11 Mars 2019 / 15:44 Analizat e para nga kontrollet sistematike të policëve, japin indikacione serioze për polic të dyshuar për konsumimin e lëndëve narkotike. Ministria e Brendshme nuk do të jep detaje derisa nuk vërtetohet një gjë e tillë. Pas përfundimit të analizave në të gjithë Sektorët për Punë të Brendshme, Kontrolli i Brendshëm pranë MPB-së do të zhvillojë procedurat e mëtejme. Zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu thekson se MPB-ja nuk mund të konstatoj asgjë derisa nuk prononcohet mjekësia ligjore. Kanë ardhur indikacionet e para se punonjës të MPB-së janë ose nuk janë përdorues të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë…
Author: almakos
11 Mars 2019 / 15:15 Dy vjet burg me kusht për ish-drejtoreshën e shkollës ekonomike të Tetovës, Ramie Kurtishi. Gjykata Themelore e Tetovës e ka shpallur fajtore Kurtishin për veprën penale “mos zbatim të vendimit gjyqësor”. Veç ish drejtores është dënuar edhe shkolla ekonomike “8 shtatori” me një gjobë prej 150 mijë denarësh. Ish-drejtoresha Kurtishi është ndjekur penalisht nga Prokuroria e Tetovës për shkelje të nenit 377 të kodit penal, i cili parasheh dënim me para ose me burg deri në tre vite. Ramie Kurtishi është konstatuar se ka shkelur ligjin pasi nuk ka pranuar në punë Arjeta Veliun edhe…
11 Mars 2019 / 15:02 Seanca gjyqësore “Titanik” për parregullsitë zgjedhore, ka vazhduar me publikimin e dëshmive materiale. Prokurorja Speciale Lile Stefanova nxori kartat e identifikimit, kërkesa për kartë identifikimi, fragmente nga llogaritë, certifikatat dhe dokumente të tjera. Sipas aktakuzës, kartat e identitetit janë bërë me urdhër të zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së për nevojat e partisë për zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në seancat e mëparshme për këtë rast, PSP-ja ka paraqitur si dëshmi biseda telefonike dhe SMS porosi që rrjedhin nga biseda të përgjuara në mënyrë të paligjshme. Për rastin “Titanik” akuzohen 21 persona, në mesin e të cilëve edhe…
11 Mars 2019 / 14:34 Dy vjet burg me kusht për ish-drejtoreshën e shkollës ekonomike të Tetovës, Ramie Kurtishi. Gjykata Themelore e Tetovës këtë dënim e bazoi për kryerje të veprës penale, mos zbatim të vendimit gjyqësorë. Gjobë në vlerë prej 150 mijë denarësh iu shqiptua edhe shkollës ekonomike “8 shtatori”. Loading…
11 Mars 2019 / 14:29 Zjarr në pyll, livadhe në rajonin e Komunës së Likovës, nën digën e Goshnicës, informoi në mëngjesin e sotëm institucionet kompetente. Zjarri la filluar të përhapet dje në orët e pasdites, informoi udhëheqësi i degës së Kumanovës të NP “Pyjet e Maqedonisë”, Luan Bajrami. “Në mëngjesin e sotëm ekipet tona të Njësitit territorial zjarrfikës janë në terren dhe tentojnë ta shuajnë zjarrin, por duhet të potencoj se është kapluar sipërfaqe e terrenit vështirë të kalueshëm”, deklaroi Bajrami. Edhe komandanti NJTZ Kumanovë, Dejan Ilievski konfirmoi se ekipi i tij është në Likovë në rajonin e përfshirë…
11 Mars 2019 / 12:42 Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surja Rashiti në një intervistë për gazetarët e ka quajtur projekt/ligjin për Prokurorinë Speciale Publike si një tjetër farse e mazhorancës së sotme për t’u hedhur hi syve ndërkombëtarëve. Ai kundërshton edhe mënyrën e zgjedhjes së kryeprokurorit të kësaj prokurorie duke e quajtur një instrument të në duart e LSDM-së dhe BDI-së. Rashiti foli edhe për takimin e mbrëmshëm të Zaevit dhe Mickoskit duke e quajtur si të papranueshëm këtë takim vetëm mes partive maqedonase duke rikujtuar dhe zhurmën e madhe kur ndodhi në takimin e vetëm të partive shqiptare…
11 Mars 2019 / 12:23 Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov të premten dhe të shtunën, më 15 dhe 16 mars, do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare shkencore të organizuar nga Universiteti i Athinës Pireas, me rastin e 20-të vjetorit të ekzistimit të katedrës për studime ndërkombëtare dhe evropiane dhe në nder të profesorit të nderit dhe ish-shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias nga Athina. Konferenca dyditore me temë “Politika aktive e jashtme greke në shekullin 21” do të mbahet në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, ndërsa do…
11 Mars 2019 / 12:09 Kandidati për president i LSDM-së Stevo Pendarovski ka theksuar se nuk ndjehet i rrezikuar dhe se ka besim të plot tek institucionet e vendit. Sipas tij ai me denoncimin në SPB të ndjekjes së tij ka kryer detyrën qytetare. “Ajo çështje, për mua është e mbyllur unë kam dërguar procesverbal në SPB Shkup, dhe kjo çështje u mbetet organeve të policisë, unë detyrën time si qytetarë e kam kryer, tani kjo mbetet në duart e organeve kompetente. Nuk dua ta komentoj më shumë, të mos jetë ky një lloj presioni mbi organet adekuate. Unë nuk…
11 Mars 2019 / 11:46 Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër po qëndron drejtori i ri ekzekutiv në Bankën Botërore, Kun Dejvidse. Ministri i Financave Dragan Tevdovski do të jetë nikoqir i tij, ndërsa janë planifikuar më shumë takime të nivelit të lartë. Ministria e Financave bën të ditur se në suaza të vizitës së tij Dejvidse do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, guvernatoren Anita Angellovska-Bezhovska dhe ministrat e Qeverisë. tema të takimeve do të jenë bashkëpunimi midis Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Bankës Botërore, veçanërisht për Strategjinë e re për bashkëpunim…
11 Mars 2019 / 11:20 Kushte për fer dhe zgjedhje presidenciale demokratike, ligje reformuese kyçe për datën e fillimit për bisedime me BE-në. Midis tyre edhe ligji për statusin e PSP-së kanë qenë pikat kyçe të debatit në takimin e mbrëmshëm midis Zaevit dhe Mickovskit. Lideri opozitar Kristijan Mickovski ka deklaruar se në takimin me Kryemnistrin Zaev kanë shkëmbyer argumente rreth pikëpamjeve politike me të cilat duhet të ndikohet me fleksibiletet rreth zgjedhjeve presidenciale me qëllim që të mbahen zgjedhje fer dhe demokratike, me çka ai shtoi se është i bindur se kandidatja e opozitës Siljanovska do të fiton. Mirëpo…
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë katër raste të djegies së pyjeve, barishteve dhe mbeturinave në Suharekë dhe Skenderaj. Sipas Policisë, në rastin e parë në Suharekë, në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e barishteve dhe sipërfaqe pylli. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, ku zjarrfikësit dhe disa qytetarë kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Po në këtë qytet është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë në sipërfaqe e pyllit. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit janë duke e shuar zjarri. Ndërsa, një person është arrestuar…
11 Mars 2019 / 10:48 Përfaqësues të Organizatave joqeveritare (OJQ), protestuan sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke kërkuar kështu miratimin e menjëhershëm të ligjit anti-diskriminim. Sipas tyre Ligji në fjalë tanimë 8 muaj është bllokuar në labirintet e Kuvendit, edhe përkundër siç shprehen ata premtimeve të LSDM-së se Ligji do të miratohet në afat sa më të shpejtë. Loading…

