Grabisin dhe rrahin hajnat, arrestohen

Dy persona janë rrëmbyer dhe futur me dhunë në një veturë në Mitrovicë, kjo pasi dyshohet se ata kishin vjedhur në një shtëpi të dy persona të dyshuar.

Njësitë policore gjatë patrullimit kanë gjetur veturën e dyshuar në oborrin e një shtëpie, po ashtu edhe dy të dyshuarit, të cilën kanë pranuar se kanë rrëmbyer dy viktimat meshkuj, me arsyetimin se kanë vjedhur në shtëpinë e tyre.

Dy viktimat i kishin futur në një podrum, por të njëjti kishte ikur nga aty. Njëri nga viktimat si pasojë e rrahjes fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

TAGS