12 Mars 2019 / 11:10 Shefi i Misionit vëzhgues OSBE/ODIHR, Korin Jonker sot në pres konferencë do të informojë për fillimin formal të projekteve të saj për vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Misioni i Vëzhgimit të OSBE do të realizojë vëzhgim të zgjedhjeve me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. “Misioni i ODIHR-së për vëzhgim të zgjedhjeve dhe Misionit të OSBE-së në Shkup veprojnë ndaras dhe pavarur, në përputhje me mandatet e tyre”, thonë nga misioni i ODIHR-së. Loading…
Author: almakos
[embedded content] 12 Mars 2019 / 10:34 Shumë vozitës dike u nisur nga paralajmërimet se gjatë këtij uikendi do të lëshohet në qarkullim autostrada e re Shtip-Milladinovci u nisën drejtë qarkores në Milladinovci, por hasën në barriera. Kjo ka shkaktuar revolt dhe nervozizëm tek vozitësit. Material i përgatitur nga 360 gradë. Loading…
12 Mars 2019 / 10:19 “Pushteti kriminal në krye me Zoran Zaevin dje qëndroi pas krimit të Spasovskit. LSDM nuk e mbështeti interperlancln e Spasovskit dhe me këtë i aprovoi vrasjet e pazbardhura, vjedhjet dhe makinat e djegien e makinave, të cilët janë bërë dukuri e rregullt nëpër rrugët e Shkupit dhe qyteteve mbarë shtetin. Spasovski që nga emërimi e ka filluar mandatin e tij në mlnyrë kriminale. Ka shpenzuar 1 milionë euro donacion nga Çekia për marrëveshje në katër sy për furnizimin e 40 automjeteve “Shkoda Oltavia”, ishte thirrur edhe nga qytetarët dhe nga mediat, por askush nuk mori…
Të shkruash dhe të flasësh për biografinë e mësuesve të cilët japin maksimumin dhe çdo gjë nga vetja, nuk mjaftojnë as letrat as orë të tëra Megjithatë në gjithë globin ka rrjetë të mësuesve të pensionuar. Ata në moshën e tyre dhanë kontribut të çmuar të cilët ndanë dijen e tyre brez pas brezi. Edhe Kosova ka një përqindje të konsiderueshme të mësuesve që janë në pension apo janë afër pensionimit, duke marrë me vete përvojën e shumtë që e kanë arritur gjatë punës së tyre. ‘Memorie’, është emisioni më i ri arsimor në televizionin publik me Teuta Perlaska-Quni, emision…
Policia e Kosovës në terminalin doganor në Mitrovicë ka ndaluar një boshnjak me kamionin me tabela serbe, ku gjatë kontrollit, janë gjetur dhe konfiskuar pesë thasë me nga njëzetë kilogram fara të dyshuara. Sipas raportit policor, pesha totale me substancë të dyshuar është rreth 100 kilogram, dhe se sipas ngasësit të kamionit thasët janë dedikuar për tek i dyshuari mashkull shqiptar. Në raport thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij, rasti dhe vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Policia ka arrestuar një të dyshuar në Skenderaj për veprën penale falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim. Sipas policisë, i njëjti iu ka mundësuar katër personave certifikata të veteranëve të luftës e të cilët më pas kanë përfituar pensionin si veteranë në mënyrë të paligjshme. Në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
12 Mars 2019 / 9:46 Në një përmbytje nga gypi i shpërthyer në hapësirat e PSP-së javën e kaluar, është shkatërruar dokumentacion për tri lëndë të rëndësishme: “PERANDORIA”, “TREQIND” dhe “SPIUNI”. Informacion u konfirmua ekskluzivisht në emisionin e Alsat, 360 gradë nga PSP-ja. Për shkak të disa problemeve të gypave të instilacionin të nxehjeve qendrore, në objektet e PSP-së, ku janë të vendosura lëndët e përgjimeve, ka shpërthyer njëri nga gypa. Me çka është shkatërruar një pjesë e dokumentacionit të disa lëndëve të PSP-së, midis të cilave “PERANDORIA”, “TREQIND” dhe “SPIUNI”. Duhet të potencohet se në këtë prokurori publike i…
Një person në Ferizaj është arrestuar pasi i njëjti ka deklaruar rrejshëm rrëmbimin e një personi, duke kërkuar para të gatshme nga viktima femër K/Shqiptare në këmbim të personit. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
12 Mars 2019 / 8:18 Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin e Sekretariatit për Çështje Evropiane, sot në Kuvend do të realizojnë takim me anëtarët e Komisionit të Kuvendit për mbikëqyrje të zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve. Takimi është pjesë e vizitave institucionale të zëvendës kryeministrit Osmani, të cilat kanë për qëllim ndjekjen e implementimit të reformave nga Plani 18, sfidat e lidhura me të njëjtin, si dhe “trak rekord”-i adekuat i aktiviteteve nga ndjekja e reformave, informojnë nga SÇE. Loading…
12 Mars 2019 / 8:16 Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për lëndën “TNT të Prokurorisë Speciale Publike. Në seancën paraprake të caktuar për më 26 shkurt mbrojtja parashtroi dëshmi. Avokatët e ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, i cili është mes të akuzuarve në lëndën për rrënimin e kompleksit banesor-afarist “Kosmos” lexoi ekspertiza nga dokumentacioni për lëndën, si dhe aktvendime gjyqësore, të cilat i merr si dëshmi. Sot, duhet të dëgjohet dëshmitarja Roska Paçeska. në cilësinë e këshilltarit teknik nga fusha e gjeodezisë. Paçeska ka përpiluar mendim me vërejtje për tërë dokumentacionin e lëndës. Në procedurën…
12 Mars 2019 / 7:25 Sot në vendin tonë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me reshje shiu, borë paralajmërohet në viset malore. Do të ketë edhe rreze dielli në disa pjesë të vendit por temperaturat e ulëta do të mbesin edhe për gjatë 24 orëve të ardhshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 0-9 gradë Celsius. Loading…

