13 Mars 2019 / 11:42 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas takimit me kryeministrin Zaev tha se kanë arritur një marrëveshje për të krijuar një zonë të përbashkët ekonomike mes të dyja vendeve. Rama ndër të tjera tha se Ballkani Perëndimor duhet të krijojë një zonë të përbashkët “Schengen” ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm ashtu siç bëjnë qytetarët e Evropës në zonën e tyre “Schengen”. Kemi nisur një proces me Kosovën për fat të keq i keqkuptuar kur kemi folur për një projekt “Schengen” por është vetëm zanafilla për ta vazhduar me vendet e tjera të rajonit. Të gjitha…
Author: almakos
13 Mars 2019 / 11:29 Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO duhet të ratifikohet nga Kuvendi belg deri në fund të vitit, por afate precize ende nuk ka. Për dalim nga spekulimet e para në publik,për ratifikim të Protokollit nuk duhet të votojnë që të shtatë parlamentet e shtetit, por vetëm ai federal. “Vetëm Kuvendi Federal duhet të ratifikojë Protokollin, ndërsa e gjithë procedura duhet të përfundojë me takimin e liderit të NATO-s në Londër deri në fund të vitit. Diplomatët belg kanë deklaruar se nuk presin ndonjë pengesë politike ose teknike, deri tani në procesin e…
13 Mars 2019 / 11:16 Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski i pyetur rreth fatit të ligjeve të cilat nuk i dekretoi presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, u përgjigj se Presidenti Ivanov duhet të respektoj kushtetutën e vendit, por nuk saktësoi se kur ato ligje do të gjenden sërish në procedurë parlamentare. “Qëndrimi është i qartë, të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të respektojnë kushtetutën, përfshi edhe presidentin Ivanov. Shpresojmë se do t’i respektojmë afatet për të marrë datë për fillimin e negociatave, presim që Ivanov të respektoj kushtetutën”, tha Boshnjakovski. Loading…
13 Mars 2019 / 11:01 Prokuroria Themelore Publike në Shkup kërkoi paraburgim për 48 vjeçarin në shtëpinë e të cilit janë gjetur droga narkotike. Paraburgimi është kërkuar për shkak të ekzistimit të rrezikut nga arratia. Ai dyshohet për vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”. Në shtëpinë e tij janë gjetur 293,71 gram marijuanë, pesë shiringa me hashash me volum të përgjithshëm prej 47,5 mililitra, fara nga bima e kanabisit, me neto masë prej 21.41 gram dhe gjashtë tableta me ngjyrë të gjelbër dhe komponentë aktive 3,4 metilen-dioksimetamfetamin (MDMA). Gjatë bastisjes…
13 Mars 2019 / 10:36 Në kuadër të vizitës zyrtare në Rumani, me rastin e prezencës në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s në Senatin e Rumanisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i shoqëruar nga kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Rumaninë, Panço Minov, realizoi takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, z. Teodor Viorel Meleskanu. Ministri Meleskanu theksoi se Rumania, deri tani ka ofruar mbështetje pa rezervë ndaj vendit tonë në rrugëtimin drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE,…
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegrafi”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegrafit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
13 Mars 2019 / 10:09 Kryeministri i vendit tonë sapo ka mbërritur në Tiranë dhe menjëherë është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në nder të kryeministrit Zaev u mbajt edhe ceremonia e mikpritjes nga ana e Gardës së Republikës së Shqipërisë në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Menjëherë pas ceremonisë dy kryeministrat po zhvillojnë një takim kokë më kokë pa praninë e kamerave, pas takimit do të ketë një konferencë për shtyp para gazetarëve. Agjenda 10:00 – Ceremonia zyrtare para Pallatit të Brigadave 10:15 – Takim i dy delegacioneve 11:15 – Konferencë e përbashkët e dy kryeministrave Kjo…
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Marmull të Gjakovës. Sipas njoftimit për media thuhet se sot prokuroi i rastit pritet të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. “Me datën 12.03.2019, rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri. I dyshuari A. Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur një person tjetër A.N., 56 vjeçar. Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi…
13 Mars 2019 / 9:52 Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në dy nga gjithsej shtatë aksidente gjatë natës së mbrëmshme. Gjatë dy aksidenteve më lehtë janë lënduar dy persona, në tre aksidente është shkaktuar dëm material. Nga komunikacioni janë larguar gjithsej 32 shoferë, një për drejtim të automjetit në gjendje të alkoolizuar, ndërsa 27 prej tyre për shkak se nuk kishin plotësuar kushtet për të ngarë makinë, derisa katër prej tyre ishin shoferë fillestarë, si dhe dy nga të ndaluarit nuk i kishin makinat në gjendje të mirë teknike. Gjithashtu janë evidentuar edhe 23 makina të paregjistruara dhe një…
Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti për persona të arratisur FAST KOSOVA në bashkëpunim me njësinë speciale, në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol, kanë arrestuar një person. I arrestuari është shtetas i Maqedonisë i cili ka qenë në arrati. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
13 Mars 2019 / 9:44 Vendimi për të vuajtur masën e paraburgimit për ish-drejtorin për siguri publike, Mitko Çavkov, bazohet në notën zyrtare nga informata paraprakisht të që kanë arritur në adresë të MPB-së nga një mik i tij. Sipas zbulimeve operative të Byrosë për Siguri Publike, Çavkov posedon një vilë në Halkidiki të Greqisë, ku sipas informatave i njëjti kishte planifikuar arratisjen para se të shqiptohet vendimi për ngjarjet e 27 prillit. “ Pas takimit me një mik të afërm të tij, personi përgjegjës zyrtar ka pranuar informatën se i akuzuari për ngjarjet e 27 prillit, Mitko Çavkov, posedon…
13 Mars 2019 / 8:37 Ministra e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sot organizon debat publik për Propozim-tekstin e ligjit për menaxhim të nivelit të lartë. Qëllimi është që të dëgjohen vërejtjet dhe propozimet e të gjitha palëve të prekura me qëllim që të përmirësohet teksti i ligjit i cili tashmë është publikuar në ENER. Në debatin publik është paralajmëruar fjalimi i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sekretarit shtetëror në MSHIA Jahi Jahija dhe drejtoreshës ekzekutive të Qendrës për Menaxhim me Ndryshimet Neda Malevska-Saçmarovska./MIA Loading…

