10 Mars 2019 / 14:49 Angazhimi i shtuar i partive politike në garën për zgjedhjen e njeriut të parë të shtetit, nga analistët konsiderohet si përpjekje për matjen e rejtingut të tyre në terren, pas ndryshimeve të fundit në shtet. Sipas juristit Naser Ziberi, angazhimi i partive arsyetohet edhe me tentimin për zgjedhjen e një presidenti të përgjegjshëm dhe me integritet. Sipas profesorit Nikolla Dujovski, për t’u shmangur pakënaqësitë nga e kaluara, detyrimet e Presidentit do të duhet të definohen më qartë dhe të afatizohen. [embedded content] Presidenti në ikje me disa veprime të vetat e vu në spikamë edhe…
Author: almakos
10 Mars 2019 / 14:36 Brenda VMRO-DPMNE ka qëndrime të ndryshme për ekzistimin e Prokurorisë Publike Speciale. Përderisa lideri Hristijan Mickovski vlerëson se ekzistimi i PSP-së duhet të jetë në formë tjetër, duke u lustruar të gjithë funksionerët aktual të pushtetit dhe jo vetëm opozita, ndryshe mendon. njëri nga figurat kyçe në VMRO-DPMNE, deputeti Ilija Dimovski. Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai deklaron se mund ta mbështes ligjin për Prokurorinë Speciale Publike, nëse do të kishte garanci se ky institucion do të sigurojë sundimin e së drejtës. Ai shton se si pjesëtar i Kuvendit gjatë procesit të krijimit…
Mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë për historinë e Astrit Lamajt, shqiptarit që ishte zhdukur në vitin 2013 në Genoa të Italisë dhe u gjet i murosur në një vilë që po rikonstruktohej. Policia italiane arrestoi dy ditë më parë 4 personat që ekzekutuan shqiptarin dhe zbuloi se ish e dashura e tij në shenjë hakmarrje kishte porositur vrasjen duke paguar në total 6 persona. Gruaja, sot 64 vjeçe kishte kërkuar vrasjen e Lamajt për arsye pasioni, pas prishjes së marrëdhënies së tyre dhe tashmë është arrestuar pasi po tentonte të largohej nga territori italian përmes aeroportit të Genovas. Ndërkohë sot…
10 Mars 2019 / 13:16 Kryeministri Zoran Zaev, me rastin e festës ortodokse Falja, porositi se festa e sotme, festa e faljes dhe pajtimit është një mundësi që të bëjmë një hap përpara për rrëzimin e pengesave të cilat ngrihet para së ardhmes sonë të përbashkët. “Dita e sotme, Falja, na mëson që shprehjet e egoizmit dhe varësia ndaj tij, janë ndarja dhe urrejtja. Sot nxitemi që të shkojmë në rrugën e unitetit dhe të mirëkuptimit reciprok në interes të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, theksoi Zaev në video mesazhin drejtuar qytetarëve. Sipas tij vetëm një shoqëri e pajtuar…
7 minuta më parë / E përditësuar 0Shares Një këmbësore ka marrë lëndime trupore, pasi sot është goditur nga një kamion në Rrugën Prishtinë-Pejë në Fushe Kosovë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën kryesore në Fushë Kosovë, në afërsi të shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Rreth orës 09:30 në rrugën Pejë – Prishtinë një këmbsore është goditur nga një kamion. E lënduara është dërguar ne emergjencë përderisa njësitet policore të trafikut po merren me procedurat e vend shikimit dhe ato hetimore lidhur me…
10 Mars 2019 / 10:07 Me ftesën e kreut të komunës së Strumicës Kosta Janevski, kryeministrin Zoran Zaev dhe gruaja e tij Zorica, disa ministra nga qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadorë dhe mysafirë nga vendi dhe jashtë, gjatë natës së djeshme kanë vizituar karnavalet e Strumicës. Zaev kësaj radhe nuk preferoi të maskohej. Karnavalet e Strumicës renditën në një ndër shtatë ngjarjet më kreative në Evropë, ndërsa gjithashtu gjendet në listën e 20 karnavaleve më të mira në botë. Loading…
9 minuta më parë / E përditësuar 0Shares Tre persona kanë marrë lëndime në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në Prishtinë. Në aksidentin, i cili ka ndodhur në Rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, janë përfshirë tri vetura, kurse lëndime të lehta kanë pësuar tre persona. Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 02:00 ka ndodh një aksident komunikacioni në Rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku janë lënduar tre persona. Të njëjtit kane…
10 Mars 2019 / 8:30 Sot në ora 20:00 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të realizohet takim mes kryeministri dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski. Prokuroria Speciale, reformat si dhe zgjedhjet presidencialet pritet të jenë në fokus të takimit të sotëm Zaev-Mickovski. Zaev dje tha se takimi nuk është i formatit në të cilin duhet të marrin pjesë më shumë liderë të partive, pasi për të me rëndësi është të flas siç tha ai me shefin e opozitës. Kreu i VMRO-së Mickovski ndërkaq tha se në takim do të…
9 Mars 2019 / 20:18 Këshilli i Evropës zyrtarisht ka regjistruar vendin nën emrin e ri “Maqedonia e Veriut”. Në faqen e internetit të organizatës më të vjetër pan-evropiane – Këshilli i Evropës, selia e të cilit është në Strasburg, vendi tani është i regjistruar zyrtarisht si Maqedonia e Veriut, sipas rendit alfabetik të gjuhës angleze të shteteve anëtare. Maqedonia e Veriut, si shtet anëtar, tani gjendet në mes Holandës dhe Norvegjisë, ndërsa deri në ndryshimin e emrit vendi ishte nën referimin e përkohshëm “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” dhe ishte midis Zvicrës dhe Turqisë. Pra flamuri maqedonas valon përpara…
9 Mars 2019 / 19:45 Nga SPB Tetovë, konfirmojnë se për momentin zjarri ka përfshirë pyjet në mes të fshatrave Vrutok dhe Reçan që ndodhen në dalje të Gostivarit në anën afër Mavrovës. Nga SPB Tetovë, thobë për Alsat se Zjarrëfikësit e Gostivarit i kanë njoftuar që sot prenda ditës janë shkaktuar disa zjar në pyjet e atij rajoni. Megjithatë, shtojnë se njesitet e zjarrëfikëave ende ende ndodhen në terren dhe nuk ka informata nëse dikush prej fshartave është rrezikuar. [embedded content] Loading…
9 Mars 2019 / 18:54 Kalimtarë të rrugës Gostivar – Kërçovë kanë dërguar pamje në TV ALSAT, ku shihet zjarr i madh në pyje. Siç shihet në videot e dërguara, zjarri është në pyjet të cilat ndodhen afër vendbanimeve të cilat ndodhen në Gostivar, në pjesën e rrugës për në vendin e quajtur Strazhë. [embedded content] Loading…
Dy persona janë rrëmbyer dhe futur me dhunë në një veturë në Mitrovicë, kjo pasi dyshohet se ata kishin vjedhur në një shtëpi të dy persona të dyshuar. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë gjetur veturën e dyshuar në oborrin e një shtëpie, po ashtu edhe dy të dyshuarit, të cilën kanë pranuar se kanë rrëmbyer dy viktimat meshkuj, me arsyetimin se kanë vjedhur në shtëpinë e tyre. Dy viktimat i kishin futur në një podrum, por të njëjti kishte ikur nga aty. Njëri nga viktimat si pasojë e rrahjes fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë, e më…

