluar. Nga VMRO DPMNE thonë se nëse në ditën e zgjedhjeve vërehet mbushja më e vogël e kutive, siç ndodhi sipas tyre…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar viktimën me shkop druri në fshatin Peqan të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull ka sulmuar me një shkop druri viktimën tjetër mashkull. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Viktima mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës së tij me targa të Serbisë në Shtërpcë. Vetura është djegur në tërësi, ndërsa nga zjarri është dëmtuar edhe garazha. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Viktima thotë se vlera e dëmit është rreth 35 mijë euro, por nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

10 Mars 2019 / 15:28 Ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore me të cilat mjekët e sapolicencuar duhet të angazhohen në Ndihmën e Shpejtë, Punktet vaksinale si dhe në patronazhe nuk është mirëpritur nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë. Nga Oda thonë se vendi i  mjekëve të rinjë për të kryer praktikën është nëpër Klinika. Nënkryetari i Odës Ylber Besimi thotë se Klinikat kanë nevojë për angazhimin e gjeneratës së re të mjekëve. [embedded content] Investimi i mjëkëve është shumë i madh që ata të harxhohen në Ndihmën e shpejtë. Ndihma e shpejtë tani për tani është me problemet e…

Lexo më Shumë