12 Mars 2019 / 14:32 Ligjet të cilat Presidenti Gjorgje Ivanov ka refuzuar për ti nënshkruar, do të duhet sërish që të hyjnë në procedure kuvendare dhe të miratohen me më së paku 61 deputet, me çka ai do të jetë i obliguar të nënshkruaj hyrjen e tyre në fuqi. Nga 1 prilli Kuvendi nuk do të debatojë për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ashtu që ligjet do të duhet deri atëherë të gjenden në procedurë kuvendare. Për momentin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi është në udhëtim zyrtar në Romani dhe Lituani, pas kthimit të tij do të dihet…
Author: almakos
12 Mars 2019 / 14:16 Terapitë moderne për shërimin e glaukomës ende janë jashtë listës pozitive të Fondit Shëndetësor. Pacientët e prekur nga kjo sëmundje paguajnë nga xhepi i tyre për terapitë më të fundit, ndërsa me recetë pacientët mund të marrin vetëm një grup të ilaçeve të cilat janë më të vjetra. Nga Shoqata e Oftamologëve thonë se kanë kërkuar disa herë nga Fondi Shëndetësor që në listën pozitive t’i përfshijë terapitë më të fundit, por deri më tani nuk ka pasur hapa konkret. Maqedonia e Veriut nuk posedon as regjistër i cili do të evidentojë numrin e të…
12 Mars 2019 / 13:55 Ish deputeti Naser Ziberi vlerëson se mos dekretimi i ligjeve nga presidenti Gjorgje Ivanov ka qenë dhe mbetet praktikë e pritshme deri në përfundimin e mandatit tij si kryetar. Sipas tij, shumica parlamentare duhet t’i kushton rëndësi konsensusit me opozitën me qëllim që të mos rrezikohet data për bisedime me BE-në. Ziberi shton se afati deri më 21 mars për leximin e tretë të 11 ligjeve është i mjaftueshëm. Loading…
12 Mars 2019 / 13:44 Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani i pyetur nëse BDI-ja kë këruar të ndërrohet i tërë ekipi i PSP-së, në krye me Katica Janevën, tha se BDI-ja asnjëherë nuk e ka hapur këtë çështje. “Absolutisht kjo nuk ka qenë kërkesë e BDI-së. Atë që ne bisedojmë në pikëpamje të ligjit për prokurori, është se si të rregullohet çështja e përfaqësimit të drejtë”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas promovimit të Qendrës koordinative kombëtare për shkatërrimin e krimit të organizuar. Osmani tha se BDI-ja do…
12 Mars 2019 / 13:27 Sipas akuzave të PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënim të kompleksit “KOSMOS” të Fijat Canoskit. Roska Paçemska, këshilltare teknike në fushën e Gjeodezisë, dëshmitare e propozuar nga të akuzuarit në rastin “TNT” të PSP-së, sot në gjykatë ka deklaruar se ka qenë e mbrojtur pika zero sipas dispozitave ligjore gjatë ndërtimit të objektit banesor “Kosmos” të Fijat Canoskit, për të cilin në “bombat” e publikuara u mësua se me porosi të qeverisë së kaluar e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe për revanshizëm politik ka qenë i rrënuar…
12 Mars 2019 / 12:54 Agjencioni për komunikime elektronike me njoftim deri te publiku ka sqaruar informacionet që janë plasuar në mediet vendase, në lidhje me furnizimin me material reprezentativ në vlerë prej 24.000 mijë euro. Shpallja për furnizim në AKE është publikuar në sajtin e Byrosë për furnizime publike, më 7 mars dhe nga përshkrimi specifik shihet se kërkohen stilografë me cirkon, USB, çanta, ora, mbajtëse për veturë si dhe kopse për këmisha e disa sende tjera. Nga AKE kanë thënë se mediet kanë plasuar informacione të pavërteta të cilët e rrënojnë imazhin e institucionit. Nga atje theksojnë se…
12 Mars 2019 / 12:40 Lidhur me mos dekretimin e ligjeve nga ana e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev theksoi se është e drejt e garantuar me ligj dhe kushtetutë që presidenti të mund të kthej për rishqyrtim në Kuvend, ligjet për të cilat ai vlerëson se nuk ka bazë ligjore që të dekretohen. “Presidenti Ivanov në bazë të Ligjit dhe Kushtetutës ka të drejtë që të kthej në Kuvend ligjet që nuk i nënshkruan”, deklaroi Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së, i cili njëherit theksoi se partia e tij tanimë po bën përgatitjet për zgjedhjet…
12 Mars 2019 / 12:23 Sot në gjyqin Penal të Shkupit ka filluar përsëri gjykimi për rastin “Treqind” të PSP-së, kundër ish-ndihmësit të ministrit të MPB-së Gjoko Popvski. Rasti i tij lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare me çka MPB-ja është furnizuar me 300 makina për nevoja të policisë. I akuzuari Gjoko Popovski, është dënuar me 9 vjet burg ndërsa në seancën e sotme Popovski ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor për veprën për të cilën ngarkohet. Gjykatësja Kacarska në maj të vitit të kaluar e ka dënuar Popovskin me nëntë vite burg për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare,…
12 Mars 2019 / 12:15 Pacientët e sëmurë nga Glaukoma (sëmundje e syve) kanë në listën pozitive vetëm njërën nga terapitë shëruese. Nga shoqata e cila mbron këta pacientë thonë se disa herë kanë kërkuar nga Fondi Shëndetësor të zgjerojë listën pozitive për këto ilaçe, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje. Maqedonia nuk ka regjistër për tu ditur sa është numri i personave që vuajnë nga kjo sëmundje. Loading…
12 Mars 2019 / 11:50 Ish drejtori i Drejtorisë për mbrojtje të materialeve të klasifikuara dhe informacion, me iniciale A.N pa dhënë urdhër që të sjellin rregullore dhe vendime ka shfrytëzuar paratë e buxhetit të drejtorisë që dedikohen për shpenzime rrugore dhe reprezentim, duke blerë gjëra që nuk kanë aspak lidhje me Drejtorinë në fjalë. MPB hedh dyshime se në këtë mënyre nga fillimi i vitit 2015 deri në gusht të vitit 2017, ka shpenzuar mbi 1 milion denarë të cilat i ka shpenzuar për nevoja personale. Gjithashtu ish-drejtori dyshohet se pa hapur procedurë paraprake për furnizim publik, me qëllim…
12 Mars 2019 / 11:40 Një avion është kthyer mbrapsht në aeroport pasi një nënë pohoi se kishte harrur fëmijën e saj në terminal. Saudi Airlines ishte nisur në fluturim nga Jeddah, Arabinë Saudite, për në Kuala Lumpur, Malajzi. Por nëna u kujtua në avion se kishte lënë fëmijën në terminal dhe i kërkoi pilotëve te ktheheshin për ta marrë. Piloti i kërkoi kontrollorëve të trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport. Rrethanat në të cilat nëna harroi fëmijën në aeroport janë të paqarta.Dhe kjo çoi në vonesën e fluturimit në 45 minuta. Loading…
[embedded content] 12 Mars 2019 / 11:31 Projekti qeveritarë i vënë në funksion para tre javëve, një pikë e përbashkët ku qytetarët do të mund të pajisen me dokumente nga më të ndryshmet apo siç edhe zyrtarisht emërohet “një pikë shërbimi”, në praktikë lë për të dëshiruar. Loading…

