12 Mars 2019 / 12:23
Sot në gjyqin Penal të Shkupit ka filluar përsëri gjykimi për rastin “Treqind” të PSP-së, kundër ish-ndihmësit të ministrit të MPB-së Gjoko Popvski. Rasti i tij lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare me çka MPB-ja është furnizuar me 300 makina për nevoja të policisë.
I akuzuari Gjoko Popovski, është dënuar me 9 vjet burg ndërsa në seancën e sotme Popovski ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor për veprën për të cilën ngarkohet.
Gjykatësja Kacarska në maj të vitit të kaluar e ka dënuar Popovskin me nëntë vite burg për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, gjegjësisht për blerjen e 300 makinave për nevojat e ministrisë, sot gjykatësja iu drejtuar Gjoko Popvskit duke i thënë:
“Ti a përcillni gruas tuaj mos ti maltretojë miqtë e mi, sepse tek unë askush nuk mund të ndikojë në aktvendim, ka thënë Kacarska, me çka Popovski vetëm ka pohuar me kokë.
Sipas aktakuzës të PSP-së, Popvski nuk i ka respektuar rregullat për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin me 453.570 euro.
Loading…


